LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ “Të marr zvarrë e të thyej telefonin”, mësueset kacafyten për flokësh: Më tha “prostitutë”

Më pas, mësuese Blerina thotë se është bullizuar dhe ofenduar vazhdimisht nga kolegia Irma për faktin që sipas tij, ngaqë kolegia “mban syze optike është beqare”, apo duke e akuzuar për raporte intime me persona të ndryshëm.

21 Nëntor 2023, 21:14 Nga h.k
VIDEO/ “Të marr zvarrë e të thyej telefonin”,
Investigimi

VLORË-Blerina Muça, mësuesja e Bio-Kimisë, tregon se ka pasur një debat me një koleg të shkollës. Debati, sipas saj është regjistruar nga mësuesja e Anglishtes Irma Yzeiraj, e cila e ka kërcënuar me publikimin e videos. Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në fshatin Kuç të Vlorës, në shkollën “Memo Meto”, ku në datën 18 Tetor 2023 në ambientet e shkollës, dy mësuese janë konfliktuar jo vetëm verbalisht, por situara ka degjeneruar edhe në dhunë fizike.

Më pas, mësuese Blerina thotë se është bullizuar dhe ofenduar vazhdimisht nga kolegia Irma për faktin që sipas tij, ngaqë kolegia “mban syze optike është beqare”, apo duke e akuzuar për raporte intime me persona të ndryshëm.

Blerina Muça: Debati ka nisur në fund të muajit Maj diçka e tillë pa arsye nga ana e saj. Unë duke debatuar me një koleg, arsyeja domethënë, nuk kisha probleme me atë, kjo më regjistron dhe pas disa ditësh më kërcënon me këtë video e më thotë që “këtë video do të ta nxjerr tek “Jeta osh qef”, të të demaskoj dhe unë ndërkohë i them se cila është arsyeja, Më pas, më thotë që “arsyeja nuk je ti, është shkolla e drejtoreshë Muzikës” që të demaskonte drejtoreshë Muzikën. Aty u mbyll situata dhe zonja Irma ishte me kontratë. Vij këtë vit përsëri në shkollë dhe gjëja e parë që filloi ishin kërcënimet ndaj meje, me bullizim të tmerrshëm duke cënuar anën time morale.

Pyetje: Çfarë të thuhej konkretisht?

Blerina Muça: “Ke shkuar me shoferin e autobusit”, “je qorre”, “je e shëmtuar”, “të ka lënë Zoti të shëmtuar”, “je beqare”. Gjatë gjithë kohës në momentin kur më gjente vetëm, vinte së bashku me Lindita Idrizin, të dyja bashkë dhe krijonin situata ofenduese kundrejt meje. Fjalët më të rënda, “prostitutë”, “shet drogë”, “je e droguar”, “nuk të do familja”.

Pyetje: Ku agravoi gjithë ky konflikt?

Blerina Muça: Një ditë, si çdo ditë që vijmë në shkollë me furgonin e shkollës, si gjithmonë me kunjat e veta dhe ishte një moment kur unë nuk e durova dot dhe i thashë “çfarë problemi ke me mua?”. Pastaj më tha “dëgjo këtu, ti je një femër e degjeneruar, je një femër rrugaçe, je një femër e shëmtuar”, domethënë fjalët që i ka dëgjuar i gjithë kolektivi “je një femër imorale dhe unë të urrej për këtë gjë” dhe ndërkohë ja them dhe unë këto pasi ajo tha shumë fjalë për mua dhe unë i thashë “dhe ti je imorale për mua”. Në momentin që shkuam në oborrin e shkollës, zonja më vjen nga mbrapa, më kap për flokësh, duke bërtitur “do të të tërheq zvarrë, do të të shqyej”. Kjo më merr syzet optike sepse unë në njërin sy jam me 30% shikim dhe mundohet që t’i thyejë. Ja marrin nxënësit nga dora dhe ja japin drejtoreshës në dorë syzet. Drejtoresha e mbajti në mënyrë që të mos agravonte situata më tej. Kjo përsëri ja merr drejtoreshës dhe me një urrejtje të tmerrshme ja merr syzet dhe i shkasin përsëri nga dora. Përsëri për herë të tretë, nxënësit marrin syzet dhe ja japin drejtoreshës. Syzet m’u bënë copash.

Syzet janë optike dhe janë shumë të nevojshme për shikimin tim. Këto syze kanë pasur vlerën 370 Euro, janë blerë para 2 viteve. Më merr policia dhe bëjmë deklaratat. Drejtoresha bën mbledhje dhe zgjedh vetëm Këshillin e Disiplinës dhe të Etikës dhe prisja… por për këtë pjesë nuk u diskutua asgjë dhe drejtoresha më thotë që “ato po më kërcënojnë sepse ti je zënë me Çajupin, pra me mësuesin, debati i parë. Ke pasë një debat dhe ato më kërcënojnë se do ta publikojnë atë video sepse ti nuk ke marrë masë për ato 2 mësues. I them “drejtoreshë, akoma mbledhje?”. Më thotë “po, ja morëm këshillën e prindërve dhe vendosëm që ju të merrni nga një masë paralajmërim për heqje nga puna”. Por nuk qëndron ky problemi, por sepse ato të dyja vazhdojnë të njëjtën situatë, më ruajnë pas derës së klasës, më shajnë tek nxënësit.  

Një debat i nisur në furgonin e transportit ka shkuar në pikën që në ambientet e shkollës mësuese Irma e ka kapur nga flokët Blerinën dhe i ka thyer syzet.

Mësuese Blerina: Më jep lekët e syzeve!

Mësuese Irma: Moj, do të marr zvarrë! Do të thyej telefonin!

Mësuese Blerina: Do më thyesh telefonin? Mbush ti moj?

Mësuese Irma: Bëj video!

Mësuese Blerina: Ashtu më ke bërë dhe ti.

Gjatë konfliktit kanë qenë prezentë nxënësit dhe drejtoresha e shkollës. Në fakt, ky konflikt është mbajtur brenda shkollës dhe nuk është çuar as në ZVA dhe as në DRAP.

Drejtoresha: Blerina të të jap lekët dhe të blesh syzet?

Mësuesja: Jo, lekët do m’i japi ajo. Pse duhet të m’i japësh ti?

Drejtoresha: Çfarë duhet të bëj unë?

Mësuesja: Të merrje masë, që i takonte!

Drejtoresha: Unë e bëra detyrën. (I ka thënë mësueses tjetër) I ke bërë dëm ekonomik. Jepi lekët,-i thashë. Lëri të tjerat çfarë keni bërë!

Mësuesja: Besoj, je koshiente për të gjitha gjërat, që kanë ndodhur.

Drejtoresha: Jam shumë koshiente për çdo gjë.

Mësuesja: A të thashë “merr masë, që i takon, se ato do vazhdojnë”? Jo,- më the,- se do më çojnë në DRAP Fier me videon, që më kërcënoi mua.

Drejtoresha: Më dëgjo mua tani! Jo, nuk të kam thënë, se më kërcënon, por unë nuk kam marrë masë në Qershor për gjënë, që ndodhi.

Blerina: Po dhe ajo vjen me videon, më kërcënon.

Drejtoresha: Po, e ka marrë një video atje dhe thotë “Ti s’ke marrë masë”.

Mësuesja: Ke ankesa nga mua?

Drejtoresha: Jo!

Mësuesja: Kam sjellje të keqe me kolektivin, siç pretendojnë ato?

Drejtoresha: Vazhdo punën, siç e ke nisur!

Mësuesja: Çfarë pune të vazhdoj? Më shkulën flokët para gjithë shkollës dhe më thyen syzet. Çfarë pune të vazhdoj?

Drejtoresha: Me thashethemet e këtyre, unë ta jap të drejtën.

Mësuesja: Masa “Paralajmërim për heqje nga puna”. Unë nuk kam bërë gjë.

Drejtoresha: Ato luftën e kanë njësoj, si me ty, si me mua. Ne, nëse biem në nivelin e atyre dhe të përulemi, dhe të themi, dhe të merremi me llafet e atyre…

“Stop” ishte në shkollën “Memo Meto”, por mësuese Irma fillimisht u fsheh e më pas nuk pranoi, që konflikti ka ndodhur në ambientet e shkollës.

Gazetarja: Zysha përshëndetje, si je. Pse po vrapon?

Mësuesja: Nuk jam e detyruar që të…

Gazetarja: Pse po vrapon?

Mësuesja: Nuk po vrapoj, po ngjitem.

Gazetarja: A të pëlqejnë këto syzet që kam vendosur unë?

Mësuesja: Dukesh shumë bukur.

Gazetarja: Fatkeqësisht nuk i kam xhamat sepse i keni thyer ju. A ju kujtohet?

Mësuesja: Duhet të pyesni kolegen. Nuk mund të më filmoni…

Gazetarja: Nuk është nevoja që të ikni me vrap. Ti je krenare që ke rrahur një mësuese. Nga çfarë keni frikë që po fshiheni?

Mësuesja: Absolutisht, nuk dua të dal në televizor!

Mësuesja Dhunë nuk ka kryer njeri me të. Të jesh e bindur për këtë. Në ambientet e shkollës. Jashtë ambienteve të shkollës, unë e zgjidh ndryshe problemin me atë. Jam njeri! Nuk ke të drejtë! Nuk dua të përgjigjem!

Gazetarja: Po ju ishit krenare për veprimet që keni bërë. Nuk jam unë.

Mësuesja: Nuk mund të hysh ashtu!

Gazetarja: Nuk jam unë krenare që kam dhunuar një mësuese.

Mësuesja: Nuk kam dhunuar një mësuese. Nuk ke punë në ambientet e shkollës. Nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës!

Një fakt, provat tregojnë të kundërtën e asaj që mësuese Irma deklaroi, pasi sipas një përgjimi, ajo ishte shprehur me krenari për aktin e saj dhe madje kishte edhe ide se si dhuna ndaj mësueses do të bëhej lajm dhe gati kishte edhe titullin.

Mësuese Irma: S’bëhem pishman për asnjë veprim dhe asnjë fjalë, që kam thënë.

Denoncuesja: S’bëhesh pishman, që rreh njerëzit kot.

Mësuese Irma: Ty të tregova vendin njëherë.

Denoncuesja: Krenari e madhe që prek njerëzit me dorë, se ne s’kemi duar…

Mësuese Irma: Për mua krenari është. Ja, do dalim dhe në lajme. Do dalim dhe në lajme. Një mësuese? S’na pëlqen ky titull. Tek “Vlora neës” lexoje, që sot. “Një mësuese rrahu një mësuese”. Unë do komentoj: “Unë isha ajo, që e rraha”./Marre nga Tv Klan 

investigim ne vlore

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës