LIVE UPDATES
Aktualitet

Djali akuzohet për plagosjen e Muçllarit, Maxhari: Rastisi atje dhe u fut në mes, e çova në polici

I pyetur se përse i biri është larguar kur nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, Gazmor Maxhari ka thënë se i biri është frikësuar pas përdorimit të armëve.

25 Qershor 2022, 21:15 Nga F.M
Djali akuzohet për plagosjen e Muçllarit, Maxhari: Rastisi atje dhe
Gazmor Maxhari

POGRADEC- Gazmor Maxhari, babai i Griseld Maxharit, 22-vjeçarit që u arrestua sot për plagosjen e Johan Muçlarrit ka mohuar që i biri të ketë lidhje me ngjarjen në fjalë. Në një intervistë për gazetarët, Gazmor Maxhari është shprehur se djali i tij është ndodhur rastësisht me të përfshirët në ngjarjen e ndodhur në prill të këtij viti. Ai tregon se i biri është future mes palëve vetëm për t’i qetësuar e për të shuar sherrin, por që nuk ka asnjë konflikt me familjen Muçlari, pronarët e hotelit “Voloreka” ndaj të cilëve ka pasur një sërë atentatesh. I pyetur se përse i biri është larguar kur nuk ka pasur lidhje me ngjarjen, Gazmor Maxhari ka thënë se i biri është frikësuar pas përdorimit të armëve.

INTERVISTA:

Gazmor Maxhari: Djalin e kanë plagosur si autor të ngjarjes, nuk është autor i asaj ngjarjeje. Djali im thjesht ka qenë duke shoqëruar personin që kreu plagosjen atë ditë. Ai thjesht ka rastisur atje.

Pyetje: Cili është roli i djalit tuaj?

Djali im ka qenë atë ditë xhiro me makinë (me autorin) është konfliktuar me palën tjetër, jo djali im, pasi ai ka qenë thjeshtë shoqërues atë ditë me autorin.

Pyetje: Ju po thoni që djali juaj akuzohet pa të drejtë?

Po dhe kjo është e vërteta që ai nuk është autor, ai koinçidoi atje. Ai ka ndërhyrë thjesht për të shuar sherrin mes palëve dhe ka parandaluar një ngjarje që mund të degradonte edhe më shumë.

Pyetje: Çfarë akuze rëndon sot mbi djalin tuaj?

Sot mbi djalin tim rëndon akuza si autor në ngjarje, në vrasje të mbetur në tentativë ndërkohë që sipas dëshmitarit okular djali im thjesht ka ndërhyrë për të ndarë sherrin.

Pyetje: Si u dorëzua djali juaj në komisariat, pse u fsheh?

Djali im u tremb dhe kishte frikë, ai iku nga frika e kësaj ngjarje.

Pyetje: Ju e keni dorëzuar vetë djalin, pse policia ka raportuar sikur e kapi ajo?

Tani, kohët e fundit unë kam komunikuar me djalin dhe kam arritur që ta bind edhe ai ishte ndërgjegjësuar pasi kishte parë në media që prokuroria po e akuzonte si autor dhe u bind që të dorëzohet. Unë kam bërë dorëzimin e tij bashkë me avokatin në datë 24 qershor, ora 10.30. Jam shumë i indinjuar pasi në të gjitha mediat kam lexuar që u kap një nga autorët, kur unë djalin tim e kam dorëzuar vetë duke njoftuar të gjitha instancat.

Pyetje: Ju po thoni që djali juaj duhet të gjykohet si ndihmës dhe jo si autor?

Po, prandaj unë e binda që ai të dorëzohet për të deklaruar të gjitha çka di. Që ai nuk është autor por shoqërues, djali im s'ka lidhje me palën tjetër dhe as konflikt. Ka dëshmitar okular të palës tjetër, i cili ka deklaruar që djali im ka ndërhyrë vetëm për ti ndarë.Unë kam besim që drejtësia do shkojë në vend. Ai të dënohet për fajin e tij dhe autori i ngjarjes për fajin që ka bërë.

Griseld Maxhari u arrestua sot. Ai akuzohet për veprat penale "Vrasja me dashje" kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"; "Prishja e qetësisë publike". Ndërkohë, autori tjetër, Firdeus Berberi është ende në kërkim. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 25 prillit. Johan Muçllari u paraqit vetë në spitalin e Pogradecit dhe para bluzave të bardha rrëfeu se dy persona i kishin bërë atentat. Ai kishte marrë një plumb në këmbë e një plagë të shkaktuar nga thika rrëzë qafës.

griseld maxhari johan muçllari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj