LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja e call centerave/ Zbulohet dyshja kryesore që përfitonte kriptot në Tiranë, si përfituan mbi 8 milionë dollarë në...

Indicien e dhanë autoritetet austriake për shtetasit Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra përfituan respektivisht 3.219.915 dhe 4.811.154 dollarë në formën e kriptovalutave.

16 Prill 2026, 12:07 Nga E. D

Dosja e call centerave/ Zbulohet dyshja kryesore që përfitonte kriptot

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me dosjen hetimore të goditjes së Call Centerve në Tiranë. Sipas dosjes, zbulohet se si dy shtetas përfituam mbi 8 milionë dollarë në formën e kriptovalutave. Indicien e dhanë autoritetet austriake për shtetasit Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra përfituan respektivisht 3.219.915 dhe 4.811.154 dollarë në formën e kriptovalutave.

Ndërkohë pas gjurmimit të këtyre kriptovalutave është zbuluar se si këta dy persona arrinin t’i këmbenin ato në valuta të ndryshme. Në dosje thuhet se Tedi Agastra në bashkëpunim me babanë e tij, Arbëror Agastra i cili kishte në pronësi një zyrë këmbimi valutor “Alba Forex” ku është dokumentuar këmbimi i kriptovalutave.

Pjesë nga dosja:

Nga ana e autoriteteve Austriake nëpërmjet Oficerit të kontaktit në datë 14.01 jemi informuar se rrjeti i Call Centerave për të cilin po hetohet kishte lidhje me dy shtetas te cilët sipas tyre ishin përfitues fundor të kriptovalutave të këtyre Call Center. Sipas këtij informacioni këta ishin shtetasit Mateo Hoxha, i cili kishte përfituar në total 3.219.915 USD dhe shtetasi Tedi Agastra i cili kishte përfituar 4.811.154 USD.

Në kuadër të hetimit të një procedimi tjetër të zhvilluar pranë kësaj prokurorie konkretisht Procedimit Penal 3167/2024 të realizuar nëpërmjet metodave speciale të hetimit është arritur të dokumentohej dhe në përfundim të lëshoheshin nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë 19 urdhër arreste për veprat penale të “Ushtrimi pa licencë të veprimtarive financiare” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 170/ç dhe 180.

Vlen të theksohet fakti se në procedimin e mësipërm njëri nga të arrestuarit ishte dhe shtetasi Tedi Arbëror Agastra, i datëlindjes 19.06.2003. Ky shtetas në bashkëpunim me babain e tij i cili ka zyrën e këmbimit valutor “Alba Forex” të ndodhur në rrugën “Abdyl Frashëri”, ku në procedimin tjetër i është dokumentuar këmbimi i kriptovalutave në para FIAT.

Babai i tij shtetasi Arbëror Agastra është nën masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”. Në lidhje me shtetasit Mateo Hoxha rezulton të jetë njohje dhe punonjës nga muaji Dhjetor 2024 i zyrës së këmbimit valutor “Alba Forex”.

Në datë 20.01.2025 oficeri i kontaktit ka informuar nëpërmjet shkresës përkatëse se në shtetin austriak janë depozituar kallëzime të reja nga shtetas austriakë. E dëmtuara është kontaktuar nëpërmjet telefonit nga këshilltarë financiarë të supozuar dhe është ftuar që të bënte investime në platformën “imctrading”. Transaksionet janë kryer në data të ndryshme.

Pas interesimit të të dëmtuarës në sistemin “OKX”, në datë 01.01.2025 “OKX” ka kthyer informacion të detajuar për trasnaksionet dhe këto transaksione lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me shetasit Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra. Të dy këta shtetas gjatë vitit 2024 kanë marrë vlera të konsiderueshme në adresa Kripto dhe më pas i kanë transferuar në adresa të tjera Kripto./Dosja.al

mateo hoxha tedi agastra

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj