3 Shkurt 2025, 12:26
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe Dedan Gjoni.
Çështja u nda për ish zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Brecanin dhe ish efektiven e policisë, Jonida Babameto. Të dy ata do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Gjithashtu gjykata shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Breçanit dhe Babametos në Gjykatën e Tiranës.
Erzen Breçani, ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit akuzohet për pastrim parash në bashkëpunim dhe përkrahje të krimit. Ai dyshohet se ka ndihmuar të akuzuarin si vrasës me pagesë Nuredin Dumani. Ndërkohë ish-oficeri Dedan Gjoni, akuzohet si anëtar i organizatës kriminale.
Dedan Gjoni, akuzohet i përfshirë edhe në një tentativë vrasje. Sipas hetimeve të zbardhura nga SPAK, ish-shefi i Komisariatit nr.6 në Tiranë ka bashkëpunuar me një grup kriminal, me në krye Kep Arapin për të vrarë Xhevdet Plakun. Ngjarjet kanë ndodhur kur Dedan Gjoni drejtonte Komisariatin e Shijakut. Nga provat e mbledhura rezultoi se urdhri i krimit kishte mbërritur nga Holanda. Ish-efektivi e ka thirurr në Komisariat objektivin, ndërsa nga ana tjetër ka njoftuar autorët se çfarë ore do ta lironte si dhe u ka nisur foton e shënjestrës. Autorët më pas janë tërhequr nga ekzekutimi i plakut dhe krimi fatmirësisht nuk ka ndodhur.
Grupi u godit në nëntor të vitit që shkoi pas të dhënave të marra prej aplikacionit SKY ECC, në të cilin sipas prokurorisë gjenden biseda komprometuese ndaj tyre. Grupi dyshohet se është përfshirë në trafik kokaine nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri.
gjkko dosja e operacionit ‘metamorfoza 2
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 12:12
E. D
foto ilustruese
PRISHTINË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme n&eum...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 11:56
E. D
foto ilustruese
MALLAKASTËR- Dy vëllezër të moshuar janë gjetur të vdekur në fshatin Çorrush të Mallaka...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 12:01
I.A
Policia
VAU I DEJËS- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotmë në malin e Cukalit në Vaun e Dejës. Mësohet se jan&...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 11:48
E. D
Behar Sofia
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vr...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 11:12
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në Tiranë. Policia b...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 11:00
B.Z
Ramaza Mataj
SHKODËR - Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë në arrest me burg dy vëllezërit Klisman dhe Arjon Hasaj...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 10:24
B.Z
Erdgys Arrazi, Alma Arrazi
SHKODËR - Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka kërkuar 6 vite burg për Erdgyz Arrazin, bashkë...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 09:54
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 25-vjeçar është arrestuar, në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me pistoletë me sile...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 09:14
E. D
GRAMSH- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Qerret në Gramsh. Mësohet se dy automjete ...
Aktualitet
3 Shkurt 2025, 09:04
B.Z
Foto ilustruese
VLORË - Policia në Vlorë ka shpallur në kërkim dy vajza njëra nga Ukraina dhe tjetra nga Rusia pasi akuzohen ...