14 Maj 2025, 16:05
Nga N.F
Foto
KOSOVË- Në Kosovë janë shënuar nëntë raste të fruthit në javën e dytë të majit tek fëmijët nga 1 deri në 5 vjeç, njoftoi të mërkurën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Instituti njoftoi në Facebook se 4 raste janë raportuar nga Ferizaj; 2 nga Shtimja dhe nga 1 rast në Lipjan, Graçanicë dhe Fushë Kosovë. Të gjitha rastet kanë të bëjnë më fëmijë të pavaksinuar me vaksinën kundër fruthit MMR (fruth, rubeollë dhe shyta).
“IKSHPK tërheq vërejtjen se nuk bëhet fjalë më vetëm për raste të importuara, por për raste të fruthit të shfaqura brenda komunitetit në Kosovë, drejtpërdrejt si pasojë e mosvaksinimit”, thuhet në njoftim.
Çfarë është fruthi?
Fruthi është një infeksion i shkaktuar nga një virus dhe, sipas OBSH-së, është një prej sëmundjeve më ngjitëse. Ai shfaqet me skuqje në lëkurë - fillimisht me njolla në fytyrë dhe pas veshëve, që më pas përhapen në gjoks dhe shpinë dhe në fund në këmbë.
Simptomat tjera që e shoqërojnë fruthin, përfshijnë: temperaturë, koll të thatë, rrjedhje nga hunda, dhimbje të fytit e të tjera. Infeksioni ndodh në faza, nga dy deri në tri javë. Fruthi mund të parandalohet me vaksinim, por, në raste të caktuara, mund të jetë edhe sëmundje serioze ose fatale.
Në fillim të këtij viti, IKSHPK tha se “nuk pritej” të kishte ndonjë shpërthim të sëmundjes, pasi shkalla e vaksinimit të fëmijëve kundër saj “është e lartë”. Nga IKSHPK-ja thonë se shkalla e vaksinimit kundër fruthit në Kosovë është mbi 90%./ REL
instituti kombëtar i shëndetësisë publike të kosovës
Aktualitet
14 Maj 2025, 15:40
N.F
Elton Qyno
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e SPAK duke lënë në fuqi vendimin e shfuqizimit ...
Aktualitet
14 Maj 2025, 15:32
N.F
Aksidenti
TIRANË- Një aksident është regjistruar mesditen e sotme në Tiranë. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në ...
Aktualitet
14 Maj 2025, 15:12
N.F
Arrestimi
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë nga policia. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi autorët vod...
Aktualitet
14 Maj 2025, 14:54
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Tensione të shumta ka pasur në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “...
Aktualitet
14 Maj 2025, 14:49
M.L
TIRANË- Rreth orës 12:40 të së martës, dy studentë dalin nga rrethimi i godinës së Fakultetit Juridik në Tiran&eu...
Aktualitet
14 Maj 2025, 14:35
M.B
Foto ilustruese
FIER- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit po zhvillojnë aksion edhe në Fier pas atij të raportuar pak...
Aktualitet
14 Maj 2025, 14:13
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit për shakak se...
Aktualitet
14 Maj 2025, 14:06
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë padinë e një grupi aktivist kundër rregullatorit t&...
Aktualitet
14 Maj 2025, 14:02
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të fortë në r...
Aktualitet
14 Maj 2025, 13:56
I.A
SPAK dhe BKH
SHKODËR- Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë ndërmarrë një aksion në Shkodë...