LIVE UPDATES
Aktualitet

Në prag të sezonit turistik, bizneseve të Durrësit u shtrenjtohet uji me 7.7%, të Kavajës me 49%

Në disa raste tarifa për familjarët është lënë e pandryshuar e në të tjera ajo është rritur në varësi të bashkisë dhe të hapësirave që duket se është parë e arsyeshme pas aplikimit që është bërë nga ujësjellësi.

31 Maj 2024, 07:23 Nga M.B
Në prag të sezonit turistik, bizneseve të Durrësit u
Foto ilustruese

DURRËS- Çmimet e ujit për pesë bashki të tjera në vend janë rishikuar. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) miratoi tarifat për ato njësi që përfshihen në ndërmarrjen rajonale të Durrësit ku bëjnë pjesë bashki të tilla si :Durrësi, Shijaku, Kruja, Rrogozhina e Kavaja. Në disa raste tarifa për familjarët është lënë e pandryshuar e në të tjera ajo është rritur në varësi të bashkisë dhe të hapësirave që duket se është parë e arsyeshme pas aplikimit që është bërë nga ujësjellësi. Vendimi hyn në fuqi më datë 15.6.2024 dhe është i vlefshëm deri më 31.12.2026.

Por si kanë ndryshuar konkretisht çmimet për familjarët, insitucionet dhe bizneset në këto Bashki sipas vendimit te ri? Konkretisht për furnizimin me ujë familjarët në Durrës e Shijak sot paguajnë 70 lekë/m3 dhe po kaq është lënë edhe çmimi i ri që do të jetë në fuqi deri ne fund te 2026-ës. Sa i takon institucioneve publike ERRU ka vendosur që çmimi i tyre për furnizimin me ujë në këto bashki të jetë 16.6 për qind më i lartë sesa çmimi i vjetër. Për privatët apo bizneset në Durrës dhe Shijak çmimi i ujit do të rritet me 7.7 për qind krahasuar me çmimin aktual.

Në Kavajë çmimi i furnizimit me ujë për familjet sipas vendimit të ri parashikohet të rritet me 31.5 për qind. Nga 30 lekë/m3 ata do të paguajnë 50 lekë m3. Institucionet publike nga ana tjetër do të paguajnë një çmim 75 për qind më të lartë se çmimi aktual kurse bizneset e kësaj bashkie kanë një rritje me 40 për qind të tarifës së ujit.

Në Krujë çmimi i ujit për familjarët parashikohet të rritet me 34 për qind ku nga 35 lekë/m3 do të paguajnë 48 lekë/m3. Për institucionet publike çmimi do të rritet me 20 për qind ndërsa për bizneset në këtë Bashki nuk parashikohet të ketë rritje çmimi dhe do të vijojnë të kenë atë aktual që është 100 lekë/m3.

Bashkia e fundit është ajo e Rrogozhinës ku sipas vendimit të ERRU për familjarët parashikohet që furnizimi me ujë të mos ketë ndryshim. Ata do të vijojnë të paguajnë 48 lekë/m3 aq sa paguajnë edhe sot. E njëjta është do të ndodhë edhe me bizneset që do të vijojnë të mbajnë tarifën 100 lekë/m3 që është në fuqi. Institucionet publike do të paguajnë një tarifë të rritur me 6.6 për qind dhe nga 90 lekë/m3 do të paguajnë 96 lekë/m3.

Më herët ERRU miratoi çmime të rishikuara për disa ndërmarrje në vend që përfshijnë bashki të tilla si Fieri me Roskovecin dhe Mallakastrën apo Vlora me Lezhën ku kjo e fundit përfshin edhe Kurbinin, Rrëshenin, Rubikun./ Monitor

sezoni turistik

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet