Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë.
TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi prej dy ditësh ndodhet në intubim, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Këtë e konfirmoi ditën e djeshme shefi i urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi, i cili tha se 72 orët e ardhshme janë vendimtare për jetën e avokatit. Sipas tij Mëngjesi ka marrë dëmtime shumë të rënda në kokë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.
Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre. Nëse do shpalleshin fajtor dhe dënohen nga gjykata e Tiranës për kryerjen e veprës penale “Vrasje e funksionarëve publikë” kryer në bashkëpunim por mbetur në tentativë, këta persona rrezikojnë një dënim nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm. Kontrollet për kapjen e tyre janë shtrirë në gjithë vendin.
Për ngjarjen e rëndë është arrestuar edhe Dritan Nano, organizatori i dyshuar i gjithë sulmit ndaj avokatit. Deri më tani, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit, ku një familje që avokati ka përfaqësuar në një gjyq për çështje prone nuk respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar. I gjendur në këtë situatë dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues por nuk kanë rënë dakord, pasi avokati ka pretenduar se ka një kontratë me studion ligjore që duhet ta zbatojë.
Autori i vetëm në qeli për ngjarjen, i cili u vetëdorëzua, Dorian Alia ka deklaruar para hetuesve se ndodhej rastësisht në të njëjtën rrugë ku ishte dhe avokati pranë kopshtit, dhe sipas tij nuk ishte plan i menduar. Ai ka deklaruar se pasi e pa, i ka folur, dhe pasi avokati e ka injoruar e ka qëlluar vetëm një herë me grusht.
“I jam afruar dhe i kam folur, pasi avokati më injoroi e kam qëlluar vetëm njëherë me grusht dhe nga paniku që ai ra, u largova”- raportohet se ka deklaruar Dorian Alia.
Ai ka deklaruar po ashtu se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Dritan Nano, dhe se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqtë dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar përfshirjen, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Voci tha se Nano ishte organizuesi i sulmit dhe me autorët ishte takuar një muaj më parë. E gjithë ngjarja nga Partia Demokratike është cilësuar si sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama./Dosja.al
erzen brecani TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-shefit të policisë, Erzen Breçani, i cili ki...
MAT- Një ngjarje kriminale është parandaluar në Mat. Një 20-vjeçar ka dhunuar xhaxhain e tij ndërsa, u arrestua menjë...
kastriot ismailaj TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Kastriot Ismailaj, duke lënë kështu në fuqi dënimin...
Droga VLORA- Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se në fshatin Rromës, në vendin e quajtur “Përr...
kushtrim selimi dhe rexhina omeri TIRANË- Shefi i Sektorit të AMP-së në Durrës, Kushtrim Selimi dhe zyrtarja tjetër e AM...
pamje nga arrestimi LAÇ- Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për tre vepra penale ë...
foto e nderteses GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 33-vjeçare shqiptare në Omonia ka pë...
bimet narkotike KRUJË- Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim pasi u zbuluan në Krujë dy ambiente të sh...
olsian çela dhe silvio gonzato TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqip...
Foto ilustruese DURRËS- Çmimet e ujit për pesë bashki të tjera në vend janë rishikuar. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ...