LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Përdorimi i inteligjencës artificiale në fushën e medias shton mundësitë dhe risqet

Gazetari gjerman Rene Falkner ndau në një intervistë me BIRN risitë që sjell përdorimi i programeve të AI-së në fushën e medias, si edhe pritshmërinë e tij për të ardhmen e kësaj teknologjie.

10 Korrik 2024, 14:07 Nga r.ll
BIRN: Përdorimi i inteligjencës artificiale në fushën e
foto ilustruese

TIRANË- Programet dhe aplikacionet e inteligjencës artificiale (AI) po përdoren gjithmonë e më shumë në Shqipëri ashtu si në mbarë botën, teksa jo rrallë herë ato janë përdorur për qëllime jo dashamirëse.

Eksperti gjerman i AI-së, njëkohësisht edhe gazetar, Rene Falkner, i tha BIRN se sipas tij e ardhmja e dimensionit të inteligjencës artificiale është e paqartë akoma, por gazetarët duhet të mësohen të identifikojnë risqet që ajo sjell si edhe të shfrytëzojnë mundësitë e shumta të kësaj teknologjie të re për shoqërinë tonë.

“Bota e medias po ndryshon, ashtu si bota e radios, apo bota e moderimit. Për mua si gazetar sigurisht nuk është një lajm i mirë që të mësoj se lajmet janë duke u krijuar në mënyrë tërësisht automatike. Por ne nuk mund ta ndalojmë këtë zhvillim, dhe do na duhet të mësojmë si ta përdorim sepse pas disa vitesh kjo do të jetë një mundësi për ne”, tha Falkner, mbi ndryshimet e teknologjisë dhe nevojën e gazetarëve për tu përshtatur me to.

Falkner tregoi se si në një ishull të vogël të Gjermanisë, drejtuesi i një radioje krijoi një transmetim që funksionon 24 orë nëpërmjet AI-së, si një zgjidhje ndaj shkurtimit të buxhetit për kompaninë e tij.

“Një problem i madh është fakti se kush do të paguajë gazetarët, sepse shoqëria ka nevojë dhe duhet të paguajë për gazetari të mirë dhe cilësore”, theksoi eksperti gjerman i AI-së, i cili shtoi se nuk mundemi të dimë se si do të shkojë rrugëtimi i kësaj teknologjie në të ardhmen.

Rene Falkner u ftua nga fondacioni Konrad Adenauer në Shqipëri për të trajnuar një grup të rinjsh në Tiranë mbi përdorimin e teknikave dhe programeve të inteligjencës artificiale, duke sjellë dhe njohuritë e tij për rolin e AI-së në media dhe komandat e duhura për rezultatet më të mira për profesionistët e fushës.

Falkner ka një përvojë në fushën e medias që prej vitit 1990, me eksperiencë si redaktor dhe menaxher i përgjithshëm i televizioneve lokale dhe radiove në Gjermani, dhe së fundmi në menaxhimin e  kanaleve të YouTube, ku nisi dhe përvoja e tij me inteligjencën artificiale (AI).

Sipas tij AI ofron edhe shumë mundësi pozitive, siç është ajo e përkthimit të materialeve në gjuhë të ndryshme me një kosto të ulët.

“YouTube na shërben edhe si një urë lidhëse me AI, sepse na jep mundësinë e prodhimit të përmbajtjeve në gjuhë të ndryshme” tha Falkner për BIRN.

Falkner përmend përkthimet e videove në shumë gjuhë dhe me më pak para, për shembull videot me informacione për turistët, apo edhe lajmet, duke i cilësuar këto aspekte si disa prej mundësive të arta që ofron e ardhmja e AI-së.

Sipas Falkner, risku kryesor i përdorimit të programeve të AI-së është ai i manipulimeve, por për të kjo nuk është një risi.

“Sigurisht disa njerëz mund ta përdorin AI-në për të manipuluar videot, zërat, dhe ky është një problem. Ne si gazetarë nuk mund të bëjmë diçka lidhur me këtë, por mund të mësojmë si funskionon AI dhe mediat sociale, pasi ky është një fenomen që po ndodh kudo në botë”, shtoi ai.

Ai shprehet se ditët e sotme problemi nuk qëndron shumë tek manipulimet e bëra nëpërmjet AI-së, por tek mediat sociale.

“Instrumentet dhe aplikacionet e manipulimit nuk janë të reja, kanë ekzistuar dhe më parë. Ajo që është e re është përdorimi i mediave sociale në shpërndarjen e tyre”, tha Falkner për BIRN.

Përveç manipulimit të përmbajtjeve, risku i AI-së qëndron edhe tek rënia e produktivitetit të gazetarëve apo punonjësve të tjerë.

“Personalisht, frika ime më e madhe është se mos bëhem më dembel, me përdorimin e AI-së për punët lidhur shkrimet e mia”, pranoi Falkner për BIRN.

“Nëse e përdor shpesh AI-në, kam frikë se mund të humb kreativitetin në aftësitë e mia të shkrimit”, shtoi ai.

Eksperti gjerman gjithashtu shtoi se duhet një kujdes i veçantë lidhur me ndarjen e të dhënave sensitive me programet e inteligjencës artificiale.

“Sipas mendimit tim, nuk duhet të ndahen të dhëna sensitive me aplikacionet e AI-së, sepse ne nuk e dimë se ç'mund të bëjë inteligjenca artificiale me to, ndaj do rekomandoja mos të përmenden të dhëna personale apo sensitive gjatë punës me AI”, tha Falkner për BIRN.

Sipas tij, të dhënat që janë publike nuk përbëjnë problem, por duhet treguar kujdes i shtuar lidhur me të dhënat private.

Falkner i tha gjithashtu BIRN se shkollat duhet të investojmë për të edukuar të rinjtë si të përdorin instrumentet e AI-së, dhe mbase duke përfshirë këtë edukim në kurrikulat e tyre.

“Duhen edukuar të rinjtë në përdorimin e instrumenteve dhe teknikave të AI në mënyrë të përgjegjshme, dhe të mësojnë cilat janë rreziqet potenciale të këtyre përdorimeve”, tha Falkner për BIRN.

“Të rinjtë kanë humbur durimin, ato preferojnë të përdorin telefonin dhe aplikacionet për zgjidhje të shpejta, dhe për mendimin tim ky është ndër të tjera një rrezik për kreativitetin”, përfundoi ai./Reporter.al

inteligjenca artificiale media

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj