Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një deklarate për mediat, MEKI, thotë se ambienti ku është vendosur kompania mediatike, News 24 ka detyrime të pashlyera.
TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar lidhur me sulmet dhe fikjen e sinjalit të transmetimit të News 24. Me anë të një deklarate për mediat, MEKI, thotë se ambienti ku është vendosur kompania mediatike, News 24 ka detyrime të pashlyera.
Ministria e Ekonomisë, thekson se trajtimi i barabartë i të gjitha subjekteve ekonomike, qofshin këto edhe media, është parim themelor dhe është e padrejtë ndaj çdo aktiviteti të njëjtë që paguan taksa dhe qira në kohë, që disa të tjera të përfitojnë nga kontrata publike të dhëna në mirëbesim pa shlyer dhe pa respektuar detyrimet.
Deklaratë për Shtyp
Në vijim të deklaratës publike mbi pasuritë shtetërore pranë ish-Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve, si dhe interesit të shtuar për informacion rreth dallimit mes pronave të Shoqërisë Kayo sh.a. dhe pronës 10/304 të pretenduar nga Shoqëria Panaroma Group sh.a., Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) bën këtë sqarim vijues:
1. Pasuria me nr. kadastral 10/304 (në administrim të Ndërmarrjes Industriale Nr. 1) është çështje e veçantë, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasuritë e kaluara shoqërisë Kayo sh.a. me VKM nr. 158, datë 12.3.2025.
2.Për pasurinë 10/304, me sipërfaqe 13,922 m2, subjekti qiramarrës ka mosshlyerje të detyrimeve prej muajit shkurt 2017. Sipas akteve financiare të dosjes administrative, detyrimi i pashlyer i faturuar deri në shtator 2021 arrin në shumën 88,305,280 lekë (qira) dhe 2,562,310 lekë (kamatëvonesa). Meqenëse pagesat nuk kanë vijuar pas kësaj date, detyrimet vijojnë të rriten dhe aktualisht përllogariten mbi 2 milionë euro; shuma përfundimtare do të formalizohet pas rifreskimit të llogaritjeve.
3. Që në vitin 2021, palës i është njoftuar zyrtarisht ndërprerja e kontratës për shkak të këtyre detyrimeve të papaguara. Megjithatë, në vend që të përmbushte detyrimet dhe të dorëzonte pasurinë, subjekti ka ndërmarrë masa sigurimi dhe padi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimeve të kontratës, duke vijuar të përdorë prej vitesh pa kundërshpërblim një pasuri publike. Kjo sjellje është e padrejtë dhe e paligjshme, duke cënuar parimin e trajtimit të barabartë dhe duke ngarkuar barrë të padrejtë mbi taksapaguesit, poashtu edhe mbi punonjësit që përgjigjen para ligjit për ndjekjen, monitorimin dhe respektimin e kontratave.
MEKI vepron me kujdes institucional dhe respekt të plotë për lirinë e medias dhe të shprehjes. Por këto të drejta nuk mund të përdoren si justifikim ose si mekanizëm për të gëzuar padrejtësisht pronën publike dhe për të shmangur shlyerjen e detyrimeve kontraktuale. Trajtimi i barabartë i të gjitha subjekteve ekonomike, qofshin këto edhe media, është parim themelor: është e padrejtë ndaj çdo aktiviteti të njëjtë që paguan taksa dhe qira në kohë, që disa të tjera të përfitojnë nga kontrata publike të dhëna në mirëbesim pa shlyer dhe pa respektuar detyrimet.
MEKI do të vijojë verifikimet proceduriale dhe do të ndërmarrë masat administrative dhe ligjore sipas kuadrit në fuqi për zbatimin e obligimeve të detyrueshme të menaxhimit financiar dhe garantimit të administrimit efektiv të pasurisë shtetërore në fjalë dhe arkëtimin e plotë të detyrimeve në interes të qytetarëve dhe taksapaguesve.
Mefail Shkodra KOSOVË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e trefishtë në Gjilan. Mësohet se autori Mefail Shkodr...
pamje nga zjarri TIRANË- Vatra zjarri kanë përfshirë edhe Tiranën, konkretisht në zonën e Bërzhitës. Siç...
foto ilustruese SHËNGJIN- Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin në zonën e Kunes...
foto ilustruese TIRANË- Situata e zjarreve në disa vende vijon të jetë dramatike, ndërsa forcat e angazhuara në terren po pu...
helikopteri KUÇOVË- Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar zjarresh, me 21 vatra të evidentua...
POLIÇAN- Gjatë orëve të fundit situata me zjarrin është bërë alarmante në Poliçan. Bëhet me di...
autori dhe dy djemte KOSOVË- Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e autorit Mefail Shkodra, Edonis e Engjull Sh...
foto ilustruese LUKOVA- Dy vatra zjarri kanë nisur mesditën e kësaj të diele në Lukovë. Konkretisht zjarri ka rënë ...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Shqipëri. Sipas njoftimit gjatë or...
Mefail Shkodra ne foto me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin GJILAN- Mefail Shkodra, autori i vrasjes së tre personave në Gjilan, duket se ë...