Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mungesa e tij vjen një ditë pas vrasjes së mikut të ngushtë, Gilmando Dani, i cili u ekzekutua me breshëri kallahnikovi në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit. Gilmando Dani, i njohur në qarqet kriminale si krahu i djathtë i Shullazit, humbi jetën në një atentat mafioz.
TIRANA- I dënuari për grup të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi, nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për dosjen e njohur si “Revanshi”. Mungesa e tij vjen një ditë pas vrasjes së mikut të ngushtë, Gilmando Dani, i cili u ekzekutua me breshëri kallahnikovi në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit. Gilmando Dani, i njohur në qarqet kriminale si krahu i djathtë i Shullazit, humbi jetën në një atentat mafioz.
Operacioni "Revanshi"
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe u firmosën 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës./ Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar një sot 53-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi u kap duke i sh...
Foto ilustruse TIRANË- Një akisdent tragjik ka ndodhur në Zall-Bastar. Sipas informacioneve paraprake një automjet ka dalë nga rru...
Pamjet e kamerave e të sigurisë TIRANA- Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeropo...
Foto ilustruse LEZHË- Policia ka arrestuar sot një 49-vjeçar në qytetin e Lezhës. Ai u arrestua pasi kishte ushtruar dhu...
Eduart Merkaj TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Eduart Merkaj, është thirr...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të prishë vendimin e shkallës së parë për ish-kryeproku...
Sulo Halili GREQI- Sulo Halili, 27-vjeçari shqiptar i cili u gjet i prangosur dhe i djegur në një makinë në Greqi, ësht&eum...
Vrasja TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas. Mësohet se autorët ki...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga policia, pasi goditi me grusht një 5...
Vrasja TIRANË- Detajë të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas. Mësohet se zona ...