LIVE UPDATES
Aktualitet

"Dimri në Kosovë nuk sjell vetëm të ftohtin, por edhe çmime të larta !" REL: Kur specat e domatet bëhen luks!

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, gjatë muajit shkurt, çmimi i pemëve dhe perimeve është shtrenjtuar për 5.5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

18 Mars 2025, 14:06 Nga M.B
"Dimri në Kosovë nuk sjell vetëm të ftohtin, por edhe
Foto ilustruese

KOSOVA- Dimri në Kosovë nuk sjell vetëm të ftohtin, por edhe çmime të larta të perimeve. Domatet, specat dhe trangujt - dikur ushqime të përditshme - tani janë bërë luks. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, gjatë muajit shkurt, çmimi i pemëve dhe perimeve është shtrenjtuar për 5.5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Konsumatorët si Erina, 23 vjeçe, e ndiejnë menjëherë ndikimin. Familja e saj 4-anëtarëshe ka një buxhet të kombinuar prej rreth 800 eurosh në muaj. Erina thotë se përpiqet ta menaxhojë me kujdes buxhetin ushqimor, por se rritja e çmimeve e bën atë gjithnjë e më të vështirë.

“Çmimet janë tepër të larta, në maksimum. Është e tmerrshme. Një kilogram speca kushton deri në pesë euro, ndërsa domatet dhe trangujt mbi dy euro”, thotë prishtinasja për Radion Evropa e Lirë.

Ajo tregon se ka raste kur nga dyqani kthehet me duar të zbrazura, sepse “ndihet në faj” të shpenzojë shumë për diçka që “do të duhej të ishte bazike” dhe “jo luks”.

Halil Vllasi, kryefamiljar i një familjeje 6-anëtarëshe nga Podujeva, përballet me sfida të ngjashme. I angazhuar në punë të ndryshme në sektorin privat, ai tregon se fiton deri në 600 euro në muaj, por shton se vetëm shpenzimet për ushqime e kalojnë këtë shumë.

“Nuk e di se si ia dalim. Punoj vetëm për ushqim. Tash është shtrenjtuar edhe më shumë, për shkak të Festës së Bajramit që po afrohet”, thotë Vllasi.

Krahasimi që u bëri Radio Evropa e Lirë çmimeve aktuale të tregut me ato të vitit 2020, zbulon se sa drastike ishte rritja. Pesë vjet më parë, specat kushtonin rreth 1.5 euro për kilogram - sot deri në 5 euro. Trangujt apo domatet kushtonin rreth 1 euro për kilogram - sot çmimi tyre i kalon 2 euro. Sipas ASK-së, të gjitha produktet bujqësore vitin e kaluar ishin për 46.8% më të shtrenjta krahasuar me vitin 2020.

Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci, përmend një faktor madhor: mungesën e prodhimit vendor gjatë dimrit. Për shkak të kushteve të vështira të motit dhe infrastrukturës jo të përshtatshme, fermerët kosovarë e kanë të vështirë të kultivojnë perime jashtë sezonit të rregullt. Mungesa, pastaj, plotësohet nga importet, por mallrat e importuara vijnë me çmime më të larta, për shkak të tarifave doganore, kostove të transportit dhe kërkesës në rritje.

“Një kilogram speca kushton pesë euro. Kjo situatë duhet të jetë alarm për institucionet. Duhet të gjendet zgjidhje që edhe gjatë kësaj periudhe të ketë prodhime vendore, në mënyrë që të ulet varësia nga importi dhe të ketë stabilizim të çmimeve”, thotë Rusinovci për Radion Evropa e Lirë.

Kosova mbështetet shumë në importet nga Shqipëria, Turqia, Greqia, Holanda dhe Izraeli. Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, vendi shpenzoi mbi 1.8 milion euro për importim të specave, domateve dhe trangujve në dy muajt e parë të këtij viti. Vetëm për speca u shpenzuan 1.2 milion euro, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar mbi 14 milionë euro. Disa fermerë, si Skënder Ramadani, shohin zgjidhje të mundshme, por thonë se kanë nevojë për mbështetje financiare. Kompania e tij “Fidanishtja e Godancit” rrit fidanë perimesh në sera dhe në verë kultivon speca, domate dhe tranguj. Por, prodhimi gjatë dimrit thotë se është sfidë.

“Temperaturat janë të paqëndrueshme. Në serë duhet të ketë investime të shtrenjta, nevojiten kushte të jashtëzakonshme për të dalë me prodhime në treg më herët. Është shumë e vështirë”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.

Eksperti i bujqësisë, Rusinovci, thotë se me grante apo subvencione nga institucionet, kultivimi i këtyre perimeve do të bëhej i mundur në çdo stinë.

“Faktori njeri mund t’i koordinojë dhe organizojë objektet e mbyllura - qoftë për lagështi apo temperatura të ulëta, nëse në to instalohen ngrohje dhe aparatura të reja teknologjike”, sipas tij.

“Unë do të bëja përpjekje nëse do të më siguroheshin donacionet”, thotë Ramadani.

“Edhe vetëm sikur dy javë më herët të dilnim me produkte në treg, do të ishte më e favorshme edhe për ne, edhe për konsumatorët”, shton ai.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nëse do t’i subvenciononte fermerët që mund t’i rrisin kapacitetet prodhuese gjatë sezonit të dimrit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. Një deklaratë e lëshuar nga kjo ministri në fund të vitit të kaluar, përmendi 89 milionë euro grante dhe subvencione të ndara për bujqësinë në vitin 2024, por nuk specifikoi se për cilat kultura bujqësore.

Përveç tyre, rritje çmimi kanë pasur edhe prodhimet dhe shërbimet tjera në Kosovë, sidomos që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 e këndej. Hov inflacionit i ka dhënë edhe pushtimi rus i Ukrainës që ka nisur më 2022. Disa ekspertë thonë se varësia e madhe nga importi ka diktuar jashtëzakonisht shumë çmimet në Kosovë.

Mesatarisht në vit, Kosova importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh - duke filluar nga produktet bazë deri tek ato ndërtimore - ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove - më së shumti produkte të metalit dhe plastikës. Paga mesatare në Kosovë është rreth 570 euro./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj