LIVE UPDATES
Aktualitet

Brenda një viti 186 milionë euro investime, bizneset e Kosovës “strehohen” në Shqipëri

Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, për vitin 2025, investimet nga Kosova arritën në 186 milionë euro, me dyfishim krahasuar me një vit më parë.

7 Prill 2026, 13:01 Nga D.S

Brenda një viti 186 milionë euro investime, bizneset e Kosovës

Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, investimet nga Kosova kanë njohur rritje të ndjeshme, për vitin 2025 arritën në 186 milionë euro, me dyfishim krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investimet e bizneseve nga Kosova drejt Shqipërisë po rriten me ritme të shpejta, duke reflektuar jo vetëm zgjerimin e tyre natyral, por edhe një realitet gjithnjë e më shqetësues: mungesën e kushteve për zhvillim brenda vendit.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, për vitin 2025, investimet nga Kosova arritën në 186 milionë euro, me dyfishim krahasuar me një vit më parë. Këto shifra e vendosin Kosovën ndër investitorin e tretë më të madh në Shqipëri në 2025-n, pas Holandës (202 milionë euro) dhe Italisë (187 milionë euro).

Ndërkohë, stoku total i investimeve ka shkuar në rreth 520 milionë euro, nga zero që ihin në 2014-n.

Në muajt e fundit, disa nga kompanitë më të mëdha nga Kosova kanë bërë lëvizje strategjike në tregun shqiptar.

Rrjeti “Viva Fresh Store” bleu “SPAR Albania” për 36.4 milionë euro, ndërsa u mbështet edhe me financim nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në një nga huatë më të mëdha të dhëna ndonjëherë për një kompani kosovare.

Po ashtu, “Albi Holding” mori në pronësi “Fashion Group Albania” për 7.6 milionë euro, duke forcuar prezencën në sektorin e modës me marka ndërkombëtare.

Në sektorin e ushqimit të shpejtë, kompania KAN nga Kosova mori drejtimin e rrjetit KFC në Shqipëri, duke paralajmëruar hapjen e 20 pikave të reja në të gjithë vendin.

Megjithatë, prapa këtij zgjerimi që në pamje të parë duket pozitiv, qëndron një kritikë e fortë ndaj kushteve në Kosovë.

Përfaqësues të biznesit theksojnë se problemi nuk është mungesa e ambicies për zgjerim, por mungesa e stabilitetit dhe mbështetjes institucionale në vend.

Megjithatë, përfaqësuesit e biznesit e lidhin këtë trend jo vetëm me zgjerimin, por edhe me problemet në Kosovë.

Afaristi Ramiz Kelmendi ka deklaruar se do të vazhdojnë investimet ne Shqipëri.

“Ne si ELKOS/ETC vazhdojmë të investojmë në Shqipëri… qëllimi ynë është të zgjerohemi sa më shumë dhe ky zgjerim po ndodh në vendin tonë fqinj”.

Por ai paralajmëron se situata është më serioze.

“Disa biznese janë duke e lënë Kosovën krejt dhe duke shkuar në Shqipëri. Pra, jo duke u zgjeruar, por duke u zhvendosur. Arsyeja lidhet drejtpërdrejt me gjendjen në vend. Tani për tani, ne nuk kemi institucione funksionale… nuk ka stabilitet dhe siguri”.

Nga ana tjetër, përfaqësues të komunitetit të biznesit theksojnë vështirësitë konkrete që po i shtyjnë kompanitë jashtë vendit.

Kushtrim Ahmeti, drejtor në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, thotë për “Monitor” se Shqipëria prej kohësh është tërheqëse për shumë kompani nga Kosova.

“Shqipëria, prej një kohe të gjatë, është bërë pikë interesi për shumë kompani nga Kosova. Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë lëvizje ka të bëjë me nevojën e biznesit tonë që të shtrijë më shumë aktivitetin e tij, pasi vendi ynë fatkeqësisht nuk po ofron shumë mundësi. Këtu nuk duhet lënë anash edhe rritja e turistëve, të cilët po shtojnë dhe blerjet. Shqipëria, prej një kohe të gjatë, po ofron incentiva të ndryshme për bizneset e Kosovës, qoftë në formë zyrtare apo atë jozyrtare. Përpos kompanive në shërbim, apo edhe hipermarketet e njohura të Kosovës, drejt Shqipërisë po shkojnë edhe kompani prodhimi, për shkak të shumë problemeve me të cilat po përballen në Kosovë”.

Ai thekson se vështirësitë e të bërit biznes në Kosovë kanë marrë përmasa më të mëdha vitet e fundit, kryesisht për shkak të vendimeve të institucioneve të nxjerra pa komunikim dhe bashkëpunim me komunitetin e biznesit.

“Vështirësitë e të bërit biznes viteve të fundit janë rritur shumë. P.sh., ne si Dhomë e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka rreth dy vjet që po merremi me zhbllokimin e shumë kompanive, bllokadë të cilave ua ka shkaktuar Ligji për Pronën Publike.

Në këtë situatë, Shqipëria po shihet si një alternativë më e favorshme.

Sipas vlerësimeve të bizneseve, atje ofrohen kushte më të lehta operimi, treg më i madh dhe mundësi më të mëdha zhvillimi. Kjo reflektohet edhe në shifra, pasi mbi 600 kompani nga Kosova kanë hapur degë apo biznese në Shqipëri vitet e fundit, duke treguar një trend të qartë të orientimit të kapitalit jashtë vendit.

Agim Shahini, kryetar i aleancës kosovare të bizneseve e përshkruan situatën me tone alarmuese.

“Kosova gjatë vitit 2025 nuk ka pasur as Kuvend funksional dhe as Qeveri të qëndrueshme… ky është dështim i nivelit më të lartë. Importet kanë arritur në mbi 7 miliardë euro në vit, ndërsa prodhimi vendas po bie çdo muaj”.

Sipas tij, trendi i largimit të investitorëve është i qartë: “Po shohim një valë të qartë të largimit të kapitalit nga Kosova drejt vendeve fqinje, veçanërisht drejt Shqipërisë… kjo ndodh për shkak të mungesës së stabilitetit politik dhe kushteve për zhvillim”./Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj