LIVE UPDATES
Aktualitet

Bisedat në Sky/ "Burr i mirë ky që është Ministër vlla", Hajri i kërkonte ndihmë Çyrbes: Kan kap kunotin tim me pistoletë, sa lek dun veç ta qisim

Këto takime të funksionarit shtetëror, Jurgis Çyrbja, tashmë të arrestuar nga prokuroria e posaçme SPAK, realizoheshin në një periudhë kur Altin Hajri, ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rrëmbimit dhe më pas vrasjen e më tej zhdukjen e kufomës së Jan Prengës në kompleksin e tij “Golden” në Shijak.

10 Nëntor 2024, 21:39 Nga Elton Qyno
Bisedat në Sky/ "Burr i mirë ky që është
altin hajri, jurgis cyrbja

TIRANË- Zyrtari i Partisë Socialiste në Durrës Jurgis Çyrbja, takohej me personin në kërkim Altin Hajri tek varrezat e zonës, në një vend që ata e quanin në bisedat e tyre në aplikacionin “Sky” “…ke varrezat, ke mimi…”.

Këto takime të funksionarit shtetëror, Jurgis Çyrbja, tashmë të arrestuar nga prokuroria e posaçme SPAK, realizoheshin në një periudhë kur Altin Hajri, ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rrëmbimit dhe më pas vrasjen e më tej zhdukjen e kufomës së Jan Prengës në kompleksin e tij “Golden” në Shijak.

Frekuentimi i zonës së varrezave ishte bërë disa herë, pasi zona mund ti jetë dukur më e sigurt dhe larg syrit të policisë dhe banorëve të zonës.

Në bisedat e zbardhura në “Sky” nga prokurori Adnand Xholi rezulton se Altin Hajrit i është arrestuar në Tiranë kunati i tij, Julian Gjoshi.

Dhe për të shpëtuar këtë individ janë impenjuar avokati, Çyrbja dhe një mik i këtij të fundit me emrin “Ols”.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes, sikur të ishte një rrobaqepës jo si një person në kërkim nga policia, ku pasi e falenderon për ndihmën e madhe që i ka dhënë për kunatin e arrestuar, kërkon nga Çyrbja masat trupore për një person të quajtur “Ols”, i cili sipas bisedës ka dhënë një ndihmë të çmuar në zgjidhjen e këtij rasti të arrestimit të kunatit me armë pa lejë.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, del se SPAK, ka analizuar komunikimet në aplikacionin “Sky”, që i përkasin kohës së 17 dhjetorit deri në 29 dhjetor 2020, ku evidentohet njohja e mëparshme mes funksionarit të PS në Durrës, Jurgis Çyrbja dhe personit në kërkim, Altin Hajri.

Në disa komunikime të zhvilluara në “Sky”, shfaqen kërkesat e personit të shpallur në kërkim nga policia, Altin Hajri, që i ka bërë Çyrbjas, për të ushtruar ndikim tek drejtuesi i Komisariatit të Policisë Shijak, kundrejt premtimit për të paguar dhe shuma monetare, me qëllim lejimin e ndërtimit të një banese nga një familjar i tij, i cili është djali i xhaxhait të Altin Hajrit.
Altin Hajri i shkruan Çyrbes duke i thënë se:

"…Mëngjesi vëlla, Daci jam... Zemra nigjo pak, don me be një shtëpi Shaba im Shijak… e nimojm dot japim naj kafe atij shefit që të filloj punë me shpiat…".

Ndërkohë në vijim del përmes bisedave se planifikimi i takimeve që do realizoheshin mes të kërkuarit Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbjas, në të njëjtin vend, ku ishin takuar dhe më parë në një zonë tek varrezat, që sipas dy bashkëbiseduesve baza është “ke varrezat…ke mimi…”.

"…Ajde aty ke lagjia, ku kena taku. Ke lagja jam, ajde takojm ke varrezat.... Ke mimi…".
Ndërkohë në vijim të bisedave të zhvilluara në “Sky” mes datave 19 janar 2021 deri në 26 janar 2021 evidentohet fakti i arrestimit në qytetin e Tiranës të kunatit dhe një mikut të bashkëbiseduesit Altin Hajri, të thirrur "Boli", për veprën penale të “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ka rezultuar se në 18 Janar 2021 nga ana e punonjësve të policisë pranë komisariatit Nr.2 në Tiranë janë arrestuar me një pistoletë pa lejë tip “Beretta”, Julian Gjoshi, i cili është kunati i Altin Hajrit dhe miku i tij, Edvin Barçi i thirur me nofkën “Boli”.

