LIVE UPDATES
Aktualitet

Djali iu vra nga tritoli që u vendos për ato/ Babai i Enea Thomaraj tregon si i njihte motrat Nikolli: Gruaja u çonte bukë, u jepnim kafe

Alda Nikolli ishte në një lidhje intime me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani dhe që kishte një vajzë të vogël. Ndërsa Xhovana ishte e fejuara e të penduarit tjetër të drejtësisë Amarildo Nikolli.

29 Janar 2025, 21:17 Nga E. D
Djali iu vra nga tritoli që u vendos për ato/ Babai i Enea Thomaraj
motrat Nikolli

TIRANË- Artur Thomaraj, babai i 29-vjeçarit që humbi jetën nga tritoli në Elbasan, Enea Thomaraj thotë se nuk kishte informacione për motrat Alda dhe Xhovana Nikolli, për të cilat ishte destinuar lënda plasëse e vendosur në pas derës së apartamentit ku ato jetonin me qira.

Aq më pak të kishte njohuri për të shkuarën e tyre, të lidhur me dy eksponentë të rrezikshëm të krimit. Alda Nikolli ishte në një lidhje intime me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani dhe që kishte një vajzë të vogël. Ndërsa Xhovana ishte e fejuara e të penduarit tjetër të drejtësisë Amarildo Nikolli.

Motrat të cilat nuk pësuan asnjë dëmtim nga kjo ngjarje, pavarësisht se eksplozivi atë mëngjes ishte adresuar për to.

Vetë babai i Eneas, thotë se njëra nga vajzat që kishte edhe një fëmijë të vogël rrinte afërsisht prej 18 muajsh me qira në apartamentin përballë tyre.

Për shkak të fëmijës së vogël që kishte, bashkëshortja e tij, e ndihmonte shpesh me ç’të mundej qiraxhien përballë.

Artur Thomaraj: Lënda shpërthyese ishte vendosur në derën përballë me derën time. Përballë ishin një qiraxhi. Kishin një vit e ca që rrinin aty. I kemi afruar, u kemi dhënë kafe. Nusja i çonte bukë vajzës. Kërkonin tepsi për të bërë byrek i ndihmonim. Kjo pasi e ëma e asaj vajzës kishte të njëjtin emër me të nuses sime.

Por komshinjtë mesa duket nuk zgjidhen.

Dhe ky mesa duket ishte fati i keq i Eneas dhe i familjes së tij, të cilët tashmë vuajnë humbjen e trishtë të tij.

Një djalë që për të ndihmuar familjen, ishte i detyruar të punonte me tri turne.

I cili nuk i bëri kurrë keq në këtë jetë dhe që gëzonte respektin e gjithsekujt në shoqëri.

Artur Thomaraj: Ka ardhur një person që kishte pirë njëherë kafe me Enean duke qarë. E kishte njohur Enean rastësisht, ishte ulur në tavolinë dhe ai e kishte qerasur me kafe. Ishte i dashur më të gjithë. Kur dikush i kërkonte ndihmë, i çonte edhe me makinë në spital natën.

Edhe sot babai qan fatin e keq të të birit, teksa kujton se atë ditë që tragjedia ra në banesën e tyre, ai ishte pushim.

Dhe me trishtim të thellë thotë se sikur të kishte qenë ndryshe, djali i tij ndoshta sot do të ishte në jetë.

Dhe ai shpërthim që e vrau dhe e ndau nga jeta 2 muaj më pas, mund ta kishte kursyer./Në Shënjestër

motrat nikolli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj