6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas pamjeve të siguruara nga Dosja.al, ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, kur persona të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj automjetit ku ndodhej pasagjer viktima Gilamando Dani, i cili sapo kishte mbërritur në aeroport nga Barcelona dhe shofer ishte punonjësi i AMP-së.
TIRANA- Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, i cili i mori jetën Gilmando Danit dhe la të plagosur rëndë Muçi Shaljanin (i njohur me nofkën 'Sheqeri'), punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Sipas pamjeve të siguruara nga Dosja.al, ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, kur persona të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj automjetit ku ndodhej pasagjer viktima Gilamando Dani, i cili sapo kishte mbërritur në aeroport nga Barcelona dhe shofer ishte punonjësi i AMP-së.
Pamjet tregojnë se mjeti është qëlluar nga autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë. Në një moment, njëri prej tyre shihet duke zbritur nga automjeti, rimbushur armën dhe qëlluar sërish në drejtim të Danit, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit.
Pamjet e tjera tregojnë se vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës, ndërsa kalimtarë të rastit janë përpjekur të ndihmojnë personat në automjet. Pamjet dëshmojnë gjithashtu për prani të madhe qytetarësh dhe automjetesh në zonë në momentin e sulmit.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
Foto ilustruse LEZHË- Policia ka arrestuar sot një 49-vjeçar në qytetin e Lezhës. Ai u arrestua pasi kishte ushtruar dhu...
Eduart Merkaj TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Eduart Merkaj, është thirr...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të prishë vendimin e shkallës së parë për ish-kryeproku...
Sulo Halili GREQI- Sulo Halili, 27-vjeçari shqiptar i cili u gjet i prangosur dhe i djegur në një makinë në Greqi, ësht&eum...
Vrasja TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas. Mësohet se autorët ki...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në Durrës. Ai u arrestua nga policia, pasi goditi me grusht një 5...
Vrasja TIRANË- Detajë të reja kanë dalë nga vrasja e Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas. Mësohet se zona ...
Në kuadër të përkushtimit për barazinë gjinore, mbrojtjen dhe sigurinë digjitale të grave, Fondacioni Vodafone në...
Foto ilustruse LUSHNJË- Policia ka nisur hetimin ndaj një nëne 30-vjeçare në Lushnjë. Policia dyshon se ajo ka ushtruar dhu...
Elvis Kosova TIRANË- Elvis Kosova, që u raportua se ishte pronari i automjetit tip Benz, me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani dh...