LIVE UPDATES
Aktualitet

Prirje e lartë për t'u larguar nga Shqipëria, studimi tregon arsyet

Ky studim bazohet në të dhënat e një sondazhi kombëtar të opinionit publik në të gjithë territorin mbi perceptimet, tendencat dhe pritshmëritë rreth fluksit të migrimit.

21 Nëntor 2023, 20:33 Nga h.k
Prirje e lartë për t'u larguar nga Shqipëria, studimi tregon
Foto ilustruse

SHQIPËRI-Në Shqipëri, studimi më i fundit nxori sërish shifra të larta mbi gatishmërinë e qytetarëve për të emigruar. Një pjesë e madhe e të anketuarve shprehen skeptikë për të ardhmen, ndërsa renditin si vështirësitë kryesore në Shqipëri mundësitë e pakta për jetesë të mirë, papunësinë, qeverisjen e dobët, korrupsionin, si dhe alternativat e pakëta politike.

Ekspertët pohojnë se tipari kryesor i emigrantëve shqiptarë është shkollimi i mirë i tyre. Studimi i sapopublikuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare në një konferencë rajonale mbi shpopullimin, migrimin dhe paqëndrueshmërinë, vërtetohen përsëri shifrat e larta të dëshirës për të rinjve shqiptarë për emigrim, ashtu siç ka ndodhur vitet e fundit.

Ky studim bazohet në të dhënat e një sondazhi kombëtar të opinionit publik në të gjithë territorin mbi perceptimet, tendencat dhe pritshmëritë rreth fluksit të migrimit.

Autori i studimit Andi Balla, thotë se “gjetja më e rëndësishme është që 13% e popullsisë në moshë universiteti dhe pune sot në Shqipëri ka gjasa të larta të largohet përkohësisht ose përgjithmonë në 5 vitet e ardhshme, nëse nuk merren masa të shpejta për të përmirësuar ekonominë, pagat dhe politikëbërjen”.

Studiuesi pohon se Shqipëria, si një vend me emigrim të lartë për disa dekada, po përjeton një rritje të shpejtë të moshës mesatare, dhe kjo tregon, sipas tyre, një prirje afgjatë që kërkon zgjidhje.

Shifrat mbeten të larta në matjen e dëshirës për të emigruar, në matjen e planeve afatmesëm apo afatgjatë për të emigruar, si edhe kur mendohet për të ardhmen e brezit tjetër, i cili shihet shpesh jashtë Shqipërisë. Këto të gjitha janë shqetësuese për një shoqëri që është ende shumë i madh emigrimi si në të shkuarën, në të sotmen dhe duket se do të jetë edhe në të ardhmen”, thotë studiuesi Balla.

Në studim theksohet se ndër shkaqet kryesore të emigrimit janë faktorët ekonomikë, faktorët e edukimit dhe arsimimi i fëmijëve, si dhe faktorët politikë e socialë, të cilët përbëjnë pamjen mbi të ardhmen, që shohin në vendin e tyre emigrantët e mundshëm shqiptarë.

Dukuria e emigrimit ka prekur gjithë vendet e Ballkanit perëndimor dhe dekadën e fundit ka patur një intensitet shumë të lartë, thotë drejtuesi i Qendrës për studime ekonomike e Sociale, eksperti i njohur Ilir Gëdeshi, por Shqipëria është më shumë e prekura edhe në sasi edhe në cilësinë e njerëzve që largohen.

“Nga të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor Shqipëria ka intensitetin më të lartë të emigrimit. Këtu duhet theksuar që cilësia e flukseve migratore nga Shqipëria është shumë e lartë se nga vendet e tjera të Ballkanit perëndimor. Kjo sepse nga Shqipëria largohen gjithë e më tepër persona me edukim të lartë dhe me profesione, çka e varfëron vendin. Studimi që u paraqit sot ka një rëndësi të madhe sepse ai tregon edhe tendencat e ardhshme të emigracionit shqiptar”, tha zoti Gëdeshi.

Ndërkohë ministri i Punëve të Brendshme Taulant Balla deklaroi sot në Tryezën e Konsultimit të Strategjisë Kombëtare të Migracionit me plan veprimi 2024-2030, se sfidat në përballimin e kësaj dukurie janë komplekse, ndërkohë që Shqipëria është e angazhuar dhe po përafron ligjet me Bashkimin Europian për arritjen e standarteve të miradministrimit në këtë fushë.

“Ne kemi një ulje të ndjeshme të flukseve të emigrimit të parregullt dhe azil-kërkimit nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian. Edhe drejt Mbretërisë së Bashkuar kjo është drastike: 90 për qind më pak se sa një vit më parë”, tha ministri Balla.

Dekadën e fundit dhe aktualisht publiku shqiptar I anketuar nga qendra të ndryshme shpreh një dëshirë të lartë për t’u larguar nga vendi përkohësisht apo përgjithmonë, për një jetesë më të mirë, për studime dhe për të ardhmen e fëmijëve.

Në sondazhe një pjesë e madhe e qytetarëve shprehen se problemet më të shpeshta që ndeshin në Shqipëri janë mundësitë e pakta për jetesë të mirë, papunësia, qeverisja e keqe, korrupsioni, cilësia e ulët e shkollimit dhe shëndetësisë si dhe alternativat e pakëta politike, që ofrohen, ndaj nuk janë optimist për të ardhmen e tyre dhe të familjes./VOA

largimi i shqiptareve

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen