LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Televizionet e mëdha thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Katër televizionet më të mëdha të vendit shtuan fitimet dhe pjesën e tregut që kontrollojnë, ndërsa televizionet e tjera u zhytën edhe më thellë në humbje të konsiderueshme financiare, duke dëmtuar më shumë perspektivën e integrimit evropian të vendit, e cila kërkon skenë mediatike të larmishme dhe media profesionale.

11 Gusht 2025, 10:08 Nga Gjergj Erebara
BIRN: Televizionet e mëdha thellojnë dominimin, të voglat
foto ilustruese

TIRANË- Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel, Vizion Plus dhe A2CNN që kontrolluan 81% të të gjitha të ardhurave si dhe konsoliduan fitimet, ndërkohë që tetë televizione të tjera të analizuara mbyllën vitin me humbje të konsiderueshme financiare.

Të dhënat financiare të kompanive mediatike, të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të analizuara nga BIRN, tregojnë se të ardhurat totale të tregut shënuan një rënie të lehtë prej 0.3% në vitin 2024 kundrejt vitit 2023, rënie që duket se lidhet me faktin që tregu televiziv pëson rritje zakonisht në vite zgjedhore dhe rënie në vite kur në Shqipëri nuk ka as zgjedhje parlamentare dhe as zgjedhje për pushtetin vendor.

Të ardhurat totale të televizioneve ishin 6.57 miliardë lekë vitin e kaluar nga 6.59 miliardë që ishin në vitin 2022.

BIRN analizoi të dhënat financiare të televizioneve komerciale pa pagesë, të cilat i sigurojnë të ardhurat në pjesën më të madhe përmes shitjes së reklamave, si dhe veçmas, të dhënat financiare të platformave televizive me pagesë, Digitalb, ADTN dhe Tring. Nga 12 televizionet e analizuara, Top Channel, Klan, Media Vizion, Report TV, News 24, ABC, Ora, Scan, A2CNN, Euronews, MCN dhe Syri, Syri dhe Ora News nuk kanë depozituar ende bilancet në QKB deri në publikimin e këtij shkrimi. Gjithashtu, raporti vjetor i Televizionit Publik Shqiptar, i cili jeton falë pagesave të qytetarëve në formën e një takse mbi televizorin dhe nga transfertat nga buxheti i shtetit, nuk është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, siç duhet të depozitohet çdo vit.

Loja mes të mëdhenjve

Standardet ndërkombëtare sugjerojnë se matja e shkallës së përqendrimit të medias në një vend duhet të marrë parasysh pjesën e tregut të zotëruar nga 4 mediat kryesore. Nëse kjo pjesë tregu është mbi 49%, përqendrimi i tregut konsiderohet “i lartë”. Në rastin e Shqipërisë në fakt nuk janë katër, por dy televizione të mëdha, Klan dhe Top Channel, të cilat bashkërisht kontrollojnë më shumë se sa 49%. Gjatë vitit të kaluar, Klan dhe Top Channel patën së bashku 64% të të gjitha të ardhurave të televizioneve pa pagesë, ndërsa televizioni i tretë më i madh, Vizion Plus, kishte 9.9% të tregut dhe i katërti, A2CNN, 6.8%.

Kontrolli i tregut të televizioneve nga dy operatorët e mëdhenj është tashmë realiteti prej shumë kohësh. Top Channel ishte televizioni më i madh deri në vitin 2020, pastaj Klani ia kaloi dhe, gjatë vitit të kaluar, të ardhurat e Top Channel u rritën ndërsa ato të Klan ranë përkundrejt vitit 2023, por renditja nuk ndryshoi.

Vizion Plus ka ruajtur vendin e tretë me distancë të madhe nga dy të mëdhenjtë që prej disa vitesh ndërsa A2CNN  është e vetmja media që ka hyrë te katër të mëdhenjtë gjatë viteve të fundit. News 24 ishte media që humbi pjesë të tregut dhe ra nga katërshja e më të mëdhenjve gjatë viteve të fundit.

Katër me fitime, të tjerat me humbje

Të dhënat e bilanceve tregojnë gjithashtu se vetëm katër nga 12 televizionet e vendit të marra në analizë kanë depozituar bilanc me rezultat financiar pozitiv, ndërsa gjashtë të tjera kanë dalë me humbje dhe dy nuk kanë depozituar bilanc. Klan është televizioni më fitimprurës në vend me rezultat pozitiv prej 254 milionë lekësh për vitin 2024, ndërsa Top Channel pason me fitime neto 109 milionë lekë. Media Vizion pati 18 milionë lekë fitime, ndërsa A2CNN pati një fitim modest prej 4.2 milionë lekësh.
Euronews ishte media që mbylli vitin me humbjet më të larta nga të gjitha, 139 milionë lekë, pasuar nga Focus Media, e cila operon televizionin News 24, me 136 milionë. Multiscreen, kompania që operon kanalin Report TV, pati humbje 22 milionë lekë, por kjo kompani siguron të ardhura edhe nga dividentët nga kompani të tjera nën pronësinë e saj, kompani që nuk operojnë në fushën e medias audiovizive. ABC News dhe SCAN mbyllën gjithashtu vitin financiar me humbje të konsiderueshme, ndërsa pjesët e tyre të tregut ranë ose qëndruan në vendnumëro. MCN ishte televizioni më i vogël nga të dhjetë kompanitë që kanë depozituar bilance dhe kompania mbylli vitin me humbje në masën 4.4 milionë lekë.

Mungesë larmishmërie

Bashkimi Evropian dhe OSBE/ODIHR kanë shprehur shqetësime të mëdha sa i përket mungesës së larmishmërisë së medias që duhet të informojë shqiptarët për çështje të interesit publik, një aspekt kyç ky i vendeve demokratike. Në raportin paraprak mbi zgjedhjet e 11 majit 2025, misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR theksohet, si pjesë të mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shqetësimin se larmishmëria dhe integriteti i lajmeve të transmetuara u minua nga “financimet jotransparente, përqendrimi i pronësisë, ndërhyrja në autonominë editoriale dhe ndikimi politik”.

Ndërsa Bashkimi Evropian ka theksuar në dokumentin e vet kyç të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, kërkon një reformë tërësore të kuadrit ligjor dhe rregullator.

Mungesa e larmishmërisë së informacionit argumentohet se cënon aftësinë e qytetarëve për të votuar në mënyrë të informuar, gjë që minon vetë themelin e demokracisë. Por në rastin e Shqipërisë, shqetësim është jo vetëm fakti që pak televizione kontrollojnë shumicën e tregut, por edhe fakti që shumica e informacionit politik të transmetuar nuk prodhohet nga media apo nga gazetarë, por prodhohet nga partitë politike apo institucionet publike ndërsa mediat, të vogla apo të mëdha, thjeshtë sa bëhen autoparlantë të propagandës. Me pak fjalë, pavarësisht se vendi ka mbi një dyzinë me televizione, kudo që qytetari të ndalojë për të ndjekur lajmet ka gjasa do të shohë të njëjtat kronika të parapërgatitura nga institucionet, fjala vjen, Agjencia për Media dhe Informim e kryeministrit Edi Rama. Ekzistenca e medias online në teori ndihmon për të zbutur sadopak dominimin e mjedisit informativ nga televizionet por jo shumë, për shkak se mediat kryesore sociale si Facebook e Instagram, duket se dominohen nga subjekjet që janë në gjendje të prodhojnë më shumë përmbajtje, pra qeveria.

RTSH pa raport vjetor

Radiotelevizioni publik shqiptar është në teori televizioni i dytë më i madh në vend. Në një vit të zakonshëm, buxheti i këtij institucioni arrin në mbi 20 milionë euro, shifër kjo fare pak më e ulët se sa televizioni Klan, i cili është media më e madhe komerciale me të ardhura, gjatë vitit të kaluar, prej afro 23 milionë eurosh. Raporti vjetor i RTSH-së, i cili depozitohet dhe debatohet në Kuvendin e Shqipërisë gjatë muajve të parë të vitit, nuk është depozituar për vitin 2024, duke e bërë të pamundur informimin mbi gjendjen financiare të këtij institucioni. Të dhënat e raportit të depozituar për vitin 2023 tregojnë se RTSH pati shpenzime në masën 2.1 miliardë lekë. Nga këto, rreth 1.3 miliardë lekë ishin nga taksa specifike që familjet paguajnë përmes kontratës së furnizimit me energji elektrike ndërsa 618 milionë ishin financime nga buxheti i shtetit.

Përmirësim në tregun e televizioneve me pagesë

Të ardhurat e platformave televizive me pagesë, Digitalb dhe Tring shënuan rritje gjatë vitit të kaluar, hera e parë që ky treg rritet së paku që nga viti 2016, kur BIRN filloi të analizojë këtë treg. Në vend ka tre kompani të licencuara në këtë segment: Digitalb, Tring dhe ADTN, ky i fundit një kompani që mban një licencë transmetimesh në  shërbim të Digitalb. Të ardhurat e të treve ishin pak më shumë se 5 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar, me rritje 12% në krahasim me vitin 2023. Tring është operatori i vogël që zuri vitin e kaluar 30% të tregut, por gjithashtu është operatori që gjatë viteve të fundit ka mbajtur një rezultat financiar lehtësisht pozitiv. Digitalb është operatori i madh me 70% të tregut, por prej vitesh ka rezultuar me humbje. Humbjet e Digitalb gjithsesi u reduktuan nga 650 milionë lekë në vitin 2023 në 103 milionë në vitin e kaluar.

Të treja segmentet e tregut, televizionet pa pagesë që financohen nga reklamat, televizionet me pagesë dhe  RTSH kanë një qarkullim vjetor prej 13.6 miliardë lekësh, nëse supozojmë se të ardhurat e RTSH-së nuk kanë ndryshuar shumë në krahasim me vitin 2023. /Reporter.al

televizionet e medha ne shqiperi televizionet e vogla ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj