LIVE UPDATES
Aktualitet

Artisti kosovar Enver Petrovci bën deklaratën e fortë: Djali që mashtroi Tan Bramën më ka mashtruar edhe mua, më ka mijëra euro borxh

Kësaj here është artisti i mirënjohur Kosovar, Enver Petrovci, i cili ka rënë në grackën e mashtrimeve të Indritit.

22 Nëntor 2024, 21:41 Nga E. D

Artisti kosovar Enver Petrovci bën deklaratën e fortë: Djali

TIRANË- Indrit Picalli, i njohur mes miqve dhe si Eni Picalli, bëhet sërish protagonist disa javë pas denoncimit për të te “Piranjat” nga koreografi Dritan Brama. Kësaj here është artisti i mirënjohur Kosovar, Enver Petrovci, i cili ka rënë në grackën e mashtrimeve të Indritit.

Kontaktin e parë me Indrit Picallin, Enveri e pati kur ai i kërkoi t’i jepte autorizim për të vënë në skenë tekstin “Pasaporta”, të cilin Enveri ia kishte premtuar një studenti të Altin Bashës. Mirëpo siç pretendon Petrovci, Eni këmbënguli që Enveri të mos ia jepte tekstin studentit, por atij në këmbim të 3000 eurove, dhe për ta siguruar këtë bashkëpunim, ka marrë telefonin e Enverit dhe i ka dërguar një mesazh Altin Bashës, ku e njofton për mosautorizim teksti. Të paktën kështu pretendon Enver Petrovci. Ky i fundit thotë se premtimi për 3000 euro nuk u mbajt kurrë nga Indrit Picalli.

Ndërkohë Picalli nisi një tjetër bashkëpunim me Enverin, duke i kërkuar që të vendosë në skenë tekstin “Adrianës”, ku në kontratën që ka firmosur me Enverin, ky i fundit do të merrte rreth 13500 euro, si autor, aktor dhe regjisor, por edhe këto para ai thotë se nuk i ka marrë kurrë, edhe pse shfaqja u miratua dhe paratë nga Bashkia u dhanë. Në projektin “Adrianës”, Indrit Picalli përfshiu dhe një aktore të re, Altea Alushi, të cilën e prezantoi para Enverit si të fejuarën e tij.

Kjo e fundit sipas Enverit ishte jo korrekte, dhe u bë arsyeja se pse shfaqja nuk vijoi më tutje. Madje Enveri në rrëfimin e tij tregon se Altea një ditë gjatë provave, humbi telefonin personal dhe i kërkoi ndihmë Enverit për të blerë një të ri, dhe paratë për telefonin nuk ia ktheu kurrë, pavarësisht se për këtë marrëveshje doli garant edhe Indrit Picalli. Kur Enveri pa se paratë e tij nuk po merreshin, nisi të bëjë disa lëvizje për të kuptuar ngërçin. Ai mësoi se paratë e projekteve ishin dhënë nga Bashkia e Tiranës dhe kishin kaluar në Thesarin e Shtetit, i cili i kishte shpërndarë paratë në OJF-në e Indrit Picallit, “Teatri Magjik”.

Gjatë një bisede të regjistruar nga regjisori i mirënjohur Ilir Harxhi, Indriti pranon se paratë janë marrë, por nuk i ka marrë ai, dhe ndër të tjera premton se Enverin do e shlyejë shumë shpejt, por premtimi ende nuk është mbajtur. Një gjë e kuptueshme, nëse marrim parasysh edhe disa rrëfime të tjera të bëra nga Enver Petrovci. Ai tregon për gazetarin e “Piranjave”, Freard Rista, se Indrit Picalli e ka ndihmuar për të marrë pasaportën te Drejtoria e Policisë në Tiranë dhe përballë Enverit më pas ka pretenduar se polici i ka kërkuar 100 euro për lëshimin e pasaportës, shumë të cilën Enveri është detyruar më pas t’ja japë Indritit.

Më tej aktori Kosovar tregon se ka kërkuar ndihmën e Indritit për të instaluar internetin në banesë në Tiranë dhe i ka dhënë lekët në dorë për 1 vit abonim, por pas 1 muaji interneti u shkëput, pasi Indriti kishte paguar vetëm për një muaj.

Dhe për këdo që është kurioz të dijë se përse Enveri kishte besim të verbër te Indriti, aktori Kosovar tregon se në njohjen e tyre të parë, Indriti i ka kërkuar 300 euro borxh dhe ia ka kthyer brenda afatit. Kjo ishte dita kur Eni Picalli fitoi besimin e Enver Petrovcit, dhe gjërat u përkeqësuan deri aty, ku sot shuma e papaguar që pretendon Enveri, ka shkuar në rreth 18 mijë euro. Për këtë të cilën Enveri e quan mashtrim, ka bërë dhe një denoncim në Policinë e Tiranës./PIRANJAT

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet