Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Plagosi me thikë vajzën para vendit të punës, arrestohet 56-vjeçari në Durrës, ja si ndodhi ngjarja
56-vjeçari rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg. Ndërsa, e ëma e vajzës së plagosur punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes.
26 Janar 2026, 15:34Nga E. D
foto ilustruese
DURRËS- 56-vjeçari, i cili ditën e sotme plagosi me thikë vajzën e tij, Xhensila Ndoji, 24-vjeç është arrestuar nga policia. Mikel Ndoj ishte i divorcuar për shkak të dhunës së vazhdueshme që ky i fundit kishte ushtruar në familje.
56-vjeçari rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg. Ndërsa, e ëma e vajzës së plagosur punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes.
Krimi ndodhi në ambientet e jashtme të një agjencie imobiliare ku punonte vajza. I plagosur ka mbetur gjithashtu edhe kolegu i 24-vjeçares i cili ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e krimit. 24-vjeçarja Xhesika Ndoj dhe kolegu i saj i punës vijojnë në spital nën kujdesin mjekësor./Dosja.al