LIVE UPDATES
Aktualitet

DW: Zhbllokim i dialogut Kosovë-Serbi apo vazhdim i status-quos

BE kërkon që Kosova e Serbia të dërgojnë komentet rreth zbatimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve. Por sipas analistëve nuk ka shpresa, se brenda një periudhe të shkurtër mund të shënohet progres.

10 Korrik 2024, 12:17 Nga r.ll
DW: Zhbllokim i dialogut Kosovë-Serbi apo vazhdim i status-quos
josep borrell dhe albin kurti

BRUKSEL- Kosova dhe Serbia kanë afat deri më 18 korrik t'u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Dy takimet e fundit që u zhvilluan në Bruksel ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësit evropianë dhe në nivel kryenegociatorësh që synonin zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes, përfunduan pa ndonjë rezultat.

Më 2 korrik, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviç, u takuan në Bruksel. Bislimi deklaroi pas takimit se pala serbe ishte e interesuar vetëm për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke njoftuar njëkohësisht, se megjithatë deri më 18 korrik "qeveria e Kosovës do t'i dërgojë komentet me shkrim mbi Marrëveshjen Bazë”. Sipas Bislimit, "aty pritet të dëshmohet se Serbia nuk po e respekton Marrëveshjen”. Nga ana tjetër kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka akuzuar Kosovën siç thotë "për mbytje të dialogut”.

BE nuk do të krijohet boshllëk për dialogun

BE ka vënë si afat datën 18 korrik për të hartuar një propozim të ri mbi këtë proces. Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian  janë pajtuar që t'ia zgjasin mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun  Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025. Pajtimi u arrit pasi që përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, i cili ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t'i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas zyrtarëve të BE-së, me vazhdimin edhe për pesë muaj të mandatit të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë boshllëk, derisa të emërohet pasardhësi i tij. Emërimi i pasardhësit të Lajçakut ndërlidhet direkt me procedurën për emërimin e udhëheqësve të rinj në institucionet e BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar. Në kuadër të paketës së këtyre emërimeve është edhe nominimi i kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, në postin e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, që do të ndërmjetësojë takimet e nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Kreu në largim i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka deklaruar se "përkundër ndryshimeve brenda strukturave të BE-së, detyrimet e Kosovës dhe Serbisë nuk do të hiqen”, duke ritheksuar se "normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në qendër të angazhimit evropian rreth Ballkanit Perëndimor”.

Konnjufca: Ndërlikime të panevojshme

Në lidhje procesin e normalizimit të marrëdhënieve, së fundmi kryetari i parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se "Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes”. "Kjo çështja e pozicionit të Kosovës po ndërlikohet pa nevojë. E para marrëveshja përbëhet prej parimeve dhe çështjeve konkrete. Parimet e përbëjnë frymën e marrëveshjes. Parimet nuk kanë afat, nuk mund të thotë Serbia me Kosovën mund të sillet agresore dhe në një moment mund të bëhet fqinjë e mirë. Çështjet konkrete mund të kenë afate. Problemi është se Serbia po i shkel parimet e marrëveshjes”, tha Konjufca. Sipas tij, nuk mund të kesh barazi sovrane mes shteteve kur Ana Bernabiç dërgon letrën për të zhvlerësuar marrëveshjen.

Dallimet e mëdha mes palëve pengojnë procesin

Ndërkohë analistët politikë nuk kanë shumë pritshmëri se mund të shënohet përparim në dialogun Kosovë-Serbi brenda një periudhe të shkurtër. Sidomos në këtë fazë dallimet ndërmjet palëve janë të mëdha. Këto dallime u vunë re edhe në përpjekjen  e fundit të BE-së që të ulë në një tavolinë Kurtin dhe Vuçiçin, por ata nuk pranuan të takohen kokë më kokë. Shpend Demhasaj, analist politik i tha DW-së se "për aq kohë sa BE nuk vendos obligime dhe afate të qarta për palët për zbatim të marrëveshjeve të dakorduara, nuk pritet që të ketë zbatim të marrëveshjeve”.

"Nëse mbetet në vullnetin e palëve (Serbi dhe Kosovë) marrëveshjet nuk do të zbatohen asnjëherë siç edhe nuk janë zbatuar deri me tani. Do të ketë manovra politike  vetëm për ta fajësuar njëra tjetrën në sy të perëndimit dhe kaq. Prandaj, BE duhet të marrë rolin e ndërmjetësuesit duke vendos obligime të caktuara për secilën palë, dhe afate për secilin obligim e madje edhe ndëshkim për secilën palë që nuk zbaton obligimet në kohën e paracaktuar”, thotë Demhasaj. Sipas tij, "vetëm kështu mund të jetë i suksesshëm dialogu dhe mund të ketë zbatim të marrëveshjeve. Përndryshe edhe me datën 18 korrik thjesht mund të ketë komente nga palët që do të jenë krejtësisht të kundërta me njëra tjetrën dhe nuk do të mund të gjendet modalitet i zbatimit”. 

"Marrëveshja e Ohrit nuk i jep palëve atë që kërkojnë, por iu jep detyra pa kushte"

Një analist tjetër, Blerim Burjani, i tha DW-së se udhëzuesi i BE-së ka qenë i qartë sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, pa dallim dhe pa ndonjë përparësi ndaj pikave të marrëveshjes. Ato duhet të zbatohen nga palët.  "Pra e tërë politika ndërkombëtare është koncentruar se si të fillojë zbatimi dhe të ndalen obstruksionet, të cilat vlerësohen si të pa papranueshme. Paraqitja e komenteve  unë e kuptoj më shumë si presion se sa si qëllim për të përmbushur palët obligimin ndaj  marrëveshjes. Kurti nuk do Asociacionin e Komunave serbe, kjo është qartë dhe ka pas shumë interpretime  dëshirore apo, edhe të gabuara rreth kësaj teme në Kosovë dhe jashtë saj”, thotë Burjani. Sipas tij, në Kosovë nuk ka konsensus nacional për ta themeluar siç e quan ai, këtë "Asociacion kontravers në kuptimin juridik dhe kushtetues”.

Marrëveshjen e Ohrit palët tentojnë ta minimizojnë dhe të bëjnë të pamundshme për t'u zbatuar, thekson Burjani. Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit nuk i jep palëve atë që kërkojnë, por iu jep detyra pa kushte. Serbisë nuk i duhet një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, ndërsa, Kosova e quan rrezik kushtetues  dhe të sigurisë nëse themelohet një entitet i ri juridik në veri e në 10 komuna serbe. Pra qasja e deritashme e ndërmjetësuesve e ka përmbysë këtë zbatim, dhe është e kotë te i lihet palëve faji, e më së paku Kosovës”, thotë Burjani. Sipas tij, BE gjendet para ristrukturimit pas zgjedhjeve atje dhe fati i dialogut do të varet nga strukturat e reja që do të formohen, sikundër që çfarë  qasje e re do te riformulohet.  

Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, ndonëse nuk është nënshkruar nga palët, Bashkimi Evropian e konsideron si marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe ka theksuar qartë se përparimi në zbatimin e saj është i lidhur ngushtë me përparimin e të dyja palëve në proceset integruese./DW

dialogu kosove-serbi albin kurti

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion