22 Nëntor 2024, 22:18
Nga E. D
foto ilustruese
LEZHË- Prej 5 vitesh banorët e Lezhës ankohen për fabrikën Inca, e cila merret me përpunimin e mbetjeve shtazore Banorët që vijnë kryesisht nga lagjet përreth fabrikës, janë ankuar vazhdimisht te insititucionet n.p.m peticioneve, videove, analizave, por asnjëra nga këto nuk i ka bindur organet ligjzbatuese që të veprojnë. Në këto kushte, ata vendosën të marrin edhe një hap të fundit, të protestojnë.
“Po na zihet fryma, edhe nuk jemi të zot me jetu në shpiat tona, me familjen tonë. Nuk na ngopet mushkëria me ajër dhe kemi nevojë për oksigjen. Sot është e pamundur që të hapim dyer-dritare.”
Përtej këtyre shqetësimeve që kushtëzojnë jetesën tyre, kjo ndotje ka shfaqur edhe probleme shëndetësore te ata.
“Unë jam azmatike me tri pompa. Kjo sëmundje më është bërë nga fabrika, kështu më kanë thënë mjekët. Ai ka shkarkim edhe në ujë. Disa banorë kanë bërë analizat edhe ka dalë shumë herë mbi normën e lejume. Ka një kanal aty poshtë fabrikës edhe i shkarkon aty. Që nga shtatori kemi nis me një peticion, kemi mbledhë rreth 1700 firma. Ju kemi dërguar një kërkesë institucioneve, peticionin, video të shkarkimeve atmosferike dhe të lëngshme në kanal. Ju kemi dërguar analizat e ujit, që i kemi bërë vetë të shkarkimeve në kanal dhe ata rezultojnë mbi norma.”
E ndërsa kësaj proteste i erdhi fundi, a pati ndonjë reagim do thoni ju? Në datën 8 nentor AKM i vendosi një gjobë në vlerën 10 mln lekë kësaj kompanie dhe masën pezullim të shkarkimeve të ujërave që dalin nga procesi teknologjik deri më marrjen e masave nga ana e subjektit. Mund të konsiderohej një lajm i mirë për këta qytetarë, por fatkeqësisht jo gjithçka mbaroi këtu.
5 ditë më vonë, edhe pse kompania e ka të ndaluar nga AKM që të shkarkojë ujërat e patrajtuara, ajo vazhdon ta bëjë pa u shqetësuar aspak. Lidhur me këtë problem, pronari i fabrikës e mohoi kategorikisht se tubi i shkarkimit të jetë i tij.
“Ai tub nuk është i vënë nga neve. Tubat tonë futen në kanalizimet e qytetit. Ne i paguajmë Ujësjellës-Kanalizimeve tarifën mujore për shkarkimet, që më pas ato të ikin në impiantin e trajtimit. Ne mendojmë që është bërë një lojë shumë e shëmtuar… Rrugës janë pusetat e kanalizimit, diku i kanë hedhë beton, është devijuar, është bërë diçka dhe bën që të devijohen ujërat vetëm e vetëm për të na kapur neve keq. Domethënë ujërat tuaj, që duhet të shkojnë te rrjeti, ku shkojnë? Nuk e di.”
E ndërsa ai akuzon AKM-në se ka marrë një vendim të padrejtë, isnpektori i kësaj të fundit hedh dritë mbi të vërtetën.
“Mostrën e kemi marrë te pika fundore e fabrikës dhe më pas n.p.m kanalizimeve ujërat derdhen në kanal. Prandaj eshte marre edhe masa, se eshte vertetuar lidhja me fabriken.” Pra, gjithçka e qartë, edhe pse fabrika vazhdon ende punën pa ndërprerje./PIRANJAT
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 22:09
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se ai bashkëpunon me agjencitë e SHBA-ve që prej vitit 2003 dh...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 22:06
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi sot se SPAK-u ka goditur thellë kulturën e pa ndëshkueshmëris&eum...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 22:05
E. D
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, thotë se nuk i ka ndjekur sulmet e panumërta të publikuara në media nga kreu i Partisë D...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:53
ZH.LL
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur se SPAK-u nuk ka një grafik me persona të profilit të lartë...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 22:00
M.B
\
Foto nga emisioni
TIRANA- Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ardhur një video nga fëmijët e shkoll&eu...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:58
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani i është përgjigj dhe akuzave të Berishës. I ftuar n&eu...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:55
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi sot se janë hapur hetime brenda Prokurorisë së Posaçme ndaj gjithk...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:44
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha sot se nuk shqetësohet nga retorika politike dhe se e kishte marrë parasysh. I ftuar&nbs...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:47
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka hedhur poshtë akuzat se hetimet kanë axhendë politike. I ftuar në...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 21:41
E. D
TIRANË- Indrit Picalli, i njohur mes miqve dhe si Eni Picalli, bëhet sërish protagonist disa javë pas denoncimit për të te ...