4 Korrik 2022, 09:49
Nga A.B
Banoret ne Milot
MILOT- Banorët e Milotit janë ngritur në protestë për shkak të mbylljes me barriera të Rrugës së Kombit. Sipas banorëve, vendimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe koncensionarit të rrugës, i ka izoluar duke penguar daljen në rrugë. Një prej banorëve të zonës është shprehur i shqetësuar për vendimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, duke theksuar se banesa e tij që ndodhet pranë aksit nacional, pas këtij vendimi izolohet.
“Unë kam shtëpinë këtu ngjitur me rrugën dhe nuk kam nga të dal. Ka disa muaj që e kanë mbyll me barriera autostradën dhe ne jemi realisht të izoluar. Duhet të na kishin gjetur një rrugëkalim dhe pastaj të kishin vepruar. Kërkoj që të gjendet një zgjidhje për ne. U sakatuam duke kaluar sipër barrierave çdo ditë, ndërsa rrugë makinë për të shtëpia nuk ka fare”, deklaron banorja.

Ata paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit deri në bllokim të Rrugës së Kombit, nëse shqetësimi i tyre nuk do të marrë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.
“Unë kam pasur biznesin këtu një lokal dhe jam detyruar ta mbyll që kur kanë vendosur barrierat në rrugë. S’më duket aspak normal një veprim i tillë, sepse me atë biznes kam mbajtur familjen, sepse nuk kemi të ardhura tjera. Tashmë jemi të izoluar dhe na kanë lënë pa bukën e gojës. Nuk e kuptoj pse e kanë bërë këtë punë pa pyetur askënd, vetëm i kam parë që e kanë mbyllur. I kërkoj shtetit që të veprojë menjëherë e të gjejë një zgjidhje për Milotin, të cilin e ka izoluar. Në të kundërt, do e përshkallëzojmë protestën, deri në bllokim të rrugës së kombit sepse nuk mund të veprohet në këtë mënyre, duke na diskriminuar totalisht”, thotë një banor.
Në Milot është lënë vetëm një hyrje dalje për në rrugën e kombit, ndërsa pjesë e tjetër e rrugës së kombit në këtë zonë është mbyllur me barriera prej disa muajsh, duke penguar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësoreve.
proteste ne milot milot
Aktualitet
4 Korrik 2022, 09:51
F.M
Kokaina e sekuestruar
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve na...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 09:39
A.B
Pensionistet
TIRANË- Temperaturat e larta nuk kanë penguar pensionistët që të presin në radhë për të tërh...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 09:37
F.M
Ardian Hajdari
TIRANË- Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPA) Ardian Hajdari është marrë i pandehur nga G...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 09:23
A.B
Prinder dhe femije
TIRANË- Regjistrimet e nxënësve në klasë të parë dhe të dhjetë do të bëhen ...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 09:10
A.B
Policia
BERAT- Një 62-vjeçar është arrestuar në Poliçan pasi akuzohet për armëmbajte pa leje. Policia bën ...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 08:26
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë d...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 08:14
A.B
Rritja e ndjeshme e çmimeve të ushqimeve e ka përkeqësuar situatën për mijëra familje në kushtet e varfëris&eum...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 07:35
A.B
Aksident ne Vlore
VLORË- Aksident në orët e para të mëngjesint. Në Bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë, dy persona ...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 07:24
A.B
Policia greke
GREQI- Policia greke është vënë në kërkim të 'kokave të mëdha' të cilat komandojnë ban...
Aktualitet
4 Korrik 2022, 07:17
A.B
Moti
TIRANË- Java nis me temperatura të larta. Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxe...