11 Janar 2023, 15:54
Nga F.M
Alda Klosi
TIRANË- Ish-zyrtarja e lartë e qeverisë Alda Klosi nuk zotëron vetëm koleksionin e florinjve që i vodhi pastruesja Rozeta Dobi bashkë me djalin e saj, Havier Dobi, por kishte ‘fiksim’ dhe diamantet. TPZ shkruan se zyrtarja e lartë e qeverisë, kur ishte drejtoreshë në Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që drejtohej nga Arben Ahmetaj, është marrë me anën financiare të negocimit me disa kompani turke për koncesionin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Për rrjedhojë, sipas të njëjtit burim, në kuadër të negociatave, Klosi ka udhëtuar drej Turqisë dhe gjithmonë blinte nga 2-3 sete stolish me diamante në një fabrikë në periferi të Stambollit, duke qenë se kishte privilegjin të kalonte pa kontrolle doganore në aeroportin e Stambollit dhe në atë të Rinasit. Nuk dihet se ku mund t’i ketë fshehur zonja Klosi këto stoli me diamante, duke qenë se në banesën ku jetonte me qira, e cila dhe u vodh nga pastruesja e djali i saj, nuk u gjetën.
Vetëm pak ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al
alda klosi vjedhje ne tirane rozeta dobi havier dobi
Aktualitet
11 Janar 2023, 15:26
I.A
Foto Ilustruese
KURBIN- 5 persona janë arrestuar ditën e sotme në Kurbin për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në...
Aktualitet
11 Janar 2023, 15:18
Svetlana Valerevna Timoveva
TIRANË- Ka marrë një kthesë të papritur kërkesa e Rusisë për të ekstraduar të...
Aktualitet
11 Janar 2023, 14:45
a.l
Berat
BERAT- Revista prestigjoze britanike 'Conte Nast Traveller' ka renditur qytetin e Beratit në 10 vendet që duhet të vizitohen në v...
Aktualitet
11 Janar 2023, 14:25
l.S
Foto Ilustruese
MALLAKASTËR- Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi ka përndjekur një grua. Uniformat blu...
Aktualitet
11 Janar 2023, 14:38
A.B
Rovena Voda
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për ish zëvendës ministren e Brendshme Rovena V...
Aktualitet
11 Janar 2023, 14:32
A.B
Zamira Durda
TIRANË- Ditën e sotme, kanë mbërritur në SPAK kallëzuesit e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Zamira...
Aktualitet
11 Janar 2023, 14:15
k.m.
Ahmet Kalaja, Andrew dhe Tristan Tate
TIRANË- Imam Ahmet Kalaja ka bërë një postim pak kontravers në rrjetet e tij sociale, duke m...
Aktualitet
11 Janar 2023, 13:46
A.B
Partia Socialiste
TIRANË- Punonjësit e administratës do të marrin njoftime për lajme dhe postime që bëjnë kryeminis...
Aktualitet
11 Janar 2023, 12:49
a.l
Policia italiane
ITALI- Një 20- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ...
Aktualitet
11 Janar 2023, 12:23
A.B
Luiz Ejlli
TIRANË- Këngëtari Luiz Ejlli ka trazuar ujrat në shtëpinë e Big Brother Albania VIP për faktin se i ka tregua...