LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Përmbytjet nxjerrin në sipërfaqe të metat e "Rilindjes Urbane"

Megjithëse qeveria ka investuar dhjetëra miliona euro në infrastrukturën e Vlorës gjatë dekadës së fundit nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, ekspertët thonë se projektet kanë qenë të pastudiuara mirë dhe kanë neglizhuar rrjetin e amortizuar të kanalizimeve.

24 Shkurt 2025, 14:03 Nga M.B
BIRN: Përmbytjet nxjerrin në sipërfaqe të metat e
Foto ilustruese

VLORA- Pasditja e 4 tetorit mbërriti me një shi të rrëmbyer në qytetin e Vlorës. Ndërsa rrugët filluan të shndërroheshin në lumenj, Erilda Hazizaj po ndihmonte fëmijët të bënin detyrat. Në shtëpinë e saj modeste me qira në Karabash, uji nisi të futej vrullshëm nga dera e kuzhinës.

“Bashkëshorti mbeti i bllokuar në një fshat afër, pa mundur të vinte në shtëpi,” tregoi Erilda, që asokohe ishte 6-muajshe shtatzënë dhe e vetme me 4 fëmijë të mitur, më i madhi 12 vjeç dhe më i vogli tre vjeç.

“U tremba, mora fëmijët në krah dhe u ngjitëm në katin e dytë,” kujtoi ajo, ndërsa tregoi se niveli i ujit brenda në banesë u rrit menjëherë, duke shkatërruar gjithçka, përfshirë edhe librat e fëmijëve.

Sipas Erildës, për disa orë situata ishte dramatike dhe vetëm rreth mbrëmjes bashkëshorti ka mundur të gjejë një mundësi dhe t’i largojë nga shtëpia e përmbytur nga uji gruan dhe fëmijët.

Këtë vjeshtë qyteti i Vlorës përjetoi një nga përmbytjet më të mëdha të viteve të fundit, ndërsa uji vërshoi në qindra shtëpi dhe biznese, duke shkaktuar dëme që përllogariten në miliona euro.

Të dhënat e siguruara nga BIRN dhe intervistat me ekspertë tregojnë se përmbytja u shkaktua si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes dhe pastrimit të kanalit kryesor të ujërave të shiut, rrjetit të amortizuar të kanalizimeve dytësore, mosfunksionimit të pompave të ndërmjetme dhe hidrovorit. Sistemi i kanalizimeve nuk ka mundur t’i përballojë ujërat e shiut, të cilat janë bashkuar me ujërat e zeza, duke përmbytur të gjitha rrugët, kolektorët dhe rrjetin e kanalizimeve.

“Qemeri, i cili mbledh ujërat e bardha, ka pësuar ndryshime për shkak të viteve dhe ndërtimeve që janë kryer. Nuk ka rendiment maksimal për shkak të vjetërsisë,” shkruhet në një raport që Drejtoria Teknike e Ujësjellës Kanalizimeve ka paraqitur në Këshillin Bashkiak të Vlorës, duke iu referuar kanalit kryesor të ujërave të bardha.

Ky kanal mbledh ujërat që vijnë nga fshati Babicë dhe nis në zonën mbi spitalin e Vlorës, kalon në Karabash, zbret poshtë në lagjen informale drejt bashkisë dhe del në hidrovor – i cili gjatë përmbytjes nuk funksionoi.

“Problemi qëndron si menaxhohen ujërat, sepse burimi i përmbytjes së qytetit është sistemi i kanalizimit të ujërave të bardha, të larta, të shiut, si dhe sistemi i rrjetëzimit brenda qytetit,” shprehet Niko Dumani, ekspert mjedisi në qytetin e Vlorës.

“Nga katër pompa, një nuk funksionoi, pompa kryesore u dogj dhe punoi vetëm me një pompë, as pompat e ndërmjetme nuk funksionuan mirë,” shpjegoi Dumani.

Me rreth 80 milionë euro, Bashkia e Vlorës është një ndër përfitueset më të mëdha të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në kuadër të Rilindjes Urbane dhe programit të zhvillimit të rajoneve, por për Dumanin fondet kanë shkuar për fasada dhe jo për zgjidhjen e problemeve reale të qytetit.

“Kanë bërë 20 kilometra Lungomare, por për Vlorën nuk është prioritare shëtitja,” tha ai.

Edhe këshilltarët e opozitës i konsiderojnë jo të përshtatshme me nevojat e qytetit këto investime, të reklamuara me bujë nga qeveria socialiste.

“Vlora po përmbytet nga Rilindja Urbane,” tha Atird Hoxha, kryetar i grupit opozitar në këshillin bashkiak të Vlorës, ndërsa shtoi se përmbytjet e vjeshtës tregojnë se “më e pakta këto investime kanë qenë të pastudiuara, për të mos thënë të vjedhura.”

Ankesa nuk ka vetëm nga opozita, por edhe nga banorët e përmbytur, të cilët ankohen se dëmshpërblimet e ofruara nga bashkia nuk krahasohen me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet

E pyetur nga BIRN, bashkia e Vlorës pretendoi se i mirëmban periodikisht rrjetin e kanalizimeve dhe fajësoi natyrën për përmbytjet.

“Arsyet që çuan në përmbytjen e qytetit janë reshjet e dendura të shiut të cilat ishin 180.4 mm, [e cila] është e barabartë me rreth 1 muaj shi gjatë kohës së dimrit,” tha ajo në një përgjigje me shkrim, ndërsa pranoi se fondi për emergjencat civile nuk ishte i mjaftueshëm për të përballuar dëmin e shkaktuar nga vërshimi i ujit.

Pavarësisht kritikave, edhe Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime në Vlorë justifikohet se ka marrë masat menjëherë pasi Instituti i Gjeoshkencave kishte paralajmëruar për reshje të dendura më 4 tetor, ndërsa shtoi se si pasojë e punimeve për ujësjellësin e ri të qytetit, rrjeti i kanalizimeve u bllokua.

“Gjatë kësaj kohe u vërejt prania e madhe e mbetjeve të ndryshme në rrjetin e kanalizimeve të shkaktuara edhe nga ndërtimi i ujësjellësit të ri në të gjitha rrugët e qytetit të Vlorës,” tha në përgjigjen me shkrim ky institucion.

Edhe sektori i “Bordit të Ujitjes dhe Kullimit”, i cili ka në përgjegjësi hidrovorin e qytetit, tha se ka marrë masa paraprake duke punuar përgjatë gjithë ditës dhe duke ruajtur vaskën hyrëse të ujërave në nivelet më të ulëta të mundshme, por megjithatë theksoi se niveli i ujit në hidrovor arriti kuotat maksimale, “pasi prurjet e ujërave u rritën në mënyrë të menjëhershme”.

I ndërtuar rreth viteve ‘80 mbi lagjen Karabash dhe atë që njihet si zona e spitalit, ndodhet një rezervuar që shërben për të grumbulluar ujërat që vijnë nga kodrat e Babicës, përreth Vlorës.

Zona është mbushur me ndërtime informale pas viteve ‘90, madje edhe shtëpi që janë ngritur mbi kanalizimet e ujërave të bardha, duke deformuar rrjedhën e ujërave. Por prej dekadash këto kanale as nuk janë pastruar dhe as nuk janë mirëmbajtur. Si pasojë, gjatë reshjeve të shiut krijohen “lumenj” që rrjedhin lirshëm dhe shkaktojnë përmbytje masive.

Aq e zakonshme është kjo situatë, sa banorët tregojnë se mbajnë gjithmonë disa thasë me rërë në oborr, që i përdorin si prita për ujin.

“Tani i kemi larguar se na i mori shiu përpara, por të gjitha shtëpitë kanë thasët e tyre,” tregon një banor në zonën e spitalit.

Ky rezervuar, që shërben si portë hyrëse e kanalit të ujërave të bardha të Vlorës, edhe pas katastrofës së përmbytjeve të 4 tetorit, nuk është pastruar ende.

Nuri Hoxhaj, i cili e ka ndërtuar shtëpinë buzë tij, kujton se kur erdhi para 3 dekadash në këtë zonë, rezervuari ishte një “liqen” i vogël me ujëra të kristalta dhe me një tufë rosash që laheshin.

“Pastaj u la pas dore, nuk e pastronte më njeri, filloi të mbushej me mbeturina,” rrëfeu ai, ndërsa shtoi se “këtu i fillon e keqja Vlorës.”

“Hera e fundit që është pastruar me themel është para 10 vitesh,” kujtoi Nuriu.

Astrit Leskaj, një tjetër banor i zonës, kujton se në vitin 2018, kur edhe asokohe ndodhi një përmbytje, ish-kreu i bashkisë, Dritan Leli, ndërmori një projekt për pastrimin e rezervuarit dhe bëri disa punime mirëmbajtëse.

“U hoqën të gjitha inertet dhe u bënë edhe këtu punimet e vogla prej guri vetëm për rezervuarin,” tregon ai. “Por gjithçka u la me aq dhe kanali nuk u pastrua,” shtoi Leskaj.

Ai kujton se ditën e përmbytjes së 4 tetorit, ujërat vërshuan nga kodra nëpër rrugët që zbresin poshtë për në qytet si lumenj.

“Ato rrugët që shikon tani mes shtëpive ishin të pakalueshme,” tregoi Leskaj. “Rezervuari ishte plot me inerte e nuk mbante gjë dhe ujërat vërshuan mes rrugëve të lagjeve e zbritën poshtë në qytet,” shtoi ai.

Banorët tregojnë se menjëherë pas përmbytjeve të tetorit 2024, bashkia dërgoi një ekskavator në këtë zonë, por ai nuk qëndroi as 2 orë dhe u largua.

“Kanë hequr dy kova baltë këtu dhe ato i kanë lënë në trotuar, nuk janë dukur më,” u ankua një banore në janar 2025, tre muaj pas përmbytjeve. “Kanali nuk është pastruar as herën e parë, kur pastruan rezervuarin,” shtoi ajo.

Ndryshe nga sa dëshmojnë banorët dhe mund të shihet me sy të lirë në terren, Bashkia e Vlorës këmbënguli, nëpërmjet një përgjigje me shkrim, se janë bërë pastrimet e plota të të gjitha kanalizimeve, proces ky që po vazhdon për të mbajtur në gatishmëri kanalet, për të mos u përsëritur përmbytjet.

“Pastrimi i kunetave nga balta e mbetur, heqja e gjetheve të pemëve është një proces në vazhdimësi, pasi ka ndikim në përmbytjen e rrugëve të qytetit,” theksoi Bashkia e Vlorës.

Bashkia bën ‘show’ 

Eglantina, e cila banon pranë kanalit kryesor të ujërave të bardha të qytetit dhe ka një dyqan të vogël rrobaqepësie, kujton se pasditen e 4 tetorit iu desh të mbante me forcë derën e dyqanit që të mos i futej uji brenda.

“Sigurisht që uji u fut brenda, por arrita t’i shpëtoja copat së paku,” tha e moshuara.

Ajo tregoi se pasi kanali i ujërave të bardha, i vendosur pak më lart se shtëpia e saj, u ça, ujërat vërshuan në rrugë. Sipas saj, mbi kanalin në fjalë është ndërtuar një shtëpi, gjë që solli dëmtimin e tij. Ajo shton se më parë në atë zonë kishte një kolektor, por mbi të është ndërtuar një pallat. Për më tepër, kanalet nuk pastrohen, çka çoi në përmbytjen masive, e cila sipas Eglantinës është e katërta përmbytje e madhe që mban mend që prej viteve ’90.

Ajo nuk është e vetmja që ankohet ndaj punës së Bashkisë së Vlorës.

“Kryetari i bashkisë të mos dalë me flamur në Lungomare, por të vijë edhe këtej të punojë,” tha i irrituar një banor tjetër. “Duam të na zgjidhet problemi, pasi shtëpitë tona u mbushën me ujë dhe na u rrezikua jeta,” shtoi ai.

Atird Hoxha, kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Vlorës, thotë se bashkia po fshihet pas reshjeve, por në të vërtetë qytetin e përmbyti neglizhenca e punës së saj. Megjithatë, ai pranoi se pas përmbytjeve janë ndërmarrë disa ndërhyrje për pastrimin e kanaleve të sipërme kulluese, por shtoi se këto nuk janë të mjaftueshme.

“Kanali i madh kullues që shtrihet nga Kanina deri në Pus Mezin, edhe sot është në 50-60% të kapacitetit, pra nuk është plotësisht funksional, sepse aty janë ndërtuar shtëpi pa leje,” tha Hoxha, i cili ka depozituar edhe një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Vlorës, por ky organ vendosi mosfillimin e hetimeve.

Ai ngre akuza se bashkia edhe në këtë situatë po bën ‘show’ dhe nuk po e adreson problemin në themel.

“Mjaftohen me disa postime në Facebook dhe thotë shmangni lëvizjen, ndërkohë që nuk e bëjnë detyrën funksionale siç i ngarkon ligji dhe të shmangin përmbytjen,” tha ai. “Reshjet nuk janë surprizë në Vlorë dhe jam i bindur se do të ketë sërish përmbytje,” paralajmëroi Hoxha, duke i kërkuar bashkisë të ndërmarrë masa paraprakisht që të reduktohen efektet negative.

Artan Kaçani, planifikues urban, rendit disa nga arsyet kryesore pse Vlora u përmbyt. Sipas tij, situata është e ngjashme në disa qytete të tjera të vendit, siç është rasti i Durrësit.

“Jemi në një gjendje katastrofike,” thotë Kaçani.  “Nuk hapen më kanale shkarkimi, janë bërë investime në hyrje dhe dalje të qyteteve, duke mbyllur kanalet e hidrovoreve. Si pasojë, ujërat që vijnë nga periferia përplasen brenda qyteteve. Fillimisht duhet të menaxhojmë rrjedhën e ujërave jashtë qytetit dhe më pas të merremi me sistemimin e tij brenda,”  thekson ai.

Kaçani shton se rritja e densitetit urban dhe zhvillimi i qytetit nuk janë shoqëruar me përmirësime të duhura në sistemin e kanalizimeve, çka ka përkeqësuar edhe më shumë situatën.

Edhe Niko Dumani është kritik për punën e bashkisë, ndërsa thekson se kjo e fundit duhet të bëjë më shumë investime.

“Unë nuk e di që në buxhetin e Bashkisë së Vlorës të ketë të planifikuara dhe shpenzime për rrjetin e kanalizimeve, sepse prej vitesh nuk është bërë pastrim,” tha ai. “Krahas pastrimit, duhet të bëhen edhe kanalet pritëse dhe kjo lidhet me investimet,” shtoi Dumani.

Në vitin 2024, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Vlorës iu nënshtrua reformës duke u shndërruar në ujësjellës rajonal që ka nën ombrellë ujësjellësin e Vlorës, atë të Himarës dhe të Selenicës. Ministria e Infrastrukturës zotëron 50% të kësaj shoqërie, ndërsa Bashkia e Vlorës është pronare me 41% të aksioneve.

Bashkia e Vlorës ka për detyrë të investojë dhe të mirëmbajë rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza. Mirëpo, ekspertët pretendojnë se bashkia nuk ka përmbushur asnjë nga këto detyra: as ka investuar dhe as nuk i ka mirëmbajtur.

Bashkia nuk iu përgjigj interesimit të BIRN nëse i kishte pastruar ndonjëherë kanalet e ujërave të bardha, ndërsa dha një përgjigje të vagullt se çfarë masash planifikonte të ndërmerrte që të mos përsëritej e njëjta situatë.

Një nga këto ndërhyrje që parashikon bashkia në vitin 2025 është hartimi i projekteve për vepra të reja hidroteknike, por pa specifikuar fondet që ka në dispozicion.

“Një nga këto ndërhyrje është dhe rehabilitimi i hidrovorit të qytetit duke parë dhe kushtet në të cilat ndodhet, që do të riparohet me ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile,” shkruan bashkia në një përgjigje me shkrim.

Kompensime qesharake

Familja Harizaj humbi thuajse të gjitha orenditë shtëpiake nga përmbytjet, duke filluar nga frigoriferi, lavatriçja apo soba, e deri te krevatet, mbulesat dhe rrobat e trupit. Gjithçka ata e kanë dokumentuar me video e pamje, por më pas është verifikuar edhe nga vetë ekspertët e bashkisë.

“E vetmja ndihmë që kemi marrë është një lavatriçe,” tha Erilda, ndërsa shtoi se në ditët e para pas përmbytjes, bashkia i ka ndihmuar dy-tre herë me një paketë ushqimore. “Që atëherë nuk është kujtuar më njeri për ne,” tha gruaja shtatzënë në fillim të janarit.

Si pasojë e përmbytjeve, Bashkia e Vlorës ka evidentuar 375 familje të dëmtuara, për të cilat ka miratuar një fond dëmshpërblimi prej 54 milionë lekësh. Bashkia i tha BIRN se fondi i kushtëzuar për Emergjencat Civile nuk është i mjaftueshëm për të përballuar dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, ndaj ka bërë kërkesë për fonde shtesë për të bërë kompensimin e plotë të dëmeve. Po ashtu, bashkia thotë se ka shpërndarë 250 lavatriçe dhe 75 televizorë nga donacionet e mbërritura.

Atird Hoxha, kryetar i grupit opozitar në Këshillin Bashkiak të Vlorës, ankohet se shuma e vendosur në dispozicion për dëmshpërblimet është e papërfillshme në krahasim me dëmet. Ai gjithashtu thekson se bashkia nuk ka marrë fare në konsideratë dëmet që kanë pësuar bizneset.

“Mendohet se dëmet të arrijnë në miliona euro dhe dëmshpërblimet nuk mund të jenë 50-100 mijë lekë për familje,” tha Hoxha.

Për Artan Kaçanin, duhet planifikim rajonal në sistemet e kullimit për zgjidhjen e problemit të përmbytjeve, ndërsa paralajmëroi se, po nuk u ndërhy seriozisht, mund të ketë viktima.

“Nëse nuk ndërhyhet, do të shkojmë në tragjedi,” tha ai, ndërsa shtoi se “kjo është përgjegjësi e të gjithëve.”/ BIRN

permbytjet

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë