Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në pranga kanë përfunduar Ferhat Zenuni, Ardian Ismaili, Andi Grabanica, Altin Maqastena dhe Bekim Zenuni. Këtij të fundit iu gjetën dhe sekuestruan 300 mijë euro të cilat nuk i kishte deklaruar.
TIRANË- Pesë shqiptarë të Kosovës janë arrestuar sot në Rinas pasi tentuan të kalonin në kufi mbi 400 kilogramë barna të dyshuara kontrabandë. Në njoftimin e policisë thuhet se barnat do të përdorenin për përgatitjen e lëndëve narkotike.
Në pranga kanë përfunduar Ferhat Zenuni, Ardian Ismaili, Andi Grabanica, Altin Maqastena dhe Bekim Zenuni. Këtij të fundit iu gjetën dhe sekuestruan 300 mijë euro të cilat nuk i kishte deklaruar.
Sipas informacioneve dyshohet se 5 të arrestuarit do të futnin në Shqipëri dhe më pas në Kosovë, barna të blera në Jordani. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 6 celularë.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Departamentin Operativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar "Transit".
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas kosovarë të cilët do të futnin në RSh, barna të dyshuara të kontrabanduara, që dyshohet se përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 1 057 840 tableta (barna) të dyshuara të kontrabanduara (me peshë 417.1 kg), 300 000 euro të cilat njëri prej të arrestuarve nuk i kishte deklaruar në PKK Rinas, si dhe 6 celularë.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në aeroportin e Rinasit, në hyrje të RSh-së, do të paraqiteshin disa shtetas të cilët në bagazhet e tyre dispononin mallra kontrabandë, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Departamentin Operativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Transit".
Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit kosovarë B. Z., 45 vjeç, F. Z., 34 vjeç, A. I., 23 vjeç, A. G., 20 vjeç, A. M., 21 vjeç.
Nga kontrolli i ushtruar në 14 valixhe (bagazhet e të arrestuarve), janë konstatuar 1 057 840 tableta (barna) të dyshuara të kontrabanduara, me peshë 417.1 kg, që dyshohet se përdoren si preparate për përgatitjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit B. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 300 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se 5 të arrestuarit do të futnin në Shqipëri dhe më pas në Kosovë, barna të blera në Jordani.
Medikamentet mjekësore, shuma 300 000 euro dhe 6 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
parashqevi simaku TIRANË- Rikthimi i Parashqevi Simakut pas zhdukjes së saj prej disa vitesh, ka qenë kryefjala e ditëve të fundit...
Nuredin Dumani TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar ditën e sotme q&e...
Foto nga arrestimi TIRANA- Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për shitjen e lëndës narkotike ekst...
arma KAMËZ- Një 15-vjeçar është vënë në pranga sot në Kamëz, pasi ka kanosur me armë zjarri bashl&...
Durres DURRËS- Një 50-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Arrestimi i tij ka ardh...
Nuredin Dumani TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar që dësh...
Nuredin Dumani TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar që dësh...
Aksidenti BERAT- Një aksident është regjistruar mbremjen e djeshme në hyrje të qytetit të Beratit. Ngjarja mësohet...
GJKKO TIRANË- Me vendim të Gjykatës së Posaçme, janë sekuestruar 27 pasuri të Kreshnik Budlla e Erneo ...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e Martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashiko...