22 Nëntor 2023, 11:34
Nga r.ll
foto e postuar nga forumi
TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore është shprehur se çështja “Butrinti” vazhdon në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, së fundmi kërkuesit, deputetë të Kuvendit të përfaqësuar nga deputetja Ina Zhupa, kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Gent Ibrahimi, sepse është siguruar informacion që ky gjyqtar ka njohje a marrëdhënie miqësore me dy bashkëdrejtorët e Fondacionit (AADF) anëtarë të Bordit të FMB-së, që po merr me koncension Butrintin.
“Për kërkuesit, gjyqtari Ibrahimi, ndodhet ligjërisht në situatë të papajtueshmërisë për gjykimin e kësaj çështje, për shkak të lidhjeve me anëtarët e Bordit Drejtues të FMB-së, pjesëmarrës në gjykimin kushtetues. Gjyqtari sipas nenit 36-37 të ligjit nr. 8577/2000, duhet të kishte dhënë dorëheqjen, pasi vihet në dyshim paanshmëria e tij në këtë proces.
Ja shikoni këtë foto. Në këto kushte a duhet të vazhdonte gjyqtari Gent Ibrahimi të ishte pjesë e trupës gjyqësore, ku objektiviteti dhe panashmëria të paktën dhe dukshmërisht duket e cënuar?”, thuhet në postim.
gent ibrahimi forumi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 11:23
r.ll
foto nga permbytjet
MALËSI E MADHE- Dita e sotme ka sjellë reshje shiu në disa zona të vendit. Bashkë me shiun kanë ardhur ed...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 11:20
A.B
Emigrante
Nga Alessandro Mantovani, IL FATTO QUOTIDIANO
Nuk do të ketë gjyqtarë italianë në Shqipëri, të paktën fi...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 11:18
r.ll
erion brace
TIRANË- Javën e kaluar në Komisionin e Ekonomisë, deputeti Erion Braçe propozoi që vajzave dhe grave në Sh...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 10:51
r.ll
edi rama
SHKUP- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup, ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të pesë ven...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 10:46
A.B
Dritan Rexhepi
TIRANË- Kanë nisur procedurat për ekstradimin e Dritan Rexhepit, i cili u arrestua javë më parë në S...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 10:37
A.B
Kryeministria
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar të hënën si ditë zyrtare pushimi, me rastin e festave të në...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 10:19
A.B
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për i...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 09:32
A.B
Momenti i arrestimit
DURRËS- Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit 'Sundimi i Ligjit...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 08:48
A.B
Shqiptari
BRITANI E MADHE- Në një reportazh të publikuar në “Daily Express”, redaktori Zak Garner Purkis tre...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 08:37
A.B
Aksidenti
TIRANË- Adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Stjar – Bajkaj, sipas bluzave të bardha të sp...