LIVE UPDATES
Aktualitet

“Casa Tatjana” bën konviktet shtetërore hostel, konflikt me qiradhënësin

Avokati Arben Llangozi, pasi u njoh me dokumentet dhe veprimet konstatoi shkelje e tha se këtë rast do ta marrë përsipër pa pagesë.

26 Dhjetor 2024, 21:45 Nga N.F
“Casa Tatjana” bën konviktet shtetërore hostel, konflikt
Foto ilustruese

VLORË- Emisioni “Stop” ndodhet në Vlorë me qytetarin Shkëlqim Meta, i cili tregon se në vitin 2022 i jep me qira objektin e tij Tatjana Bullës dhe bashkëshortit të saj për restorant tradicional, për 4 vjet. Por qiramarrësit e kthejnë atë në hostel. Shkëlqimi bën revokim të kontratës, por bashkëshortët Bulla nuk e lirojnë objektin megjithëse tani janë pa drita dhe ujë.

“Më thotë nuk të njoh dhe kur ia prish kontratën më mban peng objektin. Në vitin 2022 e kam dhënë me qira për restorant e shkruan dhe kontrata restorant, por e ka kthyer në hotel. Kemi pasur dhe konflikte kemi shkuar dhjetëra herë në polici, një herë vonon qiranë, një herë lekët e dritave dhe ofendime nga më të ndryshmet.

Jam i detyruar të prish kontratën dhe të më lirojë vendin, le të rrijë pa drita, pa ujë dhe nuk ma liron objektin. ‘Unë nuk iki, kam kontratën edhe 2 vite të tjera’, më thonë. Është Tatjana Bulla dhe Anest Bulla. Anest Bulla është burri i saj, kam bërë kontratë me atë, por ai nuk përgjigjet. Përgjigjet vetëm kjo. Unë kërkoj që të më lirohet objekti, të kem qetësi. Nuk i dua ato lekë para jetës. Ajo të bën të vetëgjykosh. Kemi vajtur në polici dhe polici i jep gjithmonë të drejtë asaj që ajo mund të bëjë çfarë të dojë se e ka marrë me qira, nuk quhet kontratë e prishur e njëanshme dhe nuk kam gjetur mbështetje”, tha denoncuesi.

“Stop” u takua dhe me zonjën Bulla, por ajo pretendon, se është në rregull me shtetin, pasi ka ndryshuar NIPT. Ajo nuk merr fare në konsideratë ndryshimin e njëanshëm të kontratës me qiradhënësin.

Gazetarja: Për çfarë përdoret objekti zonjë?

Tatjana Bulla: Objektin e kemi hostel.

Gazetarja: Hostel! Po këtu thotë restorant tradicional.

Tatjana Bulla: Jo e kemi kthyer mund të shkoni tek Zyra Tatimore, e kemi kthyer tek Zyra Tatimore.

Gazetarja: S’e keni kthyer tek kontrata e qirasë, sepse në kontratë është restorant.

Tatjana Bulla: Çfarë do të thotë kjo?

Gazetarja: Tek Zyra Tatimore ju keni ndryshuar biznesin, por duhet të ndryshoni dhe kontratën. Ndoshta pronari i objektit nuk është dakord.

Tatjana Bulla: Kush e thotë këtë sepse unë jam avokate.

Gazetarja: Dhe unë me avokatë kam folur që erdha deri këtu.

Tatjana Bulla: Jo, po çfarë kontrate kam prishur?

Gazetarja: Ju mund të ndryshoni NIPT-in sa herë të doni, por duhet të vini në dijeni pronarin e objektit.

Tatjana Bulla: Pronari e di shumë mirë, me konsensusin e pronarit e kam bërë.

Gazetarja: Si e keni marrë konsensusin e pronarit me shkrim?

Tatjana Bulla: Jo, jo!

Gazetarja: Ju me çfarë kompetence e mbani objektin peng? Ku e gjeni kompetencën ju?

Tatjana Bulla: Lërini këto pyetje me mua. Këto pyetje janë gjëra elementare. Unë kam një kontratë qiraje deri në vitin 2027.

Gazetarja: Që e keni shkelur.

Tatjana Bulla: Kush e thotë këtë gjë?

Gazetarja: Si mund ta bëni hostel, kur e keni deklaruar për restorant?

Tatjana Bulla: Unë e kam deklaruar shtetit dhe paguaj taksa.

Gazetarja: Ia keni deklaruar shtetit, por jo tek noteri sepse duhet të kishit rinovuar kontratën, qëllimin e kontratës. Çfarë kërkoni nga zotëria?

Tatjana Bulla: Unë nuk kërkoj asgjë, zotëria pse më ka hequr ujin dhe dritat.

Gazetarja: Zotëria nuk do më që ti të qëndrosh këtu, ka prishur kontratën. Ti sot mban peng objektin e dikujt.

Tatjana Bulla: Po, po.

Gazetarja: Me çfarë të drejta?

Tatjana Bulla: Kështu më do qejfi.

“Stop” mësoi se Tatjana Bulla, para se të merrte objektin e zotit Shkëlqim Meta, kishte qëndruar në konviktet shtetërore të Shkollës Mjekësore të Vlorës, nga ku e kishin nxjerrë me polici pasi publikonte hapësirat shtetërore i reklamonte për hostel.

Punonjësja: Ne e kishim problem, se ajo në Facebook-un e saj kishte hedhur “Casa Tatjana”, konviktin e shtetit e kishte bërë “Casa Tatjana”. Ne kishim tarifat tona, jo se na solli njeri, por e larguam për këtë gjë që bëri.

Gazetarja: Pra pretendonte të jepte objektin shtetëror për hostel?

Punonjësja: Po! Kaq! Në këtë moment i thamë fshi Facebook e të gjitha, ajo nuk donte dhe e ndoqëm.

Gazetarja: E ndoqët me polici besoj?

Punonjësja: Po, po me polici, se kështu nuk dilte.


Avokati Arben Llangozi, pasi u njoh me dokumentet dhe veprimet konstatoi shkelje e tha se këtë rast do ta marrë përsipër pa pagesë.

“Kemi një objekt të dhënë për qira që ka të bëjë me një destinacion të caktuar, që është mëngjesore dhe bar restorant. Nga ana tjetër qiramarrësi e ka tjetërsuar destinacion dhe komplet strukturën e këtij objekti. Kemi vepra penale të dhunimit të pronës, të shkatërrimit të pronës sepse janë dy gjëra të ndryshme dhe moszbatimi i kontratës vë përpara përgjegjësisë qiramarrësin të veprës penale të vjedhjes me anë të mashtrimit. Sepse destinacioni i pronës dhe shkatërrimi i pronës ka dhe mashtrimin brenda. Por pala duhet t’i drejtohet dhe Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ku duhet të kërkojë dorëzimin dhe lirimin e menjëhershëm të objektit, por ajo që është më emergjente është se duhet të veprojë menjëherë prokuroria sepse kemi një shkatërrim në masë të një pasurie të paluajtshme. Nga ana jonë merret përsipër të ndiqet kjo çështje, kundrejt asnjë pagese, çdo gjë do të mbulohet nga ne dhe ju si emision “Stop” në bashkëpunim”, tha avokati./ TvKlan.

konvikt vlore qiradhenes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj