LIVE UPDATES
Aktualitet

Daily Mail: Përkthyesja Eglantina Legisi 8.000 paund për të nxjerrë nga kampi një shqiptar!

Në rrjetën e gazetarëve investigativë ka rënë përkthyesja shqiptare Eglantina Legisi, e cila edhe pse e kontraktuar si përkthyese nga Ministria e Brendshme, së bashku me kolegë të saj, po ofrojnë shërbime të paligjshme për lirimin me kusht të emigrantëve.

5 Maj 2025, 19:58 Nga E. D

Daily Mail: Përkthyesja Eglantina Legisi 8.000 paund për të

BRITANI E MADHE- Një hetim i fshehtë i Daily Mail ka zbuluar se përkthyes të punësuar nga Ministria e Brendshme janë përfshirë në një skemë mashtruese fitimprurëse, e cila ka për qëllim lirimin nga qendrat e ndalimit të emigrantëve të paligjshëm, kryesisht shqiptarë.

Në rrjetën e gazetarëve investigativë ka rënë përkthyesja shqiptare Eglantina Legisi, e cila edhe pse e kontraktuar si përkthyese nga Ministria e Brendshme, së bashku me kolegë të saj, po ofrojnë shërbime të paligjshme për lirimin me kusht të emigrantëve.

Sipas gazetës britanike këta përkthyes marrin deri në 3,000 paund për të vepruar si dëshmitarë të rremë në gjykatë, duke siguruar lirimin me kusht të shtetasve shqiptarë që janë kapur duke hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente të falsifikuara ose në mënyrë të paligjshme, përmes varkave të vogla apo kamionëve. Gjithashtu pas investigimit të Daily Mail Ministria e Brendshme nisi një hetim urgjent dhe premtoi “veprim të shpejtë dhe vendimtar nëse është e nevojshme”.

Artikulli i plotë i Daily Mail:

Garantët e rremë dëshmojnë në gjykatë sikur janë të afërt të emigrantëve dhe premtojnë se do i strehojnë në shtëpitë e tyre nëse lirohen me kusht, por në realitet nuk kanë asnjë lidhje me të ndaluarit dhe nuk kanë problem që këta të jetojnë kudo  përfshirë edhe vende jashtë kontrollit të autoriteteve  nëse lirohen pa pajisje gjurmimi.

Organizata e mbikëqyrjes së avokatëve gjithashtu nisi një hetim pasi një avokat i tha gazetarit tonë (të infiltruar) se mund ta merrte çështjen edhe pse ishte i vetëdijshëm se garantuesi po paguhej dhe nuk kishte asnjë lidhje me emigrantin, duke shpjeguar se do t’i përgatiste ata për “atë që pritej të ndodhte në gjykatë.”

Gruaja që organizon këtë skemë mburret se është “100 për qind” e suksesshme. Ajo na shpjegoi se, meqenëse ajo dhe garantuesi që do siguronte punonin si përkthyes të pavarur për Zyrën e Brendshme, e njihnin “çdo gjë” për sistemin e imigracionit nga brenda.

Garantuesit dhe emigrantët e ndaluar marrin udhëzime se çfarë duhet të thonë dhe u tregohen fotografi të njëri-tjetrit për të mashtruar gjyqtarët që të besojnë se kanë lidhje mes tyre, tha ajo.

Garantuesit paguajnë një shumë garancie, zakonisht 1,000 paund, që gjithashtu u paguhet atyre paraprakisht nga emigranti i paligjshëm ose të afërmit e tyre. Kur gazetari i infiltruar shprehu shqetësime se gjyqtari mund të dyshonte për mashtrimin, ajo me të qeshur ia ktheu: “A mendon se qeverisë i intereson? Hajde tani, të lutem.”

Operacioni i saj i paligjshëm ishte një nga disa skema garantuesish të rremë që Mail zbuloi se po drejtohen nga shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, në atë që është kthyer në një treg të lulëzuar për të përmbushur qindra kërkesa për lirim me kusht që shkojnë çdo javë në gjykatë.

Hetimi ynë gjithashtu zbuloi se përkthyesja e Home Office që organizon skemën ishte shfaqur në televizion në Shqipëri për të kritikuar trajtimin e emigrantëve shqiptarë në Britani, ndërsa njëkohësisht planifikonte të mashtronte autoritetet britanike.

“Verifikimet për garantuesit gjatë seancave të lirimit me kusht zgjatin vetëm disa minuta dhe përfshijnë disa pyetje bazë. Garantuesit shpesh paraqiten në gjykatë përmes telefonit nga makinat dhe liria me kusht u jepet edhe kur përgjigjet e tyre janë të pakuptueshme dhe shpjegimet për shuma të mëdha parash në llogaritë e tyre pranohen pa hetim. Shqiptarë të tjerë publikojnë video në rrjetet sociale që tregojnë si të hiqen pajisjet e gjurmimit që vendosen si kusht për lirim me kusht.”

Udhëzimet ligjore të Zyrës së Brendshme për gjykatësit e imigracionit thonë se një “Mbështetës Financiar i Lirimit me Kusht” duhet të jetë një i rritur me qëndrim të përhershëm në Mbretërinë e Bashkuar, me një lidhje personale me emigrantin e ndaluar, ose të veprojë në emër të një organizate të njohur që kujdeset për mirëqenien e tij.

Gjykatësit duhet të vlerësojnë “besueshmërinë dhe reputacionin” e çdo garantuesi dhe, nëse është e nevojshme, nëse emigranti ka një adresë të përshtatshme për të jetuar para se të japin lirimin me kusht. Por familjarët e emigrantëve në ndalim zakonisht postojnë kërkesa për garantues në grupe shqiptare në Facebook në Mbretërinë e Bashkuar, shpesh me urgjencë sepse të afërmit e tyre po përballen me deportim.

Eglantina Legisi, një përkthyese e pavarur në Mbretërinë e Bashkuar që punon përmes agjencive për Home Office, gjykatat dhe policinë, si dhe për një avokat që merret me raste imigracioni, u përgjigj në tre nga këto kërkesa duke u kërkuar atyre që kishin nevojë për garantues të kontaktonin me të.

Përkthyesja, e cila vetë erdhi në Mbretërinë e Bashkuar e fshehur në një kamion pasi përdori pasaportë false për të ikur nga Shqipëria, më pas shpjegoi si funksiononte skema për një gazetar të infiltruar gjatë një takimi afër shtëpisë së saj në Ëelling, Kent.

Ajo i tha gazetarit, që po shtirej si mik i një shqiptari të ndaluar pasi hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, se për 3,000 paund, plus 1,000 për garancinë, mund të merrte një përkthyes tjetër që punon për Zyrën e Brendshme për të vepruar si garantor.

Zonja Legisi e siguroi gazetarin të mos”frikësohej” për zbulimin e mashtrimit, duke thënë se ajo dhe avokati do ta përgatisnin para seancës dhe se në gjykatë do t’i bënin vetëm disa pyetje të thjeshta. Për sa kohë që ai lirohej pa pajisje gjurmimi, mund të jetojë kudo dhe të punojë në mënyrë jozyrtare, shtoi ajo.


Ajo tha se avokati ku do e referonte çështjen e dinte që do përdorej garantues i rremë dhe “çdo gjë” që po bënin.Në një takim të mëvonshëm me Hassan Malik nga HM Legal Ltd në zyrat e tij në Rainham, Essex, ai ishte i gatshëm të vazhdonte edhe pse gazetari ngriti tri herë shqetësimin se emigranti dhe garantuesi nuk njiheshin, dhe ishte i vetëdijshëm që garantuesi po paguhej 3,000 paund.

Ai i tha se do të kërkonte 3,500 paund për tarifat dhe gazetari do të duhej të fliste direkt me znj. Legisi për garantuesin dhe “çfarëdo që ajo po kërkon për atë”.

Deri në 12,800 shqiptarë që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar shkelën kushtet e lirimit me kusht midis janarit 2022 dhe majit 2023.

Sekretari i Brendshëm në hije nga Konservatorët, Chris Philp, tha: “Këto raportime janë një turp. Këta përkthyes paguhen për të ruajtur integritetin e sistemit, por në fakt po e mashtrojnë sistemin dhe publikun britanik – shpesh për të ndihmuar emigrantët ilegalë të qëndrojnë në vend.”

Ai kërkoi që përkthyesit të shkarkohen “menjëherë” dhe të hetohen për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës. “Sistemi i imigracionit po keqpërdoret në shkallë industriale dhe nevojitet reformë rrënjësore”, shtoi Philp.

“Të gjithë avokatët duhet të përmbushin standarde të larta profesionale siç e pret publiku. Ky raport ngre shqetësime serioze. Ne po hetojmë dhe nëse gjejmë prova të keqbërjes, do të marrim masa për të mbrojtur publikun”, tha një zëdhënës i Autoritetit Rregullator të Avokatëve.

Avokati Malik mohoi çdo faj, duke thënë se nuk dinte për ndonjë pagesë për garantuesin, dhe se ishte informuar se ai do e njihte të ndaluarin pasi ishin të dy shqiptarë. Ai tha se znj. Legisi nuk punon për firmën e tij dhe komentet e saj nuk përfaqësojnë qëndrimin e tij apo të firmës. Znj. Legisi nuk iu përgjigj kërkesave të shumta për koment.

emigrante

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj