All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Dashuri e lënë në gjysmë, 30-vjeçari kërcënon ish të dashurën me foto intime

Autori i këtyre audiove që po lexoni është Miri, një 30-vjeçar nga Librazhdi. Prej disa javësh ai shan dhe kërcënon ish të dashurën e tij 25 vjeçare, e cila ka vendosur t’i japë fund çdo kontakti me të.

22 Nëntor 2024, 22:46 Nga E. D
Dashuri e lënë në gjysmë, 30-vjeçari
foto nga emisioni
All - Paragraf - 1

TIRANË- ** Kam videot e gjitha tuja këtu. Të gjitha….. Ku tmë det k**I, Kam me t degjeneru për atë zot.kam me ta nxi, jetën kam me ta q* në gojë. Q*fsha ropt mu në p*h. Të premton miri këtë lloj pjese, njëri nga ne të dy se di si do përfundoj. Mbase do ta ketë kismet dh e ndonjë tjetër, por mbase njeri nga ne të dy vdekjen do ta ketë. Të betohem në zot dac ku të duash ti. Mbase do ta ketë kismet dhe ndonjë tjetër.**

Autori i këtyre audiove që po lexoni është Miri, një 30-vjeçar nga Librazhdi. Prej disa javësh ai shan dhe kërcënon ish të dashurën e tij 25 vjeçare, e cila ka vendosur t’i japë fund çdo kontakti me të. Një veprim normal kur ka lidhje që nuk funksionojnë dhe çifte që vendosin të mos vazhdojnë më raportin e nisur.

Por me erën e re të teknologjisë, gjërat nuk janë më aq të thjeshta, sepse hakmarrja partnerit ose partneres gjen hapësirë në rrjetet sociale, të cilat janë kthyer si kënd fletërrufesh ku mund të baltosësh këdo. Dhe raste të tilla ju kemi treguar me dhjetra, kur djem dhe vajza, madje dhe me njëfarë moshe, gjejnë ngushëllim për ndarjen, në degjenerimin e ish-partnerit.

Po çfarë ka ndodhur me këta dy të rinj, që befas janë bërë armiqtë më të betuar? Ky mesazh i fundit duket se bindi të riun që të mos i shkruante më vajzës. Por jo për shumë kohë…. Dhe këtu ndodh diçka që vajza e konsideron si pabesi ndaj saj.... Edhe pse nga pamjet që do të shihni vajza nuk dukej aq e papërgatitur.

Kjo puthje duket si një veprim normal mes dy të rinjve të cilët kanë një raport me njëri tjetrin, sipas vajzës paska qenë një veprim i sforcuar dhe pa dëshirë. Kjo video që sipas 25 vjeçares është bërë pabesisht dhe padëshirën e saj, u u kthye në armë për Mirini cili nisi ta mbajë të renë nën presionin e publikimit.

Raporti mes të dyve po bëhej disi i çuditshmë... thuajse i pashpjegueshëm, sepse krahas situatës emocionale që shpjegon vajza, dukej se i riu kishte edhe qëllime të tjera, në të cilat ndjenjat nuk hyjnë aspak. Ndërsa vajza ishte përfshirë në këtë madhëdhënie aspak të shëndetshme, familjarët e saj kishin menduar t’i sajonin një mblesëri që me sa duket nuk funksionoi.

Tashmë përfshirë në këtë lidhje, vajza merr një vendim. Ndoshta ky person është i duhuri, pavarësisht të metave që mund të ketë. Duke parë që gjërat po merrnin për keq, 25 vjeçarja gradualisht nis të largohet nga ky person. Gjë që me sa duket i shkon për shtat edhe atij vetë. Por kjo shkëputje, në dukje e dyanshme, u kthye në një lloj ‘revenge porn’ ndaj vajzës.

Sepse gjatë kohës që kishin qenë së bashku, e reja, kishte bërë atë gabim fatal që bëjnë me qindra vajza,dërgimin e fotove dhe videove intime, partnerit. Dhe këto foto e video, të dërguara në mirëbesim, ishin kartolina e njohjes së 30 vjeçarit me familjarët e partneres së tij. Por Miri nuk do të ndalej këtu, por do të kërkonte ta çonte në një tjetër nivel këtë hakmarrje të pakuptimtë ndaj vajzës. 

Vajza në gjendje të rënduar emocionale refuzon kategorikisht të komunikojë me Mirin, gjë që e bëjmë ne, nëpërmjet telefonit të saj. Dhe këtu mësojmë diçka të re. Ai, përveçse ka dëshirë ta baltosë publikisht ish-partneren, edhe e kërcënon gjatë gjithë kohës me mesazhet audio që i dërgon. Tonet janë të acaruara dhe duket qartë se ky person ka probleme me menaxhimin e dhunës.

Ndaj dhe ne vendosim të komunikojmë me të. Miri, telefonatën e parë e bën me vajzën dhe pasi kuptoi diçka nisim ne të diskutojme më të. Ai në mënyrë kategorike refuzon ta ketë lënduar vajzën ndërsa na thotë që gjërat me të i ka mbyllur rreth 1 javë më parë. Justifikime që i përdorin gjithmonë personat që kapen mat. Gjithsesi, pas gjithë diskutimit, Miri refuzon kategorikisht të kërkojë falje vajzës dhe pohon se nuk ka frikë askënd. Por ndryshe rezulton pas disa minutash, në voice audion e rradhës ku i riu i kërkon vajzës të mos i publikohen mesazhet./PIRANJAT

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj