22 Nëntor 2023, 10:19
Nga A.B
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani i përfshirë në raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.
Kapetani akuzohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 (njëzetë e dy) raste.
NJOFTIMI:
Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë përfunduar hetimet paraprake ndaj Ilir Kapetani, Specialist i Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Ky i fundit ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta, në formën e shumave monetare, nga qytetarë të ndryshëm dhe nga trashgimtarë të ish pronarëve, në këmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës. SPAK njofton se i pandehuri Ilir Kapetani është akuzuar se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, të kryer në 22 (njëzetë e dy) raste. Ndërkohë, të pandehurit D.L., A.G., D.D., V.Z., I.L., XH.V., G.T., L.A., J.Z., A.H., V.B., I.K., R.M., L.B., M.I., Y.N. dhe M.SH, të cilët janë subjektet që kanë dhënë përfitimet e paligjshme, janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq të kësaj çështje penale.
ilir kapetani
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 09:32
A.B
Momenti i arrestimit
DURRËS- Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit 'Sundimi i Ligjit...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 08:48
A.B
Shqiptari
BRITANI E MADHE- Në një reportazh të publikuar në “Daily Express”, redaktori Zak Garner Purkis tre...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 08:37
A.B
Aksidenti
TIRANË- Adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Stjar – Bajkaj, sipas bluzave të bardha të sp...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 07:36
A.B
Moti
TIRANË- Një masë ajrore e ngrohtë dhe e lagësht nga jug-jugperëndimi i Europës do të diktojë kushtet e mo...
Aktualitet
21 Nëntor 2023, 22:48
I.A
Armand Duka
TIRANË- Presidenti i FSHF, Armand Duka thotë se lojtarët nuk hynë në fushë me Ishujt Faroe me mentalitetin e duhu...
Aktualitet
21 Nëntor 2023, 22:26
I.A
Mesueset
VLORË- Për sherrin verbal e fizik të mësueseve në shkollën “Memo Meto” në Kuç të Vlor&e...
Aktualitet
21 Nëntor 2023, 21:55
I.A
Foto Ilustruese
KAVAJË- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kavajë-Durrës. Mësohet se nj&eu...
Aktualitet
21 Nëntor 2023, 21:52
h.k
Dy kryeministrat
ITALI-Plani i qeverisë italiane për të ndërtuar qendra emigrantësh në Shqipëri, nuk mund të kraha...
Aktualitet
21 Nëntor 2023, 21:14
h.k
Investigimi
VLORË-Blerina Muça, mësuesja e Bio-Kimisë, tregon se ka pasur një debat me një koleg të shkollës. De...
Aktualitet
21 Nëntor 2023, 21:07
h.k
Investigimi ne Vlore
VLORË-Mete Begaj tregoi se vëllai i tij është me prapambetje të rëndë mendore dhe nuk i shërb...