LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do vras veten”/ Vajza bullizohet në shkollë, djali bullizues s’pranon largimin nga klasa: Do pi fostoksinë!

E ëma e të miturës ka treguar për gazetarët se është ankuar disa herë tek mësuesja kujdestare, por nuk është bërë asgjë.

30 Janar 2024, 22:13 Nga M.B

 

“Do vras veten”/ Vajza bullizohet në shkollë, djali
Foto ilustruese

TIRANA- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një vajze të klasës së 8-të në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi”, e cila sipas të ëmës prej 2 vitesh bullizohet nga shoku i klasës në mënyrë të vazhdueshme. Situatë e cila së fundmi ka shkuar në sharje në orën e mësimit, çka e ka prekur akoma më shumë vajzën. E ëma e të miturës ka treguar për gazetarët se është ankuar disa herë tek mësuesja kujdestare, por nuk është bërë asgjë. Madje sipas saj është mbledhur këshilli i disiplinës i cili ka vendosur që djali të ndërrojë klasë deri në qetësimin e situatës, por kjo gjë nuk është zbatuar, pasi djali ditën pas këtij vendimi ka rishkuar në klasën e tij.

“Dua të më qetësohet vajza, ajo nuk do të shkojë në shkollë, ka rënë fare nga mësimet, më thotë do vras veten”, thotë e ëma e vajzës e përlotur.

Ndërkohë në mbledhjen e këshillit të disiplinës që Fiksi e solli me zë dhe figurë, drejtoresha e shkollës pranonte se sjellja e djalit ndaj vajzës ka qenë e përsëritur. Madje në prezencë të djalit dhe prindërve të tij drejtoresha e bën atë fajtor me ton të lartë. Dhe i thotë se do i ndërrohet klasa. Ky vendim ka rënduar situatën psikologjike të djalit, ky i fundit këtë herë ka kërcënuar se do pijë fotoksinë, çka ka bërë që drejtoria e shkollës të kuptojë gabimin që ka bërë me marrjen e vendimit për ndryshim klase dhe ta rikthejë në klasë.

Fiksi solli komunikimin e drejtoreshës me prindërit e vajzës pasi dështoi në kalimin e djalit në tjetër klasë duke u sugjeruar këtyre të fundit kërcënimin e djalit. “Ta kapte burri jot djalin dhe t’i thoshte do të zhduk dhe ai s’do e bënte më”, i thotë drejtoresha nënës së vajzës.

Gazetarët kërkuan një përgjigje nga drejtoresha e shkollës, por nuk e morën një të tillë. Kështu ju drejtuan Zyrës Vendore Arsimore, kjo e fundit sqaroi se shkolla e ka informuar për rastin dhe situatës mes fëmijëve që ka ndodhur vetëm njëherë.  Pra drejtoresha e shkollës rastin e ka rqportuar pranë ZVA-së si rast të ndodhur vetëm, duke rënë ndesh me ato çka drejtoresha  ka thanë  në komisionin e disiplinës, që rasti është i përsëritur. Kështu për shkollën është e rëndësishme që të tjerët të mos e marrin vesh se çfarë ka ndodhur sepse nuk janë marrë masat në kohën e duhur. Ndërkohë, psikologia Denada Toçe tregon se në shkolla ka një mungesë të theksuar të strategjive nga psikologët për trajtimin e bullizimit, dhe se ky i fundit mund të çojë dhe në dëmtim të vetes.

“Nuk duhen ndërshkuar fëmijët menjëherë, por duhen edukuar dhe duhet punuar me ta”, thotë Toçe.

Marrë nga Top Channel

 

bullizmi shkolle

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj