Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas rishikimit, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Turqisë (342 të burgosur për 100 mijë banorë), duke lënë pas Poloninë (203), dhe Hungarisë (187).
TIRANË- Në Shqipëri burgjet janë të tej mbushura, në raport me shumicën e Europës. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e të burgosurve për 100 mijë banorë në vitin 2023, me një normë prej 182.
Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte 111 të burgosur për 100 mijë banorë. Sipas Eurostat në vitin 2023 ishin 5017 të burgosur në Shqipëri. Eurostat e ka bërë llogaritjen me të dhënat e vjetra të popullsisë prej 2.75 milionë banorë. E përllogaritur nga Monitor, sipas të dhënave të Censit 2023, prej 2.42 milionë banorë, raporti i të burgosurve rritet në 207.
Pas rishikimit, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Turqisë (342 të burgosur për 100 mijë banorë), duke lënë pas Poloninë (203), dhe Hungarisë (187).
Vendi ynë është rekord dhe në rajon, i ndjekur nga Serbia (158), Mali i Zi (166), Maqedonia e Veriut (146). Më pak të burgosur në raport me popullsinë ka në Kosovë, me rreth 100 të burgosur për 100 mijë banorë, sipas World Prison Brief.
Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2023, në Bashkimin Europian ishin rreth 499 mijë të burgosur, çka përfaqëson një rritje prej 3.2% krahasuar me vitin pararendës. Kjo përkthehet në 111 të burgosur për çdo 100 mijë banorë, pak më shumë se një vit më parë, kur norma ishte 108.
Në nivel europian, kjo do të thotë se një person ishte në burg për çdo 897 banorë. Megjithëse numri aktual është më i lartë se vitet e fundit, ai mbetet dukshëm më i ulët krahasuar me vitin 2012, kur në BE kishte mbi 550 mijë të burgosur – niveli më i lartë i regjistruar që nga viti 1993.
Ka dallime të mëdha mes shteteve të BE-së sa i përket normës së të burgosurve për popullsi. Disa vende si Polonia, Hungaria dhe Çekia kanë norma dukshëm më të larta se mesatarja europiane, ndërsa vende të tjera si Finlanda, Holanda dhe Sllovenia raportojnë shifra shumë më të ulëta.
Kështu, Finlanda ka normën më të ulët në Europë me vetëm 53 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Holanda me 66 dhe Sllovenia me 68. Këto shifra pasqyrojnë qartë dallimet e thella në politikat penale, ku disa shtete favorizojnë ndëshkimin përmes burgimit, ndërsa të tjera investojnë në forma alternative si masat me kusht, rehabilitimi apo drejtësia rehabilituese.
Struktura demografike e popullsisë së burgosur në BE mbetet relativisht e qëndrueshme. Në vitin 2023, vetëm 5.4% e të rriturve të burgosur ishin gra, një përqindje që ka mbetur thuajse e pandryshuar që nga viti 2016. Megjithatë, ka dallime të ndjeshme midis vendeve për pjesëmarrjen gjinore, ku disa shtete raportojnë përqindje më të larta të grave në burgje, ndërsa të tjera mbeten në nivele minimale.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm është përbërja sipas shtetësisë. Në vitin 2023, një në pesë të burgosur në vendet e BE-së ishte shtetas i huaj në vendin ku ndodhej në burg. Përqindja mesatare e të huajve ishte 20.6%, thuajse e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Edhe këtu vërehen dallime të mëdha mes vendeve: disa kanë përqindje shumë të larta të të burgosurve të huaj, ndërsa vende të tjera regjistrojnë një pjesëmarrje pothuajse të papërfillshme./ Monitor
Pamje nga vendi i ngjarjes LAÇ- Tonin Ndoj, babai i Amarildos, një prej të plagosurve nga të shtënat me armë zjarri në...
Babai i të riut KLOS- Prej dy ditësh 29-vjeçari Ardit Beshiri rezulton i humbur pas çarjes së një rezervuari uji pra...
Xhisiela Maloku TIRANË- Ish e dashura e djalit të Rrahman Rrajës, Xhisiela Maloku ka marrë sërish vëmendje e mediave n&e...
Foto TIRANË- Ushqimet zënë një pjesë të madhe në importet e Malit të Zi, Bosnjës, dhe Shqipërisë n&e...
Arrestimi SHIJAK- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Shijak. Policia bën m...
Kushëriri i 29-vjeçarit KLOS- Prej dy ditësh 29-vjeçari Ardit Beshiri rezulton i humbur pas çarjes së një rez...
foto ilustruese SHKODËR- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Sh...
Monumenti Nena Shqiperi TIRANË- Sot, është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre p&...
Florenc Çapja TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg Florenc Çap...
foto ilustruese SHKODËR- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë. Sipas infor...