Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Detaje nga aksidenti tragjik në Gramsh/ Viktimë mbeti një infermiere, mësuesja në gjendje kritike, niset drejt Traumës
Aksidenti ndodhi kur mjeti, në të cilin udhëtonin tre persona pjesë e personelit të shërbimeve në fshatra, doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.
26 Janar 2026, 15:44Nga E. D
foto ilustruese
All - Paragraf - 1
GRAMSH- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj. Bëhet me dije se infermierja Dëshira Hoxha ka ndërruar jetë, ndërsa mësuesja Albana Boja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, shoferi i kamionçinës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gramshit.
Aksidenti ndodhi kur mjeti, në të cilin udhëtonin tre persona pjesë e personelit të shërbimeve në fshatra, doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Sakaq, Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Dosja.al