Dita e 54-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren ...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Nisin tensionet p...
Ajo shtoi se fëmijë, të moshuar dhe njerëz që kanë probleme shëndetësore, janë përballur me gazin lotsjellës dhe ujin me piper.
TIRANA- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Vatnikaj u shpreh se protestuesit janë përballur sot me një dhunë të paprecedentë nga policia.
Ajo shtoi se fëmijë, të moshuar dhe njerëz që kanë probleme shëndetësore, janë përballur me gazin lotsjellës dhe ujin me piper. Vatnikaj deklaroi se përveç kësaj, protestuesit janë përballur edhe me gjuhën e zgjatur kriminale të Taulant Ballës, Ulsi Manjës dhe të Edi Ramës.
Në fund, aktivistja tha se sa më shumë dhunë të ushtrohet nga policia, aq më shumë rritet rezistenca dhe solidariteti i qytetarëve.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Pavarësisht se prej 54 ditësh po protestojmë në mënyrë paqësore, sot jemi përballur me një dhunë të paprecedentë, të pajustifikueshme nga ajo që ne e quajmë Polici e Shtetit. Sot, fëmijë, të moshuar, fëmijë të tjerë, njerëz që kanë probleme shëndetësore, janë përballur me gazin lotsjellës, me dhunën e policisë, me ujin me piper dhe dhjetëra prej tyre gjenden ose në spital, ose në komisariate.
Sot, përballë nuk kemi pasur, ne themi, një polici që është me ne. Sot kemi pasur përballë gjuhën e zgjatur kriminale të Taulant Ballës, të Ulsi Manjës, të Edi Ramës dhe dorën e zgjatur të krimit në Parlament.
Ne e dimë që dhuna juaj nuk na mërzit dhe, kur na shantazhoni familjarët tanë, nuk na kërcënoni. Por, siç kemi pasur ne në fytyrën e shokëve tanë të arrestuar, ju themi se nuk ju kemi frikë. Nuk ju kemi frikë.
Sot, si asnjëherë më parë, kemi parë policë që fshihen për të mos kapur kriminelët. Ata policë që mbrojnë sot Edi Ramën dhe Belinda Ballukun kishin marrë urdhër që të na gjuanin, që të na rrihnin dhe të na arrestonin.
Megjithatë, sot Policia e Shtetit duhet ta shohë se sa më shumë dhunë të ushtroni ju, aq më shumë numra ka në shesh. Sa më shumë na rrihni, aq më shumë shtohet rezistenca jonë. Sa më shumë gaz të hidhni, aq më shumë solidaritet ka mes nesh. Prandaj, për këdo që mendon se i ka frikësuar aktivistët apo familjarët, ju themi se nuk ju kemi frikë./Dosja.al
Qytetari TIRANA- Një aktivist ka kërkuar që SPAK të marrë nën hetim Taulant Ballën, pasi ai i ka akuzuar protestuesit du...
Pamje TIRANA- Një aktivist ka deklaruar në protestën e cila po zhvillohet pranë Kryeministrisë, se sa herë 'regjimi' p&e...
Qytetari TIRANA- Qytetarët finalizojnë sot ditën e 54-të të revoltës së tyre, ndërsa pjesëmarja e tyre ës...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojn&e...
Edison Lika TIRANA- Aktivisti Edison Lika i cili u shoqërua nga policia gjatë protestës së ditës së sotme është lir...
Foto ilustruese GJERMANI-Një shofer shqiptar 24-vjeçar është proceduar nga autoritetet gjermane pasi injoroi urdhrin e policisë ...
Foto ilustruse TIRANË- Sot mbahet protesta e 54-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehen se...
Pamje gjatë protestës TIRANË- Media italiane RAI i ka kushtuar vëmendje protestës së zhvilluar këtë të enjte p...
Pamje TIRANA- Numri i qytetarëve të cilët janë shoqëruar nga policia, në lidhje me protestën e cila u zhvillua ditë...
Foto ilustruese VLORË- Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një incidenti me skaf pasditen e kësaj të enjteje në Vlo...