LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Protestuan para Ramës në QSUNT, policia shoqëron 4 aktivistë

Aktivistët tentuan t’i afroheshin kryeministrit Edi Rama në mbyllje të takimit të tij në QSUNT, por u ndaluan nga forcat e policisë.

1 Korrik 2024, 21:09 Nga M.B
BIRN: Protestuan para Ramës në QSUNT, policia shoqëron 4
Edi Rama dhe Albana Koçiu

TIRANA- Aktivistës e “Qendresës Qytetare” protestuan të hënën në ambjentet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe u shoqëruan në polici, ndërsa kryeministri Edi Rama po mbante një takim me drejtues të kësaj qendre mbi skandalin e Onkologjikut, ku prokuroria zbuloi një skemë abuzive me pacientët. Rama i cilësoi mjekët e përfshirë në këtë skandal si “maskarenj” dhe përdori sërish termin “përgjegjësi personale”, duke larguar nga qeverisja e tij përgjegjësinë për korrupsionin në sistemin e shëndetësisë. Ai premtoi që zgjidhja do të vinte nga menaxherë të huaj, që do të asistonin autonominë e spitaleve.

Ndërkohë, policia ndaloi 4 aktivistë, të cilët tentuan t'i afroheshin kryeministrit kur doli nga QSUNT pasi njëri prej tyre e quajti “maskara”, ndërsa të tjerët në mënyrë ironike tentuan t'i jepnin një pankartë të protestës qytetare që mbahet të hënën para ministrisë së Shëndetësisë.

“O maskara, i hoqe përsëri përgjegjësitë nga vetja,” dëgjohet t'i drejtohet kryeministrit njëri prej aktivistëve, i cili menjëherë ndalohet nga forcat e sigurisë së tij në një video të shpërndarë nga organizata “Qëndresa Qytetare”.

Po ashtu, të rinjtë rikthyen në kujtesë një fjalim të Ramës në vitin 2013 kur ai premtonte shëndetësi falas, duke e vendosur me zë lartë në ambjentet e QSUNT-së. Migen Qiraxhi, një prej aktvistëve të organizatës “Qëndresa Qytetare” dhe avokati Gentian Serjani  e cilësuan të padrejtë ndalimin e të rinjve dhe kërkuan lirimin e tyre, duke folur nga komisariati nr 4 i Tiranës. Qiraxhi tha se ajo që bënë të rinjtë ishte një kujtesë për të gjitha premtimet që Rama nuk ka mbajtur dhe mungesës së përgjegjësisë që ai ka për këtë skandal që ka ndodhur në sistemin e Shëndetësisë.

“Po futen në burg të rinjtë aktivistë që protestojnë për të drejtat tona, ndërsa mjekët që luajnë me jetën tonë po lihen të lirë,” tha Qiraxhi, duke kërkuar lirimin e tyre.

Sipas tij, Rama tentoi përsëri të transformohej në një protestues, por ai nuk mund të jetë protestues pasi ka përgjegjësinë për atë që ka ndodhur. Ndërsa avokati Serjanaj tha se nuk e kishin lejuar të kishte kontakt me të rinjtë e ndaluar dhe e cilësoi aktin si një tentativë për frikësimin e protestës qytetare.

“Kur dora e hekurt e shtetit përdoret ndaj aktivistëve, kjo ndodh për një arsye, për të frikësuar qytetarët,” tha avokati Serjani.

Ka një zemërim në rritje qytetar qëkur prokuroria e Tiranës bëri të ditur se drejtues dhe mjekë të spitalit Onkologjik së bashku me specialistë dhe persona të tjerë akuzohen se krijuan një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private për qëllime përfitimi. Disa protesta qytetare janë mbajtur para ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar që të mbahet përgjegjësi dhe të ndryshohet situata e shërbimit në spitalet publike në vend./ BIRN

onkologjiku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj