Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të pestë personat banues në Nikël, kanë dhunuar dhe kanosur dy bashkëpronarët e një sipërfaqe toke në Rrugën e Elbasanit, me pretendimin se kjo pronë ishte e njërit prej tyre.
TIRANË- Një sherr për toka ka ndodhur mes disa personave në Tiranë. Si pasojë e sherrit policia ka vënë në pranga katër persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Të pestë personat banues në Nikël, kanë dhunuar dhe kanosur dy bashkëpronarët e një sipërfaqe toke në Rrugën e Elbasanit, me pretendimin se kjo pronë ishte e njërit prej tyre. Njëri prej tyre, ai i shpallur në kërkim, pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës që kallëzuesit deklarojnë se e kanë blerë në vitin 2021, nga 1 shtetas tjetër.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pretendimi”. Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një sipërfaqe toke në Rrugën e Elbasanit, me pretendimin se kjo pronë ishte e njërit prej tyre, arrestohen 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të shtetasve L. H. dhe A. C., se 5 shtetas i kishin dhunuar dhe kanosur, pasi njëri prej tyre pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës që kallëzuesit deklarojnë se e kanë blerë në vitin 2021, nga 1 shtetas tjetër, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Pretendimi”.
Gjatë operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. A., 28 vjeç, E. B., 31 vjeç, E. T., 42 vjeç dhe A. Sh., 44 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi që pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës, E. T., 37 vjeç, të pestë banues në fshatin Nikël, Krujë, shokë me njëri-tjetrin.
Punohet intensivisht për kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Burgu FUSHË-KRUJË- Drejtoria e Burgjeve ka dalë me njoftim për shpërthimin me lëndë plasëse në ambie...
Para KAKAVIJË- Autoritetet në Kakavijë kanë sekuestruar 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara si t&eu...
foto ilustruese SARANDË- Policia ka arrestuar një person në Sarandë, me urdhër të Prokurorisë, pasi dyshohej se i kisht...
Foto ilustruese FUSHË-KRUJË- Në lidhje me shpërthimin me e ndodhur mbrëmjen e shkuar brenda perimetrit të burgut t&...
Foto nga operacioni FIER- Katër administratorë farmacie janë arrestuar në Fier, pasi tregtonin ilaçe të kontraban...
Burgu FUSHË-KRUJË- Të tjera detaje vijojnë të dalin nga ngjarja e mbrëmjes së shkuar e ndodhur në burgun e Fus...
pamje nga vendngjarja FUSH- KRUJË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në ...
Foto ilustruese KOSOVA- Teksa Policia e Kosovës thotë se situata aktuale në veri të vendit – dy vjet pas dhunës mes ser...
foto ilustruese KURBIN- Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”. Mësohet se ...
Foto ilustruese TIRANA- Sot do të zhvillohet etapa e katërt e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që...