LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhunohet operatori i një guide turistike polake në Përmet: U sulmova nga stafi i një agjencie udhëtimi konkurente

Operatori tregon se tre ditët pas sulmit i ka kaluar shumicën e kohës në spital dhe polici. Ai shprehet se ky sulm ka qenë i paramenduar, i planifikuar dhe i diktuar nga urrejtja dhe xhelozia, pasi sulmuesit ishin të informuar për itinerarin e tij. 

9 Gusht 2025, 15:04 Nga r.ll

Dhunohet operatori i një guide turistike polake në Përmet: U

PËRMET- Operatori i një guide turistike polake, Radoslaw Holowczyc është dhunuar brutalisht nga stafi i një agjencie konkurrente gjithashtu polake. Këtë e ka denoncuar vete Holowczyc në rrjetet e tij socile.  Ai është shprehur se ngjarja ka ndodhur më 2 gusht të këtij muajit, në një udhëtim turistësht, ku ai i udhëhiqte, në ujërat termale rreth Përmetit. 

Në reagimin e tij ai është shprëhur se Albi Miftari, bashkëpritës me Kinga Rosalia Stachóë të agjencisë së udhëtimeve Kaki Tours, dhe dy punonjësit e tij shqiptarë i kanë bërë pritë në vendin ku  kishte parkuar autobusin. 

"Më rrëzuan përtokë dhe filluan të më shkelmonin në kokë, gjoks, stomak, brinjë. Më grisën edhe vathët që kisha në veshë. Më grabitën gjithashtu telefonin, me vlerë disa qindra euro, dhe e thyen. Me shumë gjasa më vodhën edhe kapelen, e cila kishte vlerë sentimentale për mua, si pjesë e një trofeu.", ka treguar ai, ku shton se falë ndërhyrjes së dy tusristëve francezë, agresorët janë larguar. 

Operatori tregon se tre ditët pas sulmit i ka kaluar shumicën e kohës në spital dhe polici. Ai shprehet se ky sulm ka qenë i paramenduar, i planifikuar dhe i diktuar nga urrejtja dhe xhelozia, pasi sulmuesit ishin të informuar për itinerarin e tij.  Ai ka ndarë gjithashtu fotot e gjendjes së tij pas sulmit brutal dhe denoncimin në komisariat. 

Dhunohet operatori i një guide turistike polake në Përmet: UDhunohet operatori i një guide turistike polake në Përmet: U

REAGIMI I PLOTË:

Të shtunën e kaluar, une Radoslaë Holoëczyc, guide turistike polake, sulmova dhe u rraha brutalisht nga stafi i një agjencie udhëtimi polake konkurente. Pas tre ditësh në spitale dhe analizash, dhe disa ditësh rikuperimi, ndjehem mjaftueshëm i fuqizuar për t’ju treguar të gjithëve.

Si çdo të shtunë dhe më 2.08, 2025 udhëhoqa një udhëtim, një nga pikat e programit ishte një vizitë në ujërat termale rreth Përmetit. Pasi arrita në vend, i çova turistët në pishina dhe u ktheva te autobusi. Në zonën e parkimit, në një vend të izoluar të mbuluar me vegjetacion, ku nuk ka turistë apo kalimtarë, u sulmova nga Albi Miftari – bashkëpritës me Kinga Rosalia Stachóë të agjencisë së udhëtimeve Kaki Tours – dhe dy punonjësit e tij shqiptarë.

Albi erdhi nga përpara, punonjësit e tij, një nga e djathta, një nga e majta. Të tre filluan të më godisnin në kokë dhe fytyrë me grushte. Njëri prej tyre më përdredhi krahun që të mos mund të mbrohesha. Më rrëzuan përtokë dhe filluan të më shkelmonin në kokë, gjoks, stomak, brinjë. Më grisën edhe vathët që kisha në veshë. Më grabitën gjithashtu telefonin, me vlerë disa qindra euro, dhe e thyen. Me shumë gjasa më vodhën edhe kapelen, e cila kishte vlerë sentimentale për mua, si pjesë e një trofeu.

