E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Të dhënat e vizitorëve sipas shteteve tregojnë se shqiptarët e Kosovës, që mbajnë edhe 41.4% të totalit, shënuan rritje në 2 muajt e parë të vitit me rreth 2.5% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dy muajt e parë të vitit shënuan një nisje jo shumë të mbarë për turizmin ku për janarin pari një tkurrje me 1.5% të të huajve dhe për shkurtin një rritje të papërfillshme. Tur-operatorët nënvizuan se shkak për këtë kryesisht ka qenë moti i paqëndrueshëm por jo të gjithë grupet janë ndikuar nga kjo.
Të dhënat e vizitorëve sipas shteteve tregojnë se shqiptarët e Kosovës, që mbajnë edhe 41.4% të totalit, shënuan rritje në 2 muajt e parë të vitit me rreth 2.5% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë italianët vijojnë të jenë grupi me rritjen më të lartë në raport edhe më peshën që kanë në totalin e turizmit në vend. Konkretisht kjo rritje ishte 11.7% për 2-mujorin 2026. Italianët mbajnë në total 13.2% të totalit duke qenë grupi i dytë më i madh.
Edhe hyrjet nga Greqia ku ashtu si Italia jetojnë një pjesë e mirë e emigrantëve kanë pasur rritje me 2.5 për qind. Në total ishin mbi 93 mijë hyrje.
Gjermanët dhe francezët, që u rritën ndjeshëm vitin e kaluar, po na “braktisin”
Ndryshe nga këto grupe duket se pjesa më e madhe e grupeve të tjera kanë pësuar rënie në këtë 2-mujor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu për janar-shkurt në vend kanë hyrë 16.5 mijë shtetas gjermanë me një rënie 5.5% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në rënie ishin edhe francezët 13.9%.
Si gjermanët, ashtu dhe francezët ishin “risia” e vitit 2025,pasi shënuan rritje dyshifrore të të huajve, por kjo tendencë, të paktën për dy muajt e parë të vitit është përmbysur.
Edhe polakët hynë dhe 4.8% më pak sesa i njëjti 2-mujor i një viti më parë. Të tjera vende më tkurrje ishin edhe Kroacia, Zvicra, Holanda, Suedia, Çekia, Austria, Hungaria apo Sllovakia.
Pavarësisht këtyre treguesve të dy muajve të parë të vitit, turoperatorët nënvizojnë se ato nuk shënjojnë ecurinë e plotë që do të ketë viti.
Ata presin që me gjallërimin e tureve kulturore që vjen si efekt i ngrohjes së motit numri i vizitorëve t’i kthehet trendit rritës. Pritshmëria është që ky vit të ketë të njëjtën rritje që kishte viti 2025 kur u regjistruan 12.4 milionë hyrje.
Turizmi i organizuar, që është një segment i rëndësishëm, pret që fluturimet e para për sezonin veror t’i ketë në fund të majit për zonën e Golemit dhe qershorit për Vlorën por për këtë të fundit dilemë mbetet hapja e aeroportit për të cilin ende nuk ka një datë./Monitor.al
Prodhimi vendas bujqësor po kalon një situatë të vështirë këtë vit që është reflektuar në rën...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti p...
VLORË- Një person i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike ka hyrë në një qendër tregtare në V...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar masat zbutëse për disa zyrtarë të kompanisë Bankers, tha s...
Foto ilustruse VLORA- Qyteti i Vlorës do të përballet me mungesën e ujit ditën e nesërme. Përmes një njoftimi, Uj&e...
foto ilustruese EUROPË- Udhëtimi drejt Evropës mund të ndryshojë ndjeshëm në ditët në vijim. Sistemi i Hyrjes/...
TIRANË- Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve se po qarkullojnë mesazhe mashtruese, të cilat paraqiten në m...
KUKËS- Policia Kufitare e Kukësit ka goditur një rast të transportimit të emigrantëve të paligjshëm, duke a...
MAQEDONI E VERIUT- Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dalë në protesta në Shkup, ku kërkojn&eu...
TIRANË- Universiteti i Tiranës ka reaguar në lidhje me protestën e studenëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. N&...