LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë, si po shuhet Jugu i vendit

Të dhënat e detajuara të Cens 2023 lajmërojnë se zonat rurale, kryesisht në Jug të vendit do të shuhen në një të ardhme jo të largët, për shkak të mungesës së fëmijëve.

9 Dhjetor 2024, 07:31 Nga M.B
Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë, si po shuhet Jugu i
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Në njësinë administrative Frashër të Përmetit kur u zhvillua censi 2023 në çdo 100 banorë kishte më pak se dy fëmijë. Në Voskopojë gjithashtu në çdo 100 banorë kishte vetëm 2 fëmijë. Të dhënat e detajuara të Cens 2023 lajmërojnë se zonat rurale, kryesisht në Jug të vendit do të shuhen në një të ardhme jo të largët, për shkak të mungesës së fëmijëve.

Në njësitë administrative Frashër, Voskopojë, Pogon, Aliko, Zagori, Mesopotan, Ngraçan, Dhiver, Qendër Leskovik, Odrie, Finiq, Livadhja, Çepan, Dropull i poshtëm, fëmijët nën 14 vjeç ishin më pak se 5% të popullsisë së përgjithshme. Në 14 njësi administrative (nga 377 njësi administrative, ku janë të përfshira edhe bashkitë) numri i fëmijëve 0-14 vjeç zuri më pak se 5 për qind të popullsisë totale (shiko grafikun e mëposhtëm.

Në 32 njësi administrative të tjera shihet se, fëmijët 0-14 vjeç zunë 5-10 për qind të popullsisë së përgjithshme. Një 177 njësi administrative fëmijët zinin nga 10-15 % të popullsisë totale. Në 33 njësi fëmijët 0-14 vjeç zinin 15 deri në 20% të popullsisë totale dhe në vetëm në 24 njësi administrative fëmijët zinin mbi 20-27 për qind të popullsisë totale.

Ish-Komuna e Tërthores në Kukës renditet si njësia administrative më numrin më të lartë të fëmijëve në raport me popullsinë totale. Të dhënat e Cens 2023 treguan se në këtë njësi administrative 27 për qind e banorëve ishin në 14 vjeç. E dyta renditet njësia Administrative e Gjinajt po në Kukës në të cilën 26.1% e banorëve ishin fëmijë, e ndjekur nga ish Komuna Kolsh po në Kukës ku 25 % e banorëve ishin fëmijë.

Njësitë e Administrative të Kukësit kryesojnë për raportet ende të larta të fëmijëve në raport me popullsinë në krahasim me qarqet e tjera të vendit. Njësitë administrative, Zapod, Surroj, Fajzë, Shtiqen, Arrën, Grykë Qajë, Ujmisht, Golaj, Krumë, Bicaj, Kalis janë të gjitha pjesë e bashkisë Kukës dhe kanë numrin më të lartë të fëmijëve në raport me popullsinë me mbi 21 %, duke u renditur në krye të njësive administrative për popullsinë e re në moshë. Edhe këto njësi lindjet kanë rënë ndjeshëm gjatë tranzicionit, por sërish normat e lindshmërisë janë më të lartat në vend. Po nga ana tjetër këto njësi kanë edhe nivelin më të lartë të varfërisë në vend.

Të dhënat e Cens 2023 për përbërjen demografike lajmërojnë se si duhet alokohen fondet publike sidomos në arsim. Ndërsa në njësitë administrative të jugut duhet bërë gati më shpejt infrastruktura për moshat e vjetra. Teksa pjesa dërrmuese e banorëve në vend po shkon drejt plakjes, as pushteti vendor dhe as ai qendror nuk është duke përshtatur politikat sociale në raport me zhvillimet demografike. Në Veri po rritet braktisja e shkollës, për shkak të mbylljes dhe përqendrimit të shkollave, ndërsa në Jug mijëra të moshuar që vuajnë nga disa sëmundje kronike nuk marrin kujdes social.

Në censin e vitit 2011 grup-mosha 0-14 vjeç zinte 20.6 për qind të totalit të popullsisë, ndërsa në censin e vitit të kaluar 15.5%. Në vitin 2011 u numëruan 578,5 mijë të rinj nën 14 vjeç, ndërsa më 2023 vetëm 373,9 mijë më rënie 35%. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0 për qind nga 30,4 për qind vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4 për qind nga 16,7 për qind në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë 31,8 për qind dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve 19,9 për qind. Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët 19,0 për qind dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1 për qind. Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011./ Monitor

jugu i shqiperise

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje