Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rraja ishte pjesë e grupit kriminal të Durim Bamit dhe Endrit Dokles.
TIRANË- Xhelal Rraja, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK "Revanshi", është vënë në pranga. Gjykata i kishte caktuar Rrajës, masën e sigurisë "arrest në burg", pasi akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e Arben Ndokës. Rraja ishte pjesë e grupit kriminal të Durim Bamit dhe Endrit Dokles.
"Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr. Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", në vijim të operacionit "Revanshi", për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.", thuhet në njoftimin e policisë.
Operacioni "Revanshi"
Arrestimi i Xhelal Rrajës, vëllait të ish-deputetit socialist, Ramazan Rraja u bë në kuadër të operacionit të SPAK të nisur në maj të këtij viti, ku u goditën grupe kriminale dhe u arrestuar eksponentë të njohur të botës së krimit. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj. GJKKO ka caktuar arrest “arrest në burg”, për 50 shtetas.
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës.
foto ilustruese ELBASAN- Nisin hetimet për një 15-vjeçar në Elbasan. Bëhet me dije se 15-vjeçari ka humbur kontrolli...
foto ilustruese ELBASAN- Arrestohet në flagrancë një 62-vjeçare në Elbasan. Mësohet se 62-vjeçarja F.B, ka godi...
foto ilustruese KUKËS- Një 28-vjeç në Kukës është shpallur në kërkim, pasi ka qëlluar me armë zjar...
foto ilustruese BERAT- Arrestohen dy persona në Berat. Mësohet se 25-vjeçari H.Z dhe 30-vjeçari Xh.S, kanë dhunuar fiziki...
foto ilustruese ZVICËR- Arrestohen pesë shqiptarë në aeroportin e Zyrihut në Zvicër. Mësohet se shqiptarët kry...
josep borrell dhe albin kurti BRUKSEL- Kosova dhe Serbia kanë afat deri më 18 korrik t'u dërgojnë ndërmjetësu...
pamje nga ngjarja SHKODËR- Gjenden në fshatin Pult dhe Shalë të Shkodrës 3561 bimë kanabisi të kultivuara. Mës...
pamje nga ngjarja KURBIN- Arrestohet një 61-vjeçar në Kurbin. Mësohet se 61-vjeçari Pashk Gjeta, kishte kultivuar në...
ardian visha, dorian matlia TIRANË- Në seancën e zhvilluar sot në GJKKO ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me çështjen...
foto ilustruese ITALI- Arrestohet në Itali, një 47-vjeçar italian me origjinë shqiptare. Bëhet me dije se shkaku i arrestim...