4 Korrik 2025, 11:43
Nga N.F
Foto
TIRANË- Gara për zgjedhjen e drejtuesve për 5 komisariateve në vend ka përfunduar ndërsa për këto poste konkuruan 51 aplikantë. 5 komisariatet për të cilën konkuruan janë: komisariati nr.2 në Tiranë, komisariati i Himarës, komisariati i Rinasit, komisariati i policisë kufitare Dibër dhe komisariati i policisë kufitare Sarandë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda do të përcaktojë 5 emrat fitues sipas pikëve, ku kandidati që të konsiderohet fitues duhet të ketë marrë mbi 70 pikë. Mësohet se nga të gjithë aplikantët 15 prej tyre kanë arritur të marrin mbi 70 pikë. Ata janë futur në listën fituese ku mes tyre do të zgjidhen drejtuesit e 5 komisariateve.
I pari që ka arritur të marrë më shumë pikë është Idriz Daulle. Daulle është zv.drejtori aktual për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës. Burime bëjnë me dije se Daulle pritet të emërohet shef i komisariatit nr.2 në Tiranë pas dorëheqjes së Ritvan Palit. Dorëheqja e Palit erdhi pas një operacioni që solli arrestimin e ish-efektivit Altin Morina, i cili ishte në kërkim nga SPAK. Me garimin e Daulles në konkursin për 5 komisariate, pritet të kemi një zv. Drejtor të ri për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës.
Ndërkohë nga ky konkurim i dyti është renditur Përparim Dema, shefi aktual i komisariatit të Rinasit, i cili pritet ta ruajë sërish këtë pozicion. Pas Demës në rënditje me pikë vijnë Faik Ruko dhe Elvid Shehu.
Ruko vjen nga Policia e Elbasanit, ndërsa Elvid Shehu është shef i komanduar i komisariatit të policisë kufitare Sarandë, post në të cilin është i komanduar dhe pritet ta marrë definitivisht. Në listën fituese është edhe Bledar Rreshka, i cili më parë ka drejtuar komisariatin nr.3 në kryeqytet.
70 pikë kanë marrë edhe Florian Dano, Ferit Merkaj, Kliton Zharri, Artur Mersini, Bledar Rreshka, Ardjan Çela, Ermal Kenaçi, Ediona Dano, Behar Gançi, Oltjon Agolli dhe Pllumb Kovaçica.
komisariant proda
Aktualitet
4 Korrik 2025, 11:23
N.F
Aksidenti
FIER- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në rrugën “Kastriot Muço” në Fier. Më...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 11:09
N.F
Foto
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri. Më t...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 10:56
I.A
Erjon Alibej
TIRANË- I penduari i drejtësisë Erjon Alibej ka treguar detaje nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Duke folur në...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 10:19
N.F
Foto
TIRANË- Gjykata e Posaçme mban sot seancën për vlerësimin e masës ndaj kreut të Komisionit të Prokurime...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 09:50
r.ll
foto ilustruese
ROSKOVEC- Dy vëllezër janë arrestuar në Roskovec pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Në...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 09:04
N.F
Foto
QAFË BOTË- Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohës...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 09:02
r.ll
pamje nga zjarri
ELBASAN- Vatra e zjarrit në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktive prej 4 ditësh. Flakët kanë për...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 08:39
r.ll
foto nga ekstradimi
TIRANË- Dy persona në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje dhe trafik droge janë ekstradua...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 07:36
r.ll
Foto
KOSOVË- Në Kosovë, shteti ndan shtesa për fëmijët, por jo për të gjithë. Disa prej më të pambro...
Aktualitet
4 Korrik 2025, 07:35
N.F
Foto
EKUADOR- Autoritetet ekuadoriane kanë sekuestruar tre ton drogë, një sasi që ata thonë se i përkiste ...