Një punonjës i katërt i zyrës së Kaki Tours – Mateusz, nga Polonia – ishte gjithashtu i pranishëm në vendin e ngjarjes. Ai u shfaq pas shpinës sime, nga ana e pishinave termale, për të më prerë rrugën e arratisjes. Nuk mori pjesë në sulm, por nuk u përpoq të qetësonte situatën, të largonte kolegët apo të thërriste ndihmë.

Ky sulm brutal u ndërpre nga dy turistë rastësorë nga Franca, të cilët erdhën duke bërtitur ndaj sulmuesve. Ata, në atë moment, u larguan duke më lënë të shtrirë përtokë dhe duke gjakosur. Nëse nuk do të ishin turistët francezë dhe ndihma e shpejtë e shërbimeve mjekësore shqiptare, nuk e di në çfarë gjendje do të isha sot.

Tre ditët e para pas rrahjes i kalova në polici, në prokurori, por kryesisht në spitale dhe analiza: fillimisht në Përmet, pastaj në Gjirokastër. Pas një sërë analizash, përfshirë një rezonancë magnetike të kokës, u transportova në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku u ekzaminova nga një mjek ligjor i Gjykatës së Lartë. Dëmtimet që kam pësuar përfshijnë dhimbje të shumta koke, përfshirë edhe ndërhyrje kirurgjikale, dëmtim të rëndë të parakrahut të djathtë, dëmtime të këmbës së poshtme të djathtë përfshirë gjurin dhe kyçin, duke e bërë të vështirë ecjen, plagë të shumta në fytyrë dhe plagë në veshë nga grisja e vathëve, goditje në gjoks dhe brinjë. Fillimisht, as qetësuesit nuk e lehtësuan dhimbjen e kokës të shkaktuar nga rrahja.
Syri im i majtë gjithashtu u dëmtua. Jam ende në pritje të një ekzaminimi të specializuar të oftalmologjisë për të treguar se në çfarë mase kjo rrahje ka ndikuar në përkeqësimin e shikimit tim. Jam djathtas, kështu që krahu im i përdredhur i djathtë e pengon jetën time të përditshme. Gjërat më të thjeshta, si veshja apo mbajtja e një piruni, shkaktojnë shumë dhimbje. Nuk mund të ngas as makinën, prandaj nuk jam në gjendje të shkoj në Sarandë/Ksamil, ku shpesh nis udhëtimet. Nuk mund t’i kryej plotësisht detyrat e mia profesionale.

Jam i bindur që ky sulm ka qenë i paramenduar, i planifikuar dhe i diktuar nga urrejtja dhe xhelozia. Sulmuesit dinin saktësisht kur, në çfarë ore dhe ku do të isha. Datat e udhëtimeve të mia janë publike në ëëë. Të enjten para rrahjes, shkrova në Instagram që do të isha në këtë vend të shtunën. Mateusz – një polak që punon për zyrën e Kaki Tours (i njëjti që ishte në vendngjarje dhe nuk më dha asnjë ndihmë) – e dinte orën e saktë kur unë shfaqem në zonën e ujërave termale, sepse jemi parë atje disa herë në javët e mëparshme, gjithmonë në të njëjtën orë. Vendi i sulmit nuk ishte as rastësor – sulmuesit zgjodhën një zonë të huaj, të mbuluar me vegjetacion dhe larg syve të njerëzve.

Jam nën kujdes të përhershëm të një psikologu, por kohët e fundit kam marrë gjithashtu shumë mbështetje nga ju, për të cilën kurrë nuk do të jem në gjendje t’ju falënderoj mjaftueshëm! Fatkeqësisht, ujërat termale për një kohë të gjatë do të lidhen për mua me dhimbje, megjithëse janë një vend i bukur në Parkun Kombëtar.

Në postimet e ardhshme do t’ju tregoj se kush dhe si po nxit spiralen e urrejtjes.

Jam i vetëdijshëm që postimet e mia mund të shohin komente nga llogari të rreme ose nga persona të lidhur me sulmuesit. Do të vazhdoj të mos reagoj ndaj tyre dhe do t’i fshij ato fyese.

 

radoslaw holowczyc berisha ne permet


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj