LIVE UPDATES
Aktualitet

"Bumi turistik në Shqipëri!" Analiza e REL: Çfarë thonë statistikat?

Një vit më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte thënë se publikimi i fotografive e videove të plazheve të boshatisura ishte "sulm i organizuar" për ta dëmtuar turizmin në Shqipëri.

9 Gusht 2025, 13:04 Nga Doruntina Baftiu
"Bumi turistik në Shqipëri!" Analiza e REL:
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Miliona vizitorë, miliarda euro. Turizmi ka nxitur shumë nga diskutimet përreth Shqipërisë në vitet e fundit. Por, si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, vera ka sjellë edhe disa shqetësime se plazhet shqiptare kanë më pak njerëz sesa pritej. Një vit më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte thënë se publikimi i fotografive e videove të plazheve të boshatisura ishte "sulm i organizuar" për ta dëmtuar turizmin në Shqipëri.

Më vonë, ai tha se Shqipëria duhet të synojë turistë që shpenzojnë më shumë dhe jo vetëm të vazhdojë ta rrisë numrin e turistëve. Megjithatë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë, numri i turistëve është rritur sërish, edhe pse jo me trajektore aq pozitive sa në vitet paraprake.

"Bumi turistik në Shqipëri!" Analiza e REL:

Të dhënat e përdorura për këtë artikull tregojnë numrin e vizitorëve gjatë gjysmës së parë të secilit vit, pasi të dhënat për muajin korrik të këtij viti nuk janë publikuar ende.

Nga Azia, Afrika e Amerikat - numri i vizitorëve të huaj nga çdo cep i botës është rritur, në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve paraprake.

"Bumi turistik në Shqipëri!" Analiza e REL:

Megjithatë numri më i madh i vizitorëve të huaj në Shqipëri, rreth 95 për qind, janë nga Evropa - me Kosovën që, ndër vite, ka mbetur burimi më i madh i turistëve të huaj në Shqipëri.

"Bumi turistik në Shqipëri!" Analiza e REL:

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj që vizituan Shqipërinë vitin e kaluar shpenzuan rreth pesë miliardë euro. Kjo do të thotë që një vizitor shpenzoi mesatarisht 427 euro, shifër që, sipas Bankës së Shqipërisë, është më e ulët sesa e vendeve të rajonit si Greqia e Turqia. Por, Këshilli Botëror për Udhëtime dhe Turizëm (WTTC) ka parashikuar se shpenzimet e turistëve do të rriten këtë vit, duke arritur në 7.3 miliardë euro, apo 26.4 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

WTTC-ja parasheh se, deri në vitin 2034, sektori i turizmit do të punësojë rreth 314 mijë persona. Aktualisht, ky sektor punëson rreth 20 për qind të fuqisë punëtore në Shqipëri. Në jug, plazhet me gurë e ujë të pastër tërheqin numrin më të madh të vizitorëve, ndërkohë që, në veri, shumë vizitorë drejtohen për në Theth e Valbonë.

Por, sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, edhe disa muze dhe parqe kombëtare tërhoqën qindra mijëra turistë përgjatë vitit 2024.

"Bumi turistik në Shqipëri!" Analiza e REL:

Mbi 90 për qind e të gjithë vizitorëve të huaj e vizitojnë Shqipërinë për pushime ose vizitë te të afërm. Megjithatë, në vitet e fundit është rritur dukshëm edhe numri i udhëtarë kalimtarë, që hynë në Shqipëri vetëm për të shkuar drejt destinacioneve të tjera./ REL

"Bumi turistik në Shqipëri!" Analiza e REL:

turizmi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj