27 Shkurt 2024, 07:16
Nga h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Gazetari investigativ Spartak Koka ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur të krimit të familjes në Durrës.
I ftuar në Opinion Tv Klan për të folur në lidhje me këtë çështje Koka tregon se ka qenë Fatmir Meta, kushëriri i Pëllumb Metës, ai që konstatoi i pari se diçka mund t’i ketë ndodhur këtij të fundit.
Sipas gazetarit, të dielën, Pëllumb Meta dhe Fatmir Meta e kishin lënë për t’u takuar që të blinin një lopë, por kjo gjë nuk ndodhi asnjëherë. Kur kushëriri tentoi ta merrte në telefon, askush nuk iu përgjigj.
Këtu filloi dyshimi i parë. Më pas, Fatmiri shkoi bashkë me vëllain e të ndjerit për te shtëpia e Pëllumbit dhe përballë ju doli Hyseni, i cili bënte sikur nuk dinte asgjë.
Duke e parë të gjithë situatën, kushëriri pyeti djalin: “Mos i ke bërë ndonjë gjë Pëllumbit?”
Spartak Koka: Ka qenë Fatmir Meta, kushëriri i Pëllumb Metës, djali i xhaxhait, ai i cili ka sinjalizuar i pari dhe ka konstatuar se Pëllumb Metës diçka i ka ndodhur. Ishte njeriu më i afërt në komunikimet e përditshme me të. Të shtunën ka humbur kontaktet Pëllumb Meta; të dielën kishin lënë që të blinin një lopë, ndërkohë të dielën nuk i është përgjigjur në telefon. Është shqetësuar, ka telefonuar vëllain Pëllumbit, Ramazanin, dhe i ka thënë: “E ke parë gjë Pëllumbin?”
“Dy-tre ditë ka që e kam parë”, i ka thënë.
Të hënën kanë telefonuar djalit, sepse i binte vazhdimisht numrit dhe numri i dilte i fikur. Kanë telefonuar Hysenin dhe ai e dha edhe një intervistë sot dhe tha:
“Isha unë që shkova në shtëpi. E mora në telefon të hënë”. “Të martën pastaj”, tha, “jemi mbledhur bashkë me vëllain e Pëllumbit dhe i kemi vajtur në shtëpi. Në shtëpi na ka dalë Hyseni dhe djali tjetër dhe bënin sikur nuk dinin asgjë. I kemi detyruar ne që të bëjnë denoncim”. “I kam thënë”, tha, “mos i ke bërë ndonjë gjë Pëllumbit?”
Sepse sipas tij kishte një lloj kontradiksioni Hyseni me babain. Sipas tij nuk ka dal për të komunikuar me ta, as me vëllain, as me të, bashkëshortja dhe është ai të cilit i kanë insistuar gjatë gjithë kohës. Vëllai i Pëllumb Metës na thotë diçka tjetër. Na thotë që:
“Mua më ka sinjalizuar Hysen Meta për gjetjen e makinës, me datën 17. Dhe kur kam vajtur në vendngjarje, ka qenë Hyseni ai i cili më tha: ‘Xhaxhi, ja ku është makina’”.
Blendi Fevziu: Ju keni intervistuar edhe bashkëshorten e viktimës, çfarë thotë ajo?
“Bashkëshortja flet për dhunë. Dhunë fizike ndaj saj që në momentin që është martuar; dhunë të cilën e ka duruar gjatë gjithë këtyre viteve në mënyrë sistematike. Nuk flet për dhunë psikologjike ndaj fëmijëve, por jo për dhunë fizike. Dhe sipas saj, nëse do e denonconte këtë dhunë mund të rrezikonte. Ai mund të lirohej dhe mund ta vriste”, thotë Koka. /tvklan
krimi ne durres pellumb meta hysen meta hygerta meta
Aktualitet
27 Shkurt 2024, 07:05
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshmë atmosferike...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 22:49
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Hysen Meta, denoncoi zhdukjen e të atit të tij Pëllumb Meta në orët e vona të 13 Shkurtit. Ai de...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 22:46
h.k
Foto ilustruese
SHKODËR-Në 21 qershor, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transmetua një rast korrupsioni në...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 20:43
h.k
Foto ilustruese
GRAMSH-Një banesë është përfshirë nga flakët mesditen e sotme në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur në...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 22:23
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Motra e Pëllumb Metës, ka folur mbrëmjen e sotme mbi vrasjen e vëllait të saj nga fëmijët....
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 22:13
h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Shefi i Krimeve të Rënda në Durrës, Elton Shahin, deklaroi se tre fëmijët dhe bashkëshortja...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 22:01
h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Të tjera detaje dalin nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, ku tre fëmijë dyshohet s...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 21:59
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Në datën 14 shkurt 2023, emisioni investigativ “Fiks Fare” transmetoi denoncimin e një 50 vje&ccedi...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 20:38
Foto ilustruese
TIRANË-Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar fjalorin e rëndë dhe konfliktet që lindin prej komunikimeve n&eu...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 20:21
h.k
Foto ilustruese
DURRËS- Një sasi lënde plasëse është hedhur në pjesën e jashtme të dritares së nj&e...