Sipas gazetarit të Ora News, Elton Qyno, Julian Gjoshi, rezulton të jetë dënuar në 23 dhjetor 2021 nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit dhe municionit” dhe “Drejtimin e mjetit në gjëndje të dehur”.

Në bisedat e zhvilluara Altin Hajri, i bën kërkesë për ndihmë Jurgis Çyrbes për lirimin apo ndryshimin e masës së sigurimit personal për njërin nga të arrestuarit, kundrejt ofrimit dhe të shumave monetare, duke sugjeruar, ndryshimin e personit që posedonte armën pa lejë dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga policia shkencore.

Ky veprim kërkohej me qëllim përjashtimin e kunatit të Altin Hajrit, Julian Gjoshi nga përgjegjësia penale, duke nxjerë pistoletën të paaftë për të bërë qitje në testin e ekspertimit balistik që do bënte policia.
Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes si më poshtë vijon:

"…se kan kap kunotin tim me pistoletë... Mos bëjmë naj gjë. ËshtË kunati me gjith atë bolin që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)...”.

Më tej Altin Hajri vijon ti shkruajë Jurgis Çyrbes duke i thënë se:

“…se arma qeka veç për gishtat...se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…”.

Gjithashtu nga komunikimet e zhvilluara mes dy protagonistëve që i përkasin datës 28 janar 2021, Altin Hajri i kërkon Jurgis Çyrbjas,që të diskutonte me një lidhjen e tyre, rreth informacionit që kishte marrë se mund të arrestohej nga policia e Tiranës.

"…që ti thotë drejtorit Tiranë, shif të foli pak e shok se kam informacion për atë drejtoria Tiranë që dun me kap…"-i shkruan personi në kërkim Altin Hajri, zyrtaritë PS në Durrës, Jurgis Çyrbes.

Në komunikimet në vijim në aplikacionin “Sky”, Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes që të falenderojë personat që e ndihmuan për mbylljen e problemit të kunatit të tij,Julian Gjoshi, moment gjatë të cilit i ka kërkuar që ta ndihmonte lidhur me problemin që kishte me organet ligj zbatuese.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes sikur të ishte një rrobaqepës jo si një person në kërkim nga policia, ku pasi e falenderon për ndihmën e madhe që i ka dhënë për kunatin e arrestuar, kërkon nga Çyrbja masat trupore për një person mikun e tij të quajtur “Ols”, i cili sipas bisedës ka dhënë një ndihmë të ç’muar në zgjidhjen e këtij rasti të arrestimit të kunatit me armë pa lejë.

Ndër të tjera personi në kërkim i shkruan Jurgis Çyrbjas si më poshtë vijon:

"…ma kanë dhonë fjalën, veç po presin një letër porosi dhe jam “ok” vëlla. Ka mundësi ai se është burri mirë ky tani, që është Ministër vlla. E ka shum shok me than shife vet aman, se më prishin shumë punë, se po i rregulloj ishalla këtë muaj që vjen. Dhe Ols, e ka bo punën e vet vëlla, thuaj faleminderit shum thuj…. Mos harro se e ka bo punën e vet se i kishte thonë avokatit, është porosia shefit. Për Ols vëlla, plus ka qën ke avokati vet 2 herë, e ka bo punën e vetë. A kupton ça po të them. Për atë mikun tat që pate shku ti po të them takoje, thuj falemindërit dhe më bjerë masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh. Po për zotin është porosia shefit, kishte thënë avokati i kishte thon dum avokat po për zotin e mall e ka bë të vetën. Më tha avokati, e ka bo si burrat ai tha se ai nuk përzihet tha, se avokati e ka robin e vet ai, rrofsh vëlla. Shif aman të bojnë ca ndryshime këtu ke lagja dhe ja dy vene tjera që ti marim 100 për 100. Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…".

Ndërkohë në bisedën e datës 6 shkurt 2021, Altin Hajri i kërkon Jurgis Çyrbes të ndërhyjë lidhur me ndalimin nga policia e Durrësit të një mikut të tij për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

“…shif aman bëj ndonjë telefonatë, kanë ndaluar mbrëmë një kasap viçesh, po ka pas thikat në makinë budallai dhe e kanë mbajtur mbrëmë në DR…”-i shkruan Altin Hajri, Çyrbes.

Gjithashtu veç kësaj Altin Hajri dhe në datën 6 mars 2021 i shkruan Çyrbes që të interesohet në polici pasi sipas Hajrit “…kishin ndaluar njërin për një aksident dhe se ishte robi…”./OraNews

altin hajri jurgis cyrbja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj