Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas një deklarate të përbashkët të 14 organizatave të shoqërisë civile, partitë politike dhe kandidatët për deputetë dështuan që të respektojnë lirinë e medias dhe transparencën mediatike gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
TIRANË- Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe debatit demokratik, organizatat konstatojnë se, “për fat të keq, u vunë re shkelje të shumta të këtyre parimeve gjatë muajve para, gjatë dhe në ditën e zgjedhjeve”. Problematikat me transparencën e fushatës lidhen me mungesën e qasjes së gazetarëve në fushatë.
“Edhe pse partitë politike dhe kandidatët nuk vendosën kufizime formale për qasjen e gazetarëve në aktivitetet zgjedhore, në praktikë aftësia e gazetarëve për të mbuluar në mënyrë të pavarur aktivitetet e fushatës ishte e kufizuar”- thuhet në deklaratë.
Po ashtu aktorët politikë nuk i bën publike agjendat e tyre dhe penguan përpjekjet e medias për një mbulim të pavarur dhe gjithëpërfshirës dhe disa incidente në ditën e zgjedhjeve penguan drejtpërdrejt aftësinë e gazetarëve për të raportuar në mënyrë të pavarur, duke shkelur më tej parimin themelor të zgjedhjeve të hapura dhe transparente.
Problemi kryesor vijon të mbeten “kasetat e gatshme” të partive dhe kandidatëve për mediat, pasi siç thekson deklarata “partitë politike vazhduan praktikën e rrënjosur të shpërndarjes së materialeve të gatshme video dhe shtypi për mediat gjatë gjithë fushatës”.
“Mungesa e deklarimit të qartë mbi origjinën e këtyre materialeve mjedulloi kufirin midis gazetarisë së pavarur dhe propagandës politike, duke dëmtuar rëndë transparencën dhe duke penguar aftësinë e publikut për të vlerësuar në mënyrë kritike informacionin zgjedhor”- theksohet në këtë qëndrim të shoqërisë civile.
Organizatat rendisin një sërë problematikash të tjera që lidhen me transparencën, mungesën e balancimit mediatik, mungesën e debatit dhe përballjes së ofertave, etj..
“Periudha zgjedhore e vitit 2025 theksoi një peizazh mediatik të pabalancuar, me mbulim të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë që favorizoi kryesisht dy partitë më të mëdha”- konstatohet në qëndrimin e shoqërisë civile.
Urdhëri i qeverisë për pezullimin njëvjeçar të platformës TikTok po ashtu shihet një akt censure që kufizoi rëndë diskursin politik online gjatë një periudhe kritike zgjedhore.
Në vend të një pasqyrimi mediatik të drejtë e të pavarur, organizatat theksojnë se, “spektakli zëvendësoi përmbajtjen, duke përjashtuar diskutimin mbi politikat konkrete apo performancën e qeverisë dhe duke minimizuar besimin e publikut”.
Deklarata përfundon me një thirrje për partitë politike, institucionet shtetërore, organet rregullatore dhe aktorë të tjerë relevantë që të adresojnë menjëherë këto mangësi dhe të rikonfirmojnë përkushtimin e tyre ndaj lirisë së medias, transparencës dhe llogaridhënies demokratike.
Nënshkruesit:
Qendra Shkencë dhe Inovacioni për Zhvillim (SCiDEV)
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH)
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
Keshilli Shqiptar i Medias (KSHM)
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
Citizens Channel (Citizens.al)
Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania)
Instituti i Studimeve Politike (ISP)
Qëndresa Qytetare (QQ)
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ)
Qendra Shqiptare MediaLook
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
Shoqata “Gazetarët Profesionalë të Shqipërisë” (APJA)
Faktoje.al
/Marrë nga Reporter.al
Foto FRANCË- Autoritete belge pas disa muajsh hetimesh kanë arritur të arrestojnë një grup kriminelësh. Sipas hetimeve&n...
foto ilustruese TIRANË- Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon në Parkun Olimpik. Sipas rezultateve të pë...
Foto KOSOVË- Në Kosovë janë shënuar nëntë raste të fruthit në javën e dytë të majit tek fë...
Elton Qyno TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e SPAK duke lënë në fuqi vendimin e shfuqizimit ...
Aksidenti TIRANË- Një aksident është regjistruar mesditen e sotme në Tiranë. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në ...
Arrestimi TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë nga policia. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi autorët vod...
Foto ilustruese TIRANË- Tensione të shumta ka pasur në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “...
TIRANË- Rreth orës 12:40 të së martës, dy studentë dalin nga rrethimi i godinës së Fakultetit Juridik në Tiran&eu...
Foto ilustruese FIER- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po zhvillojnë aksion edhe në Fier pas atij të raportuar pak...
Foto ilustruese DURRËS- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit për shakak se...