1 Korrik 2024, 19:35
Nga M.B
Protesta
TIRANA- Shumë qytetarë janë mbledhur sërish në protestë pasditen e sotme, para Ministrisë së Shëndetësisë, pas skandali te Spitali Onokologjik ku mjekët orientonin te spitalet private pacientët e sëmurë me kancer. Mësohet se gjatë protestës së sotme është ngritur dhe shqetësimi i mungesës së medikamenteve për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda.
Prokuroria e Tiranës zbardhi disa ditë më parë skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.
Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave.
Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.
Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private.
onkologjiku
Aktualitet
1 Korrik 2024, 19:29
E. D
fotot ilustruese
TIRANË-Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar për ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave s...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 19:02
E. D
foto ilustruese
SKOCI- Një shqiptarë është shpallur fajtor për akuzat e prodhimit dhe shitjes së kanabisit në Edinb...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 19:00
M.B
Foto Ilustruese
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka dënuar 12 persona të arrestuar dhe të shpallur në kuadër të nj&eu...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 18:49
S.B
Ismail dhe Besiana Kadare
TIRANË- Vajza e të ndjerit Ismail Kadare, Besiana ka bërë një reagim lidhur me ndarjen nga jeta t&e...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 18:32
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një operacion policor i forcave speciale greke ka përfunduar në revoltë në burgun e Janinës. Siç...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 18:36
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- AMP e rajonit Shkodër-Lezhë ka arrestuar një inspektor policie pranë Komisariatit të Policisë Nr...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 18:22
M.B
Ismail Kadare
TIRANA- Lidhur me lajmin për ndarjen nga jeta të gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, ka shkruar dhe prestigjiozja a...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 18:04
S.B
foto ilustruese
ITALI- Arrestohet në Perugia të Italisë në 27-vjeçar shqiptar. Mësohet se i riu shqiptar ishte shpallu...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 17:46
M.B
Ismail Kadare
TIRANA- Homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, mësohet se do të mbahen dit&eum...
Aktualitet
1 Korrik 2024, 17:21
M.B
Durim Bami
TIRANA- Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e Durim Bami tek autoritetet e Emirate...