LIVE UPDATES
Aktualitet

Grupi i goditur nga SPAK, VOA: I përfshirë në trafik droge nga Amerika Latine

Ish zyrtari i policisë Breçani dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar. Nuk është ende i qartë roli i tyre dhe ngjaret konkrete në të cilat mund të jenë përfshirë.

21 Nëntor 2023, 15:43 Nga I.A
Grupi i goditur nga SPAK, VOA: I përfshirë në trafik droge nga
SPAK

TIRANË- Grupi i goditur të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohet se bënin pjesë dhe ish zyrtarë apo oficerë të policisë, rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri. Nga 11 persona për të cilët ishin lëshuar urdhëra arresti, u kapën vetëm 5 prej tyre, ndërsa të tjerët rezultojnë të jenë jashtë Shqipërie. Në pranga përfundoi ish zëvendës Drejtori i Policisë së Tiranës Erzen Breçani; drejtuesi aktual i Hetimit të Krimit në Komisariatin 6 në Tiranë Dedan Gjoni; Bujar Gërmizi, një personazh i cili dyshohet të ketë aktivitet të ndjeshëm në trafikun e drogës, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin. Një tjetër oficere e policisë e cila punonte në drejtorinë e Kufirit Jonida Babameto, është lënë nën masën “detyrim paraqitje”. Mes personave në kërkim është Ervin Mata, një emër i njohur, i cili dhe më parë ka qenë i dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës.

Ish zyrtari i policisë Breçani dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Djali i tij, Eralb Breçani është po ashtu mes personave të kërkuar. Nuk është ende i qartë roli i tyre dhe ngjaret konkrete në të cilat mund të jenë përfshirë. Ndërsa oficeri i policisë Gjoni, dyshohet se ka ndihmuar Gërmizin, i cili synonte vrasjen e dy vëllezërve shqiptarë që jetonin në Britanin e Madhe, për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Gjoni mendohet të ketë implikuar dhe oficeren e kufirit, Babameto, e cila ka ofruar informacione për hyrje daljet në Shqipëri të vëllezërve të cilit ishin vënë në shënjestër nga Gërmizi.

Goditja e grupit u bë falë zbërthimit nga autoritetet policore europiane të aplikacionit SKY ETC, i cili përdorej nga grupet kriminale pasi ofronte komunikim të koduar. Në njoftimin e saj Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se hetimet janë zhvilluar “në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese hollandeze, belge, gjermane, braziliane, kolumbiane dhe franceze”. Sipas Prokurorisë së Posaçme “gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë i mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal”, ku përmendet sekuestrimi i 446 kg kokainë në Hollandë, në janar të vitit 2023, i 69 kg kokainë në Brazil në një muaj më pas, sekuestrimi në Erëitte i 166 kg marijuanë, e nisur nga Spanja për në Gjermani, apo dhe i një sasie prej 250 kg kokainë, e nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme, ndërsa është kërkuar sekuestrimi dhe i pasurive të cilat rezulojnë të jenë krijuar nga të ardhurat e siguruara nga aktivitetet kriminale. Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se “po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian”.

Marrë nga VOA

aksion ne tirane

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit