LIVE UPDATES
Aktualitet

Më pak turistë shqipfolës, por sezoni në Durrës nuk lëkundet, ndonëse rezervimet bien 5%

Rënia në kërkesë vjen kryesisht nga turistët vendas, emigrantët dhe shqiptarët e Kosovës, të cilët tradicionalisht përbëjnë një pjesë të madhe të vizitorëve në kulmin e sezonit.

11 Gusht 2025, 07:23 Nga Armela Toska
Më pak turistë shqipfolës, por sezoni në Durrës nuk
foto ilustruese

DURRËS- Përkundër një rënieje deri në 5% të rezervimeve individuale në muajt korrik dhe gusht, sezoni turistik në Durrës po zhvillohet me ritme të mira.

Operatorët turistikë mbeten optimistë, pasi kontratat me tur-operatorë të huaj dhe zgjatja e sezonit deri në nëntor pritet të balancojnë bilancin përfundimtar, duke e bërë sezonin pozitiv në tërësi.

Blerim Norja, kryetar i Shoqatës së Strukturave Akomoduese Durrës–Kavajë, thotë se mungesa më e madhe është ndier nga segmenti i turistëve të diasporës, të cilët zakonisht prenotojnë në minutat e fundit.

“Ta marrësh në përgjithësi, sezoni është i mirë, por pritshmëritë kanë qenë më të larta. Ka pasur një vakum në muajin korrik të klientëve ‘last minute’, ose të quajtur ndryshe klientët e diasporës, të cilët janë prezent çdo sezon në Shqipëri,” u shpreh ai.

Sipas tij, strukturat akomoduese që kanë lënë dhoma të lira jashtë kontratave me agjencitë ndërkombëtare, duke shpresuar te rezervimet individuale me çmim më të lartë, nuk i kanë arritur objektivat. “Këtë vit, numri i këtyre klientëve ka rënë dhe kjo u është kthyer në bumerang për këto struktura,” thekson Norja.

Flet Fatos Çerenishti, administrator i “FAFA Group”, ndan të njëjtin vlerësim mbi qëndrueshmërinë e tregut, por nënvizon se baza e tur-operatorëve ndërkombëtarë mbetet e sigurt. “Shqipëria ka marrë trendin e rritjes së qëndrueshme. Në krahasim me vitet e kaluara, kemi një rënie të vogël, por sa i përket tur-operatorëve europianë nuk ka lëvizje dhe ata janë të sigurt për ne,” thotë ai.

Rënia në kërkesë vjen kryesisht nga turistët vendas, emigrantët dhe shqiptarët e Kosovës, të cilët tradicionalisht përbëjnë një pjesë të madhe të vizitorëve në kulmin e sezonit.

“90% e turistëve që mungojnë janë turistët shqipfolës. Kjo lidhet edhe me reklamën e keqe që po i bëhet jo vetëm Durrësit, por edhe gjithë Shqipërisë,  si rritje çmimesh dhe mungesë shërbimesh,” thotë Norja.

“Ai 5% që ka rënë janë vizitorë nga trevat shqiptare që ose nuk kanë frekuentuar Durrësin këtë vit, ose kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë Shqipërisë komplet”.- shprehet Çerenishti

Për hotelet që kanë mbyllur kontrata të hershme me agjenci të huaja, ndikimi ka qenë minimal. Por për të tjerët, zgjatja e sezonit është kthyer në një faktor balancues.

“Këtë vit kemi filluar pak më herët, në fillim të prillit, dhe do e mbyllim në nëntor. Pra, është shtuar sezoni me dy muaj. Kjo do ndikojë në bilancin total, që pavarësisht rënies së korrikut, pritet të jetë pozitiv,” shton Norja.

Ndërsa shifrat totale të turistëve janë në rritje, cilësia e tyre ka ardhur në rënie. Sipas Rrahman Kasës, kreut të Unionit Turistik Shqiptar, ulja e numrit të turistëve me shpenzime të larta është shqetësim serioz për industrinë.

“Kategoria e turistëve cilësorë është në rënie. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me hotelet dhe ato raportojnë mungesë të kësaj kategorie në bregdet. Nëse e humbasim këtë segment, rrezikojmë uljen e imazhit turistik të Shqipërisë,” paralajmëron Kasa.

Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë perceptim është mungesa e ujit të pijshëm në zonën turistike të Durrësit. Problemi është theksuar këtë vit si kurrë më parë.

“Mungesa e ujit në Golem dhe në qytet ka qenë sfidë. Liqeni i Maskurisë nuk funksionoi si duhet, dhe masat u morën me vonesë. Uji është siguruar me bote, puse, apo mënyra artizanale, por cilësia ishte e dobët dhe kostot ishin të paplanifikuara,” thotë Çerenishti.

“Në shumë zona, uji vjen vetëm dy orë në mëngjes. Hotelet janë detyruar të hapin puse, të zbrazin pishina dhe të blejnë bote uji. Kjo situatë është bërë virale në rrjetet sociale dhe po dëmton imazhin e vendit.”- shton kreu i unionit turistik.

Përballja me forcimin e lekut dhe rritjen e pagave po ushtron presion të madh mbi bizneset turistike. Edhe pse në letër çmimet janë të njëjta, në realitet, kostot janë rritur ndjeshëm.

“Operatorët në Durrës kanë qenë shumë korrektë me çmimet. Rritja ka qenë minimale, por humbjet nga kursi janë të mëdha. Kjo është arsyeja pse hotelet këtu janë më të mbushura se në jug  strukturat kanë qenë më të kujdesshme,” thotë administratori i FAFA Group.

“Në 10 vite, restorantet nuk kanë ndryshuar çmimet, ndërsa hotelet shumë pak. Kemi kosto të shumta nga rënia e euros dhe rritja e pagave që ka ndikuar ndjeshëm por çmimet nuk i kemi rritur .”- tregon Norja

Gjetja dhe mbajtja e stafit mbetet sfidë për sektorin. Mungesa e kontratave afatgjata dhe sezonaliteti bëjnë që punonjësit të mos e shohin turizmin si profesion të qëndrueshëm.

“Kjo problematikë është më e theksuar në hotelet sezonale. Punonjësit nuk duan të punojnë vetëm 3-4 muaj dhe preferojnë punë të tjera. Nëse sezoni zgjatet dhe strukturat qëndrojnë hapur gjithë vitin, paga do jetë e qëndrueshme dhe më konkurruese. Edhe tani është një nga punët më të paguara në Durrës,” thotë Norja.

Nga ana tjetër, Çerenishti shton se “Fuqia punëtore është jetike për hotelerinë. Po përballemi ende me staf të pa kualifikuar, studentë, nxënës pa eksperiencë. I trajnojmë gjatë sezonit dhe ata ikin. Çdo vit fillojmë nga e para.

Sipas tij, zgjidhja mund të vijë nga strategjia e turizmit 2030, që parashikon mbështetje financiare për strukturat: 6 muaj pagë nga biznesi dhe 6 muaj sigurim e pagesë minimale nga shteti.

Pavarësisht problematikave me infrastrukturën, rënies së turistëve vendas apo sfidave ekonomike që kanë prekur industrinë këtë sezon, Durrësi vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara në bregdetin shqiptar. Aksesueshmëria, deti i ngrohtë dhe çmimet ende të përballueshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit, bëjnë që për shumë pushues, vendas apo të huaj,  ky qytet të jetë zgjedhje e sigurt për pushimet verore.

Pavarësisht problematikave, Durrësi mbetet një destinacion i pëlqyer për turistët e huaj dhe vendas. Marjana, një shqiptare që jeton në Itali, thotë se “çmimet janë pak më të larta, por një drekë në restorant me familjen dhe çadrat kushton rreth 120 euro – normale për pushime.”

Anika, një turiste nga Polonia, tregon: “Është hera ime e parë në Shqipëri dhe gjithçka është perfekte. Moti, uji, ushqimi, njerëzit. Kam ngrënë kallamarët më të mirë ndonjëherë. Vitin tjetër, me shumë gjasë, do kthehemi si familje.”

Ana, nga Italia, vjen shpesh pasi nëna e saj është shqiptare. “Ajo që më pëlqen më shumë është jeta e natës. Deti është shumë i bukur, por atmosfera në mbrëmje më ka bërë më shumë përshtypje.”/ MONITOR

turizmi ne durres

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit