24 Shkurt 2025, 13:54
Nga DOSJA
safet bajri, behar bajri, asmer bilali
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin. Treshja akuzohen nga SPAK si organizatorët e vrasjes së Fatbardh Licit.
Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se Bajrave dhe Bilalit rëndojnë akuzat për "Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Dyshohet se të tre personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.
Aktualitet
24 Shkurt 2025, 13:51
r.ll
foto ilustruese
TIRANË -Ka dyshime të forta që emisionet e pullës postare për vitin 2021 janë prodhuar jashtë standartit...
Aktualitet
24 Shkurt 2025, 12:47
r.ll
tym ne bashkine e tiranes
TIRANË- Një tym i zi raportohet se po del nga tarraca e bashkisë së Tiranës që prej orëve t&eu...
Aktualitet
24 Shkurt 2025, 11:44
r.ll
vendngjarja
KAMËZ- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz. Lidhur me ngjarjen policia...
Aktualitet
24 Shkurt 2025, 11:17
N.F
Holta Zaçaj
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka mbajtur një konferencë për mediat ku ...
Aktualitet
24 Shkurt 2025, 11:15
M.B
Holta Zaçaj
TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u pyet sot në një konferencë për mediat se ne...
Aktualitet
24 Shkurt 2025, 11:15
r.ll
holta zacaj
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka mbajtur sot një deklaratë për mediat. Ajo ësht&eu...
Aktualitet
24 Shkurt 2025, 11:10
N.F
Vjedhje
TIRANË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrest...
Aktualitet
24 Shkurt 2025, 10:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar ka dhënë sot një njoftim mbi ma...
Aktualitet
24 Shkurt 2025, 10:20
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një punonjës i "Banaking" është aksi...
Aktualitet
24 Shkurt 2025, 10:37
M.B
Safet Bajri
TIRANA- Seanca në GJKKO për verifikimin e masave të sigurisë ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrin dhe Asmer Bilali ësh...