Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërsa Artur Jançajn, shefin e policisë së Orikumit, Gjykata e ka ndryshuar masën në detyrim paraqitje ku do të duhet të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji para oficerit të policisë gjyqësore në SPAK.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest shtëpie dy efektivët, Daniel Likskëndaj dhe Afrim Ferraj. Ndërsa Artur Jançajn, shefin e policisë së Orikumit, Gjykata e ka ndryshuar masën në detyrim paraqitje ku do të duhet të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji para oficerit të policisë gjyqësore në SPAK.
Kujtojmë se ata u arrestuan dy ditë më parë nga AMP, pasi hetimet e SPAK zbuluan se në shtator të vitit të kaluar, marrë një personi 270,000 lekë në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.
Masat e sigurisë:
Daniel Likskëndaj, Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum – Arrest shtëpie;
Afrim Ferraj, Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum – Arrest shtëpie;
Artur Jançaj, Shef i Stacionit të Policisë Orikum – Detyrim paraqitje.
Njoftimi i Prokurorisë:
"Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 24.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkesë për marrje në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, vendosur për shtetasit nën hetim: Daniel Likskëndaj, Afrim Ferraj dhe Artur Jançaj”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 228, 229, 230, 234, 237, 248, 249 dhe 466 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 5, datë 26.01.2026, vendosi:
1.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.2, datë 23.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarit Daniel LIKSKËNDAJ, i biri i M. dhe E. i datëlindjes ****, lindur dhe banues në ****, I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.
1.1.Urdhërohet shtetasi nën hetim Daniel LIKSKËNDAJ, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ****, në adresën: ****.
2.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.2, datë 23.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarit Afrim FERRAJ, i biri A. dhe i B., i datëlindjes ****, lindur e banues në ****, I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.
2.1.Urdhërohet shtetasi nën hetim Afrim FERRAJ, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ****, në adresën: ****. 3.Ndryshimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues , nga ajo e “arresti në shtëpi” në “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.2, datë 23.01.2026 Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Artur JANÇAJ, i biri N. dhe i D., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues në ****, I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3.1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Artur JANÇAJ, të paraqitet të Hënën e parë të çdo muaji, ora 11:00 (duke filluar nga e hëna e parë e muajit Shkurt 2026) para oficerit të policisë gjyqësore L.G, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
4.Për ekzekutimin e ketij vendimi, ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurori Elvin GOKAJ.
5. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi."/Dosja.al
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Klement Kursën, 39 vjeç, nga Dibra banues në Gjirokast&eum...
Kadastra Vlore VLORË- Vlora zyrtarisht nga 1 shkurti nuk do të ketë më kadastër. Mësohet se sot është miratuar...
Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi, nga mesdita e 26 janarit, bllokuan pikat kufitare për qarkullimin e mall...
MAQEDONI E VERIUT- Pas grevës së njoftuar nga shoqata e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut për pezullimin e qarkulli...
Policia Shkoder SHKODËR- Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe kapur 27-vjeçarin që vodhi një shumë parash. 2 ditë m&...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme. Shkak për p...
Bujar Sefa KRUJË- Janë publikuar përgjimet e Bujar Sefës, të shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi d...
Bujar Sefa TIRANË- Pas dy vitesh i shpallur në kërkim, Bujar Sefa u arrestua në Dubai dhe do të ekstradohet drejt Shqipë...
Foto ilustruese DURRËS- Janë zbardhur emrat e babë e bijë të përfshirë në një ngjarjen e rënd&...
Foto nga vendngjarja DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e plagosjes në Durrës, ku prindërit e vajz&e...