LIVE UPDATES
Aktualitet

Nën hetim për shpërdorim detyre/ Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona! 4 prej tyre ish-zyrtarë të IMT-së

Sipas hetimeve, këta persona, gjatë ushtrimit të funksioneve publike, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e shtetit dhe subjekteve të tjera. Konkretisht, tre prej të pandehurve, shtetasit M.B, B.M dhe Sh.T akuzohen për “Ndërtim të paligjshëm”.

16 Prill 2026, 09:46 Nga E. D
Nën hetim për shpërdorim detyre/ Prokuroria e Vlorës
foto ilustruese

VLORË- Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona, katër prej tyre ish-zyrtarët e IMT-së Himarë. Hetimet kanë të bëjnë me ndërtimet e paligjshme në zonën e njohur si “Kodra e Rrapojve” në Himarë.

Sipas hetimeve, këta persona, gjatë ushtrimit të funksioneve publike, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e shtetit dhe subjekteve të tjera. Konkretisht, tre prej të pandehurve, shtetasit M.B, B.M dhe Sh.T akuzohen për “Ndërtim të paligjshëm”.

Ndërsa, katër ish-zyrtarët e IMT-së në bashkinë Himarë, shtetasit R.H, M.N, E.Z, dhe R.K, akuzohen për “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk kanë ushtruar detyrën sipas ligjit në lidhje me këto ndërtime.

Njoftimi: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtatë shtetas, mes të cilëve katër ish zyrtarë për veprat penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 dhe 199/a të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.704 të vitit 2021, që bën fjalë për ndërtimet e paligjshme në “Kodrën e Rrapojve”, Himarë, rezultoi se këta shtetas në ushtrim të funksioneve të tyre publike kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit dhe/ose subjekteve të tjera.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dërgon në gjyq shtetasit si më poshtë:

M.B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a/4  i Kodit Penal;

B.M., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”. të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

Sh.T., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”. të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

R.H., më parë që ka ushtruar detyrën e  kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;


M.N., i padënuar më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

E.Z., që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”. të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

R.K., më parë që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal./Dosja.al

prokuroria e vlorës